• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenti: “Albtek” i Stella Gugalljas i siguron “Range Rover” gruas së Ben Blushit

12:06 : 03/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka publikuar një dokument këtë të Shtunë duke ngritur dyshime mbi lidhjen e Ben Blushit me aferën e inceneratorëve.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Malltezi tregoi një dokument të noterizuar, që i jep autorizim për përdorim 1-vjeçar të një automjeti tip “Range Rover”, bashkëshortes së ish-drejtorit të Top Channel. Mjeti në fjalë me targë “AA313TU”, sipas dokumentit, është në pronësi të shoqërisë së inceneratorëve “Albtek Energy” sh.p.k, tashmë nën sekuestro preventive, me administratore Stela Gugalljan.

“Mjetin e mëspipërm j’a jap për ta përdorur brenda dhe jashte territorit te Republikes së Shqiperise Znj. Eva Blushi … për një periudhë 12 muaj duke filluar që nga data 16.05.2019”, deklarohet në autorizimin e firmosur nga Stella Gugallja, e shpallur në kërkim për dosjen e inceneratorëve.

Malltezi: Range Rover-i, kali i bardhë për Blushët nga banda e inceneratorëve

Lexo edhe:

Dokumenti/ Inceneratori i Tiranës, konsulencë 1 mln € në muaj me kompaninë e Mërtirit, Blushit dhe Zotos

Konflikti me Ben Blushin, Gjykata i jep te drejte biznesmenit Andon Dhima

Në deklaratën nga selua blu, Malltezi u shpreh se automjeti ka qenë kali i bardhë në pajën që Blushët kanë marrë nga banda e inceneratorëve, në këmbim të heshtjes mediatike për aferën.

“Sot do t’ju dëshmojmë me dokumenta të cilat provojnë, në mënyrë të padiskutueshme se, në aferën e inceneratorëve, është përfshirë, përdorur dhe blerë, media dhe drejtues të saj. Kjo është arsyeja se pse mediat, nga më të voglat deri te më të mëdhatë, kanë heshtur kur është folur nga opozita për inceneratorët, nuk kanë organizuar debate ose panele, për këtë vjedhje të shekullit, që kap 430 milionë euro. Në këtë shumë stratosferike ka patur thela, jo të vogla, po të gjykosh nga heshtja për drejtorë të mëdhenj, me libra apo pa shkollë, të cilët janë kavërdisur në tiganin plot të vjedhjes qeveritare. Jo vetëm drejtorët, por edhe gratë e tyre, të cilat kanë udhëtuar si zonja në makina luksoze të ofruara pa teklif nga grabitqarët e parave publike”, tha Malltezi.

“Dokumenti që po shfaqim sot dëshmon se si Stella Gugallja, pronare e Albtek energy i ka dhuruar një Range Rover të bardhë, gruas se ish kryetarit të Libra, ish deputetit socialist, dhe ish drejtorit të Top Media, Ben Blushi. Ky ka qenë kali i bardhë në pajën që Blushët kanë marrë nga banda e inceneratorëve. Në vijim do të japim prova të tjera, që e kanë shtyrë Blushin e Ramës që të mbyllë sytë, gojën dhe ekranin e një prej televizioneve më të mëdha në vend”, shtoi.

Më tej, Malltezi drejtoi edhe 5 pyetje: A kanë shkuar paratë publike të shqiptarëve te gazetarët dhe mediat që të mbronin mega-aferën korruptive të inceneratorëve? A ka gazetarë me kontrata, fiktive ose jo, me pronarët e inceneratorëve, përfshirë ata në kërkim ose Edi Ramën? A ka marrë dhurata të tjera Blushi nga bosët e inceneratorëve? A janë në biznes së bashku apo ka qenë një dhuratë ‘shoqërore’? A ka ndikuar kjo dhuratë në trajtimin që media e drejtuar Blushit i ka bërë mafias së plehrave?

Etiketa: ben blushiStella Gugallja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dokumenti/ Inceneratori i Tiranës, konsulencë 1 mln € në muaj me kompaninë e Mërtirit, Blushit dhe Zotos

14:52 : 23/07/2024
AKTUALITET

Konflikti me Ben Blushin, Gjykata i jep te drejte biznesmenit Andon Dhima

20:34 : 17/07/2024
AKTUALITET

Dosja e Inceneratorit/ SPAK kontrollon banesën e Ben Blushit

17:29 : 16/03/2024
AKTUALITET

Blushi: Veliaj preku fondet për arsimin për të paguar inceneratorin e Tiranës

14:03 : 06/02/2024
AKTUALITET

Malltezi-SPAK: Bashkëshortja e Blushit, 1 mln € fatura fiktive te djegësi i Tiranës

18:21 : 01/12/2022
AKTUALITET

Mirela Bogdani: Replikë e detyruar me Ben Blushin për Rrugën e Bogdanëve

17:17 : 25/10/2022
Para
Foto: Postim Instagrami

Einxhel Shkira na prezanton me vjehrrën e saj (Video)

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com