• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministria e Financave dështon të publikojë raportin e performancës së koncesioneve

19:22 : 20/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Për herë të parë që nga viti 2019, Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë duket se ka dështuar të publikojë një raport kyç, në të cilin duhet të bëhet transparencë mbi ecurinë e kontratave kontroverse të partneritetit publik privat – një detyrim ligjor për këtë ministri. Raporti nuk është publikuar në seksionin përkatës të faqes së internetit të Ministrisë së Financave, [Link], ndërsa te raporti i detajuar i projektligjit për buxhetin faktik 2020, i cili është aktualisht në shqyrtim parlamentar, [link] mungon shtojca e këtij raporti. Madje, raporti Mbi zbatimin e buxhetit vjetor dhe situatën makroekonomike dhe fiskale, [link] i referohet raportit të koncesioneve në faqen 57 duke shënuar se ky raport gjendet si shtojcë. Në fakt, vetë shtojca në fjalë mungon.

Zëdhënësi i qeverisë nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Detyrim ligjor

Qeveria shqiptare pranoi disa vite më parë kërkesën e përsëritur të Fondit Monetar Ndërkombëtar për transparencë në lidhje me kontratat e partneritetit publik-privat si dhe ecurisë së zbatimit të tyre. Kuvendi i Shqipërisë miratoi në vitin 2019 ndryshime në ligjin për koncesionet, duke i ngarkuar Ministrisë së Financave detyrimin e hartimit dhe publikimit të një raporti të detajuar mbi ecurinë e koncesioneve kryesore.

Një raport i tillë u publikua në vitin 2020 për ecurinë e koncesioneve deri në vitin 2019 dhe në vitin 2021 për ecurinë deri në vitin 2020. Duke theksuar detyrimin ligjor të Ministrisë së Financave për përgatitjen dhe publikimin e një raporti të tillë, raporti i vitit 2020 shkruan:

Lexo edhe:

Emërohet zëvendësministri i ri i Financave/ EMRI

KLSH: Financat shfaqen paaftësi me menaxhimin e likuiditetit buxhetor

“Me qëllim rritjen e transparencës mbi zbatimin e koncesioneve/PPP, forcimin e disiplinës financiare, monitorimin e risqeve fiskale dhe buxhetore që burojnë nga kontratat e koncesionit/PPP, nga ana e Ministrisë përgjegjëse për Financat janë propozuar disa ndryshime të miratuara me Ligjin Nr.50 datë 18.07.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” i ndryshuar, ndryshime të cilat kanë përforcuar rolin e MFE-së në monitorimin e zbatueshmërisë së projekteve të dhëna me Koncesion/PPP në këndvështrimin e implikimeve financiare.”

Sipas vetë përshkrimit të Ministrisë së Financave, raporti duhet të përmbajë një “pamje e përgjithshme të portofolit aktual të koncesioneve”, “një përshkrim të performancës së portofolit”, etj.

Raportet e viteve të kaluara kanë vënë në dukje faturat e paguara nga buxheti i shtetit për këto kontrata si dhe, në raste të rralla, të dhënat mbi ecurinë e investimeve sipas kontratës të kryera nga partnerët privatë. Për shembull, në lidhje me koncesionin e fushës së plehrave të Tiranës, raporti i vitit 2020 shkruan: “Për vitin 2020, pagesat faktike janë realizuar në masën 100 % të planit vjetor.” Ndërsa në lidhje me investimet e planifikuara në kontratë, të cilat duhej të bëheshin nga partneri privat, raporti thotë: “vlera faktike e investimit kapital për vitin 2020 ka shënuar 2,947,277,153.38  Lekë. Arsyeja që ka çuar në mosrealizim të plotë të vlerës së investimit ka qënë koha e gjatë e marrjes së lejes së ndërtimit në KRT për objektet përbërëse të impiantit. Tashmë leja e ndërtimit është marrë me Nr.756/8 datë 24.11.2020, dhe ka filluar zbatimi i saj. Ndërkohë janë kryer dhe porositë e pjesëve përbërëse të impiantit të cilat nuk janë situacionuar ende, pasi situacionohen në momentin që vijnë në kantier. Vlera e investuar për porositë e këtyre pjesëve të impiantit është 30 milion Euro.”

Koncesione me fat të panjohur

Qeveria shqiptare po zbaton një dyzinë kontratash koncesionare kontroverse, të cilat i janë dhënë kryesisht kompanive vendëse me procedura me shkallë shumë të ulët konkurrence. Gjatë vitit të kaluar, këto kontrata përfituan sëbashku 11.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit si dhe një sasi jo të njohur të ardhurash të paguara nga shqiptarët jo përmes buxhetit të shtetit, por përmes tarifave të shërbimeve, të cilat ofrohen në kushtet e monopolit faktik.

Disa nga këto kontrata koncesionesh duket se kanë ngecur. Kontrata për ndërtimin e Rrugës së Arbrit duhej të kishte përfunduar me dorëzimin e rrugës në prill të këtij viti, por kompania sipërmarrëse Gjoka 87 pati mbetur prapa me planin e investimeve që në vitin 2020. Së fundmi u bë e njohur shtyrja me 17 muaj e afatit të dorëzimit të kontratës, një vendim i marrë ky që në vitin 2020.

Ecuria e kontratës së koncesionit “Për Ndërtimin e Landfillit, Inceneratorit dhe rehabilitimin e Vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë” është gjithashtu e panjohur. Ministria nuk ka bërë të ditur nëse deklarata e saj në raportin e vitit 2020 se incineratori po pret 30 milionë euro pajisje, është materializuar apo jo. / Reporter.al

Etiketa: koncensionministria e financave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emërohet zëvendësministri i ri i Financave/ EMRI

16:49 : 06/03/2025
AKTUALITET

KLSH: Financat shfaqen paaftësi me menaxhimin e likuiditetit buxhetor

08:16 : 04/12/2024
AKTUALITET

Zyrtare/ Ja sa do të jetë buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm

12:21 : 28/10/2024
AKTUALITET

Shteti nuk paguan shtetin! Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

08:05 : 26/08/2024
AKTUALITET

Malaj vazhdon largimet nga ministria/ Ikën Sekretarja e Përgjithshme, këshilltarit i kërkohet dorëheqja

19:30 : 05/08/2024
AKTUALITET

Shembulli maltez

10:18 : 08/07/2024
Para

Refugjatët tentojnë të futen në SHBA të kamufluar si ...shkurre

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com