Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Flutura Berishën dhe Nikoll Sherrnikun, të arrestuar dy ditë më parë në Shëngjin. Ata ishin brenda një makine të blinduar dhe në momentin kur është afruar policia, ata tentuan të largoheshin.
Në momentin e largimit, Flutura Berisha kishte me vete një armë tip kallashnikov të cilën tentoi të fshihte.
Sipas policisë së Lezhës, të arrestuarit dyshohet se po planifikonin një vrasje.
Në momentin e largimit, Flutura Berisha kishte me vete një armë tip kallashnikov të cilën tentoi të fshihte.
Sipas policisë së Lezhës, të arrestuarit dyshohet se po planifikonin një vrasje. Deri më tani, nuk dihet ende roli që kishte 34-vjeçarja Flutura Berisha.
Në makinë sëbashku me dy të arrestuarit, ishte dhe një fëmijë 15 vjeç. Nikoll Sherrniku ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie, pasi është përfshirë në ekzekutimin e Xhuliano Prelës në dhjetor të vitit 2020.
ÇFARË U SEKUESTRUA
Automjeti, në të cilën udhëtonte 34-vjeçarja dhe i riu nga Kurbini ishte i blinduar. Gjithashtu, Flutura Berisha mbante me vete edhe një dy radio marrëse-dhënëse, krahas automatikut të gjetur brenda mjetit.
“Në vijim të operacionit, është ushtruar kontroll në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas dhe është gjetur një krehër automatiku me fishekë në të, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së shtetases Flutura Berisha janë gjetur 2 radio marrësedhënëse, si ato të Policisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 automatik, 2 krehra me fishekë në to, 2 radio marrëse – dhënëse si të Policisë, si dhe automjeti i blinduar me të cilin lëviznin këta shtetas”, sqaroi Policia.
Roli i Nikoll Sherrnikut në vrasjen e efektivit të Policisë, Xhuljano Prela
Nikoll Sherrniku u arrestua mbrëmjen e 19 dhjetorit të vitit 2020, dy javë pas vrasjes misterioze të efektivit të Policisë, Xhuljan Prela. I riu banues në Laprakë në Tiranë u gjet i vrarë brenda makinës së tij, natën e 5 dhjetorit në vendin e quajtur “Gajush” në aksin Lezhë-Shkodër.
Në atë kohë, qarkulloi në media se në kërkim ishte shpallur edhe Brilant Martinaj, i cili në atë kohë thuhej se ndodhej në Turqi. Pas arrestimit, Sherrniku mohoi përfshirjen në ngjarjen e rëndë derisa gjykata i ndryshoi masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”.
Sipas burimeve, urdhërarresti për dy të rinjtë erdhi pasi një automjet që dyshohet të jetë blerë nga Nikoll Sherrniku, të jetë përdorur nga autorët e dyshuar. Ndërsa personi tjetër në kërkim rezulton se ka furnizuar makinën në një karburant në Milot, 10 minuta para ngjarjes.
Pas arrestimit, i riu mohoi të ketë lidhje me ngjarjen, duke thënë se atë natë ka qenë në banesën e tij si dhe nuk ka fare njohje me personin tjetër e shpