• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sfidat e arsimit, kërkimit shkencor dhe thithjes së trurit

14:41 : 05/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Ky vit i ri akademik ofron shumë paqartësi në drejtim të shkollave dhe universiteteve shqiptare, që nga politikat e munguara arsimore te ndryshueshmëritë e shpeshta të ligjit, apo vijimi i politizimit të arsimit dhe mungesës së investimeve. Shto këtu dhe faktin që plot një e treta e kandidatëve për studentë kanë aplikuar për të ikur nga Shqipëria, te vijimi i mbylljes së shkollave, te rënia e cilësisë e demonstruar në testet e PISA-s që përsëriten çdo tre vjet dhe jemi në vendnumëro në pozitë aspak të lakmueshme apo brain drain që vijon të ndodhë me ritme alarmante, duke qenë se akademikë dhe profesionistë të rinj po e shohin të ardhmen larg Shqipërisë.

Një studim i OECD-së, vlerësonte që arsimimi ka një impakt më të madh sesa thjesht ai i të gjeneruarit të të ardhurave apo mundësive të punësimit pas shkollës apo universitetit. Ndaj është edhe një nga kriteret që përfshihen në shumë indekse ndërkombëtare zhvillimi apo mirëqenie si ai i HDI (Indeksi i Zhvillimit Njerëzor). Në studimin që përfshinte mbi 80 vende, të rriturit me më pak arsimim raportonin probleme më të shumta shëndetësore, kishin më pak besim te njerëzit e tjerë dhe e perceptonin veten rëndom si objekte (jo aktorë) në proceset politike. Studimi konkludonte duke u shprehur se në vendet që dështojnë ti pajisin qytetarët e tyre me aftësitë e duhura, progresi teknologjik nuk përkthehet në rritje ekonomike dhe një pjesë e mirë e popullatës margjinalizohet.

Nga ana tjetër, inovacioni është sot një motor i zhvillimit ekonomik, veçanërisht në vendet e Europës Perëndimore, Amerikës së Veriut, Japonisë por edhe vendeve që pavarësisht vonesave historike apo madhësisë së kufizuar (në territor dhe numër banorësh) si Singapori, Izraeli, Irlanda apo Estonia, kanë arritur të kapërcejnë dekada dhe të pozicionohen ndër vendet liderë në këtë drejtim. Siç kanë demonstruar studime të panumërta, inovacioni nuk mund të zhvillohet në eter, pra nga individë që punojnë të izoluar, por është gjithnjë produkt i punës në grup dhe lind nga bashkëpunimet profesionale kombëtare apo ndërkombëtare. Bota shumë-kulturore dhe me kufij të hapur përsa i përket ndarjes së informacionit në shkencë dhe teknologji, të lejon, nëse ekziston infrastruktura e duhur mbështetëse që të marrësh frytet e investimit të sotëm në kohë reale, nëse ekziston vullneti i duhur, njerëzit e mençur në drejtim, akademikët dhe profesionistët e zotë që lejohen dhe mbështeten në punën e tyre krijuese dhe menaxheriale dhe ku politikat shërbejnë për të nxitur dhe jo për të mbështetur interesa klienteliste.

Të rinjtë sot e kanë imperative të zhvillojnë qoftë aftësitë bazë të zanatit apo profesionit që zgjedhin, qoftë aftësi të përgjithshme që janë conditio sine qua non për t`u përshtatur në një botë gjithnjë e më fluide, që kërkon maksimizim të fleksibilitetit individual për t’iu përshtatur, aftësi që kanë të bëjnë me punën në grup, komunikimin dhe aftësitë negociuese që shkolla ka për të detyrë jo vetëm t’i përfshijë si pjesë qendrore të filozofisë së saj edukuese, por ti kthejë në detyra të dorës së parë për t’ua lehtësuar nxënësve dhe studentëve të sotëm tranzicionin drejt profesionistëve të së nesërmes.

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

Liberation Day

Nëse marrim vetëm një prej elementëve që kanë të bëjnë me investimin për të nesërmen dhe vizionin që duhet të ketë një qeveri në shekullin e 21-të ku gara bëhet nëpërmjet kërkimit shkencor dhe inovacionit që bëhen dyfish më të domosdoshme për komb-shtete të vogla si ky i yni, mund të themi që jemi ende mjaft larg si në vizion, ashtu dhe në aplikim. Për shembull, buxheti për kërkimin shkencor në universitete vijon të jetë më pak se 0.1 përqind të PBB-së, ndërkohë që pagat e pedagogeve dhe kërkuesve shkencorë nuk janë rritur, madje as indeksuar me inflacionin për vite me radhë. Kjo tregon më së paku mosvëmendje ndaj një fushe që është jetike për të tashmen dhe të ardhmen e ekonomisë dhe zhvillimit afatgjatë të vendit.

