• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Medalja e bërë pis”

15:30 : 23/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Deputeti demokrat Luçiano Bocci ka reaguar pas propagandës qeveritare me Luiza Gegën, e cila fitoi një medalje të armë në 3000 metra me pengesa në Europianin e Atletikës që u zhvillua në Mynih.

Në një postim në rrjetet sociale të titulluar “Medalja e bërë pis”, Boçi shprehet se medalja e atletes “u bë pis” nga kryeministri:

“Thonë që ari si metal nuk e pranon pisllëkun. Por kjo nuk ndodh me pisllëkun politik. Sot medalja e LUIZA GEGËS për fat të keq u ndot, u bë pis publikisht nga ndotësi publik tipik më i madh në vend, nga Kryeministri. Suksesi i Luizës sigurisht bën krenar çdo shqiptar, por me pështirosjen dhe neverinë karakteristike që prodhon, Rama zhvlerësoi shkëlqimin e medaljes së fituar me punë, mund e djersë. Ramës i duhej medalja e Luizës. I duhej për propagandën e radhës”.

“I duhej për të futur aty duart e meritës. I duhej për të marrë pak oksigjen nga situata e sikletshme në të cilën gjendet. I duhej për të harruar pak frikën e shpërthimit popullor që po vjen. Këtë e provon fakti se Rama nuk është sjellë kështu as kur shqiptarët janë shpallur kampionë botërorë”, shton deputeti.

Më tej, shkruan: “Asnjë pritje apo tam-tame nuk iu rezervuan BRIKEN CALES kur në dhjetor 2021 u shpall kampion bote. Po kështu ka vepruar dhe me Erkand Qerimajn apo Izmir Smalajn. Rama jo vetëm që nuk i rezervoi një ceremoni dinjitoze, por dhe e injoroi kampionin e botës, duke ia dhënë shpërblimin me “shpinën e dorës” me këste. Jo se Rama do më shumë Luizën, apo atletikën e jo Brikenin e peshëngritjen, ose Erkandin, ose Izmirin. Rama s’do të shohë me sy asnjë e jo më t’i puthë dorën dikujt.  Por ia do interesi, karrikja, situata, propaganda. Ne dhjetor ishte i qetë e s’i duhej askush. Tani i duhet t’i dalë kush t’i dalë përpara dhe fituesi i një gare me gjela në lotosport. “Pirati” mjafton të kapë ekranin me pamje babaxhani. Është gati t’i puthë dorën, këmbët, kokën …., është gati të bëjë karagjozin, palaçon, të përulurin deri në neveri, deri në pështirosje, sepse e ndjen që është keq, do vëmendje, do t’i thonë “sa burrë i mirë”, do….” BRIKEN CALEN në aeroport e pritën vetëm çunat e Shtërmenit, vetëm me flamur, të cilët ia shtuan shkëlqimin medaljes dhe titullit botëror të tij. Nuk kaloi as në ndonjë tapet ceremonie”.

Lexo edhe:

“Pse SPAK nuk e heton Ramën?”/ Dumani sqaron në Parlament

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

“Megjithatë ai, Luiza, Erkandi, Izmiri e të tjerë janë krenaria e vërtetë e shqiptarëve. Megjithatë Luiza është kampione, Brikeni është kampion, ndërsa ai, Rama, që përpiqet të bëjë pis arritjet e tyre, është humbësi më i madh”, përfundon ai.

Etiketa: Edi Ramaluciano boci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pse SPAK nuk e heton Ramën?”/ Dumani sqaron në Parlament

17:53 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
Para
Foto ilustruese

Mbytet i riu në Spille

TË GJITHA

Horoskopi, 28 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:56 : 27/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Ahmetaj: Formula është gabim, vjedhje për 10 vite

22:50 : 27/10/2025

Arjan Curri: Dy deputetë, në prag arrestimi nga SPAK

22:50 : 27/10/2025

Bushati: Po nuk u arratis, SPAK do e diskreditojë Ballukun me vibratorë, tanga dhe dashnorët

22:36 : 27/10/2025

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, qytetarët në panik

22:29 : 27/10/2025

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com