• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shembjet te “Prestige Resort”/ PD: Dënojmë dhunën shtetërore të pushtetit të Ramës

11:34 : 02/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka dënuar aksionin e shembjeve të IKMT mëngjesin e sotëm, në “Presige Resort” në Golem.

Në një deklaratë nga selia blu, deputetja demokrate Albana Vokshi e quajti aksionin “dhunë shtetërore të pushtetit privat të Ramës”.

Ajo u shpreh po ashtu se po bëhet një “sulm ndaj medias së lirë e të pavarur për hakmarrje politike”.

Aksionin e dënuan përmes reagimeve në rrjetet sociale edhe deputetë të tjerë të PD-së si Luçiano Boçi, Edi Paloka, Flamur Noka, Luan Baçi, e të tjerë.

Deklarata

Lexo edhe:

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

“Mësymja me fadroma dhe rruspa në një rezort turistik me 5 yje, në pronësi të një grupi të rëndësishëm mediatik, Hysenbelliu Group, nuk është asgjë më pak se hakmarrje politike. I vënë në shënjestrën e News 24, Balkan Web dhe Panorama për korrupsionin dhe skandalet e adminstratës së tij, Edi Rama ka bërë sot atë që bën më mirë: Terroristin me fadromë”, u shpreh Vokshi.

“Edhe pse sezoni turistik është ende në vijim, në shkelje të çdo procedure ligjore, Rama ka dërguar IKMT e tij, të stërvitur në prishjen e shtëpive të qytetarëve dhe pronave të kundërshtarëve politikë, për të dhënë mesazhin e frikës. Qindra turistë të huaj e vendas, punonjës të kompanisë, janë tronditur nga ndërhyrja e dhunshme e fadromave në orët e para të mëngjesit. Mesazhi i Ramës është i qartë: Kritikët duhet të heshtin.  Ata që nuk binden duhen çuar për riedukim. Ato koka që nuk hanë njëra-tjetrën në përplasje për territore kriminale në rrugët e Shqipërisë, i ha qeveria e tij. Në mos me të butë, me kërcënime e shantazhe. Në mos me para, me tentakulat e forcës të pushtetit personal të Edi Ramës, që paraqiten si shtet ligjor”, tha ajo.

“U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve ende të interesuara për mbajtjen e Shqipërisë në anën e vendeve të lira të reagojnë, të ngrenë zërin.  Media e lirë në Shqipëri është në rrezik, fjala e lirë e lirë është në rrezik! Ndërkohë që Edi Rama bën si kampion i hapjes nga Beogradi, ai urdhëron shkatërrimin e një biznesi që është në punë të vet. E jo të çfarëdo biznesi, por të “Prestige Resort”, ku ai me ministrat e tij shpenzonin kohë me të ngrëna e të pira, në krah të pronarit. Është i njëjti “Prestige Resort” që ngrihej në qiell kur rriste prestigjin e kryeministrit në sytë e ndërkombëtarëve, duke strehuar qindra afganë që u iknin talebanëve. Disa muaj më vonë është Edi Rama që si taleban, u vërsulet kritikëve dhe kundërshtarëve me sytë e errësuar nga urrejtja që ka për këdo që nuk i bindet. E pati thënë vetë në krye të herës: Nuk keni parë gjë akoma! Është koha që të gjithë të reagojmë! Është koha të mbrojmë liritë e të drejtat! Edi Rama të shohë se ç’mund t’i bëjë një popull i neveritur që nuk e duron zgjedhën e shtypjes dhe arrogancës qeveritare”, shtoi Vokshi.

“Partia Demokratike, dënon me ashpërsi këtë sulm ndaj medias së lirë e të pavarur! PD dënon dhunën shtetërore të pushtetin privat të Edi Ramës ndaj biznesit shqiptar! PD e cilëson atë jo vendosje rregulli, por rivendosje të diktaturës.  Jo legalitet, por selektivitet. Jo aksion për shtet ligjor, por filozofi qeverisëse jakobine dhe sovjetike. Me Edi Ramën në krye, Shqipëria është në rrezik,  Demokracia është në rrezik e ardhmja europiane e Shqipërisë është në rrezik”, përfundoi ajo.

Etiketa: ikmtPDprestige resort

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

11:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025
Para

Zanfina Ismaili kritikon reagimet e kolegeve për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com