Niveli i mbështetjes për kërkimin shkencor në Shqipëri është i një niveli të papërfillshëm dhe shumë larg standardeve europiane, duke qenë në shifra absolute sa 0.1 për qind e PBB-së. E krahasuar kjo me atë britanik që zë 1.7 për qind të PBB-së apo të Koresë së Jugut që është e barabartë me 4 për qind të PBB-së apo me të shtetit të Katarit që sipas ambasadorit të tij në Shqipëri shpenzon sa 12 për qind e shpenzimeve buxhetore apo 13 miliardë dollarë, atëherë krahasimi bëhet edhe më i plotë. Pra e krahasuar me të paktën tre rajone të ndryshme gjeografike që shtrihen nga Europa në Azinë e Largët apo vendet e Gjirit, Shqipëria shpenzon në mënyrë të papërfillshme për kërkimin shkencor, si dhe për inovacionin dhe teknologjinë. Gjithashtu mungojnë burimet e duhura dhe mbështetja shtetërore për të mbështetur teknikisht dhe financiarisht projektet e universiteteve dhe qendrave kërkimore-shkencore në vend që të kthehen në konkurruese për projektet e Horizon Europës-ës, ndonëse janë rritur disa fish pjesmarrja në programet Erasmus nga universitetet shqiptare, qoftë në kuadër të projekteve të fituara, qoftë në hartat e bashkëpunimeve me universitete partnere që ofrojnë programe mobiliteti për studentë dhe staf akademik, si dhe programe të dyfishta me universitete europiane dhe amerikane.

Sot, shënojmë disa hapa mbrapa në këtë drejtim, ku kësaj ministrie jo vetëm i është ndryshuar profili dhe inovacioni është marrë nën sqetullën e një ministrie që ka prioritet administratën publike (duke e politizuar këtë të fundit) dhe kjo duket edhe nga rënia pikiatë në renditjet ndërkombëtare kur vjen puna te inovacioni, ndërsa teknologjia nuk ekziston më as si akronim dhe as si prioritet. Mjaft të përmendim këtu raportin e “The Global Creativity Index” që i rankon vendet sipas teknologjisë, talentit, tolerancës, kreativiteti, konkurrueshmërisë dhe prosperitetit ku Shqipëria zë “krenarisht” një ndër vendet e fundit ndër 131 vende të listuara, në grup me vende si Moldavia, Kenia dhe Jemeni, ndërkohë që edhe Bosnja-Hercegovina dhe Maqedonia janë një kategori më lart, ndërsa Sllovenia është në të 16-tin.

Masa të tjera që duhen marrë sa më shpejt në kuadër të reformimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, duhet të përfshijnë inter alia forcimin e kontrollit të cilësisë, akreditimin dhe rankimin e besueshëm, rritjen e autonomisë reale për universitetet shoqëruar me fonde adekuate, ndryshe autonomia mbetet në letër, mbështetjen e degëve që janë prioritet të ekonomisë kombëtare dhe rrisin shkallën e avantazheve krahasimore të vendit në rajon e më gjerë, rritja e konkurrencës bazuar në cilësi, depolitizimi i sistemit arsimor, riaktivizimin i programeve si Brain Gain për rikthimin e trurit dhe punësimin e tij në vend, mbështetje të vazhdueshme dhe cilësore për arsimin në diasporë dhe arsimimin dhe edukimin në vazhdim të fëmijëve të prindërve të kthyer nga emigrimi, si dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të këtyre të fundit, etj.

Etiketa: arsimiilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
AKTUALITET

Liberation Day

15:37 : 09/05/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama ka pasur informacion për zhbërjen e “non gratës” së Berishës

20:45 : 08/05/2025
AKTUALITET

Arsimi në fushatë: Si po përdoren nxënësit për kalendarin elektoral të Ramës

15:26 : 07/05/2025
AKTUALITET

Si po përdoret arsimi në fushatë: Presion dhe shfrytëzim politik

16:45 : 05/05/2025
AKTUALITET

Shpresë ka

15:36 : 05/05/2025
Para

E dinim beqar, aktori i njohur turk kapet mat me kolegen e tij në film

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com