• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lidhja e Goros së Himarës me ish-juristin: Tendera për ujësjellësa, pastrime, rrugë…

15:06 : 05/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Njëmbëdhjetë muaj më parë, kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me drejtues të bashkive, e quajti “gjumash” Jorgo Goron, kryetarin e Bashkisë së Himarës. Fjalët e Ramës ishin të rënda, madje, ai tha se “kemi pamje të turpshme të Bashkisë Himarë, që është simboli i të fjeturit gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut”.

Iu drejtua në sy Goros! Por, edhe pas kësaj “shuplake”, Goro ka vijuar i qetë detyrën, ndryshe nga homologu i Vlorës, Dritan Leli, që po përballet me neglizhencë nga eksponentë të mazhorancës.

Jorgua ka vijuar rutinën, teksa ka firmosur me dhjetëra procedura tenderuese të dyshimta. Dhe, për çudi, apo për ndonjë aferë të mundshme kriminale, fitues i shumicës së këtyre tenderave është familja e ish-juristit Elton Rondo.

Emri i z.Rondo është përmendur shpesh për lidhje të ngushta mes tij dhe Goros, aq sa paratë që duhet të shkonin për punë publike po shkojnë në xhepat e zyrtarëve apo ish-zyrtarëve. Një skemë e pastër, pasi ka dyshime të mëdha se ka një “marrëveshje” mes familjes Rondo dhe Goro.

Lexo edhe:

Shisnin kokainë në Himarë, arrestohen në flagrancë dy persona nga Elbasani

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

Faksimile: Firma “Cogren”, në pronësi të nënës së ish-juristit, ka fituar një tjetër tender për ndërtimin e një parku në Borsh

Duket se “gjumashi” i Himarës zgjohet sa herë që duhet të firmosë tendera, pasi për papastërtinë, për zaptime pronash, për rrugët, për ujin e pijshëm, etj, etj, as nuk mundohet të reagojë. Me këto procedura, duket se drejtues i kësaj bashkie është Elton Rondo, i cili është një vizitor i rregullt i ambienteve të Bashkisë së Himarës. Ai është parë shumë shpesh në godinën e sapo rikonstruktuar, ndërsa nuk lë zyrë pa trokitur. Vallë, për t’i përshëndetur apo për t’u marrë firmat?

Disa punonjës të Bashkisë së Himarës, në kushte anonimati, kanë kontaktuar redaksinë e BoldNews.al, teksa kanë dhënë informacione për aferat Goro-Rondo. Sipas tyre, kjo dyshe përpilon dokumentet e tenderëve, i harton në bazë të firmave të vetë Rondos dhe më pas ai detyrimisht shpallet edhe fitues. Por, një dyshim më i madh ka të bëjë se Elton Rondo ka informacione nga brenda bashkisë për vlerën që ofrojnë firmat e tjera, ndërsa zarfi i tij hapet në fund!

Natyrisht, këto dyshime mund t’i faktojnë fare mirë institucionet ligjzbatuese, nga policitë, Prokuroria e Rrethit Vlorë apo edhe SPAK apo Byroja Kombëtare e Hetimit. Por, fakt është se paratë për këtë dyshe derdhen “lumë”.

BoldNews.al ka siguruar dokumentet e një tjetër tenderi, i cili ka rënë në duart e familjes së ish-juristit Elton Rondo. Në fund të muajit gusht, Bashkia e Himarës ka shpallur fituese firmën “COGREN” për tenderin e ndërtimit të një parku në Borsh. Sipas dokumenteve, kjo firmë, në pronësi 100 % të Fotina Rondos, e ka shpallur fituese të procedurës “ndërtimi i kompleksit sportiv rajonal, Borsh”. Fondi limit ishte 40 000 000, ndërsa bashkimi i operatorëve ekonomikë “COGREN” &  “A.E.K & Co” ofruan një vlerë prej 34.033.033 lekë.

Burime pranë Bashkisë së Himarës i thanë BoldNews.al se ka pasur oferta shumë të afërta me fituesin. Por, duket se klani Goro-Rondo ka vepruar, teksa ka dyshime të mëdha se letrat janë ndryshuar në moment të fundit, duke e shpallur “COGREN” edhe si fituese! (Lexo edhe: Jorgo Goro vijon t’i japë tendera nënës së ish-juristit të Bashkisë Himarë)

BoldNews.al ka raportuar edhe më herët për këtë aferë, ku Jorgo Goro, kryetari i Bashkisë së Himarës, vijonte t’i jepte tenderat e majmë nënës së Elton Rondo, i cili ka qenë një nga personat e besuar të Goros, gjatë kohës që ka qenë jurist në këtë institucion.

“Bashkë kanë hartuar dhjetëra procedura tenderuese përgjatë 7 viteve që Eltoni ka punuar në Himarë. Madje, sipas denoncimeve të mëparshme, nëna e tij, Fotina Rondo, ka fituar tendera edhe gjatë kohës që djali i saj ka qenë jurist. Janë rreth 15 tendera që Fotina, me kompaninë COGREEN dhe ELEKRI, ka fituar në Himarë, duke ngritur hije të forta dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar, madje në konflikt të hapur interesi”, raportonte BoldNews.al disa kohë më parë.

Tenderat kanë qenë që nga ndërtimi i ujësjellësve, pastrimi, ndërtime rrugësh, këndë sportive etj, etj. Shumica e procedurave ka qenë pa garë!

Etiketa: himarejorgo gorotender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shisnin kokainë në Himarë, arrestohen në flagrancë dy persona nga Elbasani

09:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025
AKTUALITET

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

16:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025
AKTUALITET

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

20:16 : 02/11/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
Para

Bora Zemani dhe Donald Veshaj bashkë prezantues të “Dancing with the Stars”?

TË GJITHA

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

20:55 : 16/11/2025

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

20:43 : 16/11/2025

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com