• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abazoviçi dhe anatemat e dyfishta

10:06 : 22/08/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Genc Pollo

Ndoshta ligjet e politikës kanë sigurinë e ligjeve të fizikës kur bëhet fjalë për king makerin e një maxhorance qeveritare.

Abazoviç dhe partia e tij “URA” me katër deputetë në Parlament u bë kingmaker në qeverinë e formuar pas zgjedhjeve të përgjithshme të gushtit 2020. Kështu u mundësua ndryshimi i pushtetit personal pas afro dy dekadash dhe të partisë në pushtet pas shtatë dekadash. Një arritje jo e vogël kjo!

Sidoqoftë, koalicioni rezultoi një shportë karavidhesh ku anëtari më i madh ishte pro rus, pro serb (në fakt serb!) kundër NATO-s, kundër Kosovës së pavarur dhe jo pro BE-së. Kjo situatë i vë kufizime një kingmaker-i ambicioz: Abazoviç u emërua zëvendëskryeministër i Malit të Zi e përgjegjës për sektorin e sigurisë. Ekspozimi dhe goditja e korrupsionit në disa rrjete të pushtetit të vjetër ishte një arritje. Pavarësisht ligjshmërisë ndonjëherë të dyshimtë.

Megjithatë, qeveria nuk pati arritje të tjera; sigurisht që bëri edhe gafa jo të pakta. Incidentet rreth fronëzimit të peshkopit të kishës serbe në Cetinë shënuan fundin e kësaj qeverie. Qeveria vijuese befasoi me Abazovicin si Kryeministër dhe partinë e armikut të tij të madh, Presidentit Gjukanoviç, si forcën kryesore të koalicionit.

Lexo edhe:

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

Në rastin më të mirë, kjo qeveri e re do të stabilizonte situatën e paqëndrueshme politike dhe do të përgatitej për zgjedhje të reja, duke përfshirë reformën zgjedhore konsensuale dhe rishikimin e listave të votuesve. Në rastin ideal, qeveria do të ndërmerrte reforma reale të kërkuara nga procesi i anëtarësimit në BE.

Abazoviç nuk e bëri as njërën e as tjetrën. Por ai zgjodhi të provokonte bartësin më të madh të qeverisë së tij: partinë e presidentit.

Së pari, duke tentuar t’i bashkohej procesit Ballkani i Hapur.

Së dyti, duke nënshkruar një marrëveshje kapitullimi me Kishën Ortodokse Serbe.

Ballkani i Hapur u refuzua me të drejtë nga të gjitha qeveritë e mëparshme të Malit të Zi (përfshirë edhe atë ku Abazovic shërbeu si Zëvendës Kryeministër) si dhe nga Presidenti Gjukanoviç. Motivi ishte se kjo iniciativë përbënte një dublikatë të panevojshme të Tregut të Përbashkët Rajonal (Procesit i Berlinit). Gjithashtu, sepse kjo nismë u konsiderua si një mjet për arritjen e hegjemonisë rajonale nga Serbia.

Ballkani i Hapur është përdorur edhe për të izoluar Kosovën. Për Abazoviçin, një shqiptar etnik dhe një pro-europian i vetëdeklaruar, kjo duhet të ishte një anatemë e dyfishtë (duhet të shënojmë se ai kandidoi në emër të një lëvizjeje qytetare jo etnike. por panmalazeze).

Partia e Gjukanoviçit humbi zgjedhjet e vitit 2020, sepse u përpoq për të forcuar kishën historike ortodokse të Malit të Zi, e cila u përfshi në Kishën Ortodokse Serbe në vitin 1918 kur Mali i Zi, deri atëherë i pavarur, u reduktua në një provincë të Mbretërisë së Jugosllavisë të porsaformuar. Përpjekja ligjore në vitin 2019 për t’i rikthyer pronat Kishës Ortodokse Malazeze energjizoi opozitën pro-serbe, u rriti numrin e mandateve parlamentare dhe përfundimisht i bëri mxzhorancë qeveritare Zakonisht, në Ballkan kisha kombëtare ka luajtur një rol qendror në formimin e identitetit kombëtar gjatë shekujve të fundit të sundimit osman dhe dekadave të para të pavarësisë shtetërore. Ende sot ajo mbetet një referencë e rëndësishme.

Kisha gjithashtu mund ta teprojë me etnofiletizëm dhe të apelojë për vrasjen e “të tjerëve”. Kështu bëri kisha serbe gjatë luftërave në ishJugosllavi; të njëjtën sjellje po bën aktualisht kisha ruse. Në këtë këndvështrim, përpjekjet e Gjukanoviqit bëhen të kuptueshme.

Marrëveshja e nënshkruar nga Kryeministri Abazoviç me kreun e kishës serbe i jep kësaj të fundit jo vetëm pronat e diskutueshme e pozitën preeminente në vend, por edhe konfirmimin e pretendimit të saj historik primordial. Do të ishte e vështirë të imagjinohej një fyerje publike më brutale ndaj Presidentit e ndaj koalicionit.

Dhe për një udhëheqës qytetar, e aq më tepër për një shqiptar etnik, koncesione të tilla do të ishin sërish një anatemë e dyfishtë.

Të dyja këto aventura të Abazoviçit të kujtojnë disi paradoksin Nikson. Presidenti republikan i SHBA ishte i vetmi që mund të guxonte të afrohej me Kinën komuniste për ta nxjerrë nga orbita sovjetike. Vetëm se Abazoviçit i mungon objektivi dhe largpamësia strategjike e Niksonit.

Një shënim i fundit për një kingmaker qeveritar dhe një partner junior në koalicion: partneri junior mund të vendosë veton ndaj nismave të partnerit senior; ndonjëherë duke votuar kundër ose herë tjetër duke kërcënuar me kolaps të qeverisë. Por gjithashtu parteri junior nuk mund t’i imponojë çdo nismë të vetën partnerit senior. Kjo është po aq e sigurt sa graviteti dhe ligjet e tjera të fizikës. Dhe, nëse ka ende rëndësi, nuk është demokratike!

Etiketa: Dritan Abazoviçgenc pollo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

09:17 : 30/04/2025
AKTUALITET

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

09:52 : 17/04/2025
AKTUALITET

Marrëveshja mes tre vendeve për mbrojtjen, Pollo: Hap pozitiv! Rama dështoi në politikën e jashtme

21:48 : 26/03/2025
AKTUALITET

“Ulqini nuk është në shitje”/ Protestuesit detyrojnë Alabar të tërhiqet nga tenderi në Malin e Zi

13:05 : 23/03/2025
AKTUALITET

A i mbështet vërtet Bashkimi Europian vlerat themelore të tij në Ballkan?

09:21 : 19/03/2025
AKTUALITET

Primaret dhe kontrasti

12:40 : 08/03/2025
Para

Kundërshtuan policët, vihen nën hetim 6 qytetarë në Gjirokastër

TË GJITHA

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

14:18 : 12/05/2025

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025

Përfundon numërimi/ PS fiton Devollin, bastionin e djathtë në Qarkun e Korçës

13:54 : 12/05/2025

”Zona e Vorës ka të meta të mëdha”, Alimehmeti kritikon organet ligjzbatuese

13:46 : 12/05/2025

Aksident i rëndë në aksin Himarë-Qeparo, motori me dy turistë përplaset me një makinë

13:39 : 12/05/2025

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, fiton PS

13:16 : 12/05/2025

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com