• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

UNICEF: Të paktën 972 fëmijë të vrarë e të plagosur nga fillimi i luftës në Ukrainë

15:13 : 23/08/2022
në BOTA

Agjencia e OKB-së për fëmijët thotë se të paktën 972 fëmijë ukrainas janë konfirmuar të vrarë ose të plagosur nga dhuna që kur Rusia filloi sulmin në Ukrainë pothuajse gjashtë muaj më parë.

UNICEF tha të hënën se kjo shifër përfaqëson numrin e viktimave që janë verifikuar nga OKB-ja dhe se numri real ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Shumica e viktimave janë shkaktuar nga armë shpërthyese, thuhet në një deklaratë të Drejtoreshës Ekzekutive të UNICEF-it, Catherine Russell.

“Si në të gjitha luftërat, vendimet e pamatura të të rriturve po i vënë fëmijët në rrezik ekstrem. Nuk ka operacione të armatosura të këtij lloji që nuk rezultojnë me lëndime të fëmijëve”, thuhet në deklaratën e saj.

Zonja Russell tha se përveç fëmijëve që janë vrarë ose plagosur në dhunë, “pothuajse çdo fëmijë në Ukrainë është ekspozuar ndaj ngjarjeve thellësisht shqetësuese dhe ata që ikin nga dhuna janë në rrezik të konsiderueshëm të ndarjes nga familja, dhunës, abuzimit, shfrytëzimit seksual dhe trafikimit.”

Lexo edhe:

UNICEF: 77 fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Liban vetëm brenda një jave

UNICEF: Të paktën 1100 fëmijë të prekur nga lufta në Lindjen e Mesme që nga fillimi i konfliktit

Ajo tha se fillimi i vitit shkollor në Ukrainë, në pak më shumë se një javë, është një kujtesë se sa shumë kanë humbur fëmijët në vend.

Zonja Russell tha se agjencia e saj vlerëson se 1 në 10 shkolla në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar nga bombardimet.

“Të gjithë fëmijët duhet të jenë në shkollë dhe të mësojnë, përfshirë fëmijët që janë në gjendje emergjente. Fëmijët në Ukrainë dhe ata të zhvendosur nga kjo luftë nuk bëjnë përjashtim”, tha ajo.

UNICEF-i bëri thirrje për t’i dhënë fund përdorimit të armëve shpërthyese në zonat e populluara, si dhe sulmeve ndaj objekteve dhe infrastrukturës civile.

Qeveria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se qëllimisht ka vënë në shënjestër civilët në Ukrainë, një akuzë që Moska e ka mohuar. /Voa/

Etiketa: UNICEF

Lajme të lidhura

BOTA

UNICEF: 77 fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Liban vetëm brenda një jave

11:19 : 30/05/2026
BOTA

UNICEF: Të paktën 1100 fëmijë të prekur nga lufta në Lindjen e Mesme që nga fillimi i konfliktit

13:55 : 12/03/2026
BOTA

UNICEF: Të paktën dy fëmijë humbin jetën çdo ditë në Gaza që nga armëpushimi

18:38 : 21/11/2025
BOTA

UNICEF: Çnjerëzore të presësh që fëmijët e Gazës të largohen

15:58 : 16/09/2025
BOTA

UNICEF: Për herë të parë, më shumë fëmijë janë obezë sesa nënpeshë

10:17 : 10/09/2025
BOTA

UNICEF: Ka kolapsuar sistemi i ujit, fëmijët do të vdesin nga etja në Gazë

14:28 : 20/06/2025
Para

Vajzat sherr me policët në Devoll

TË GJITHA

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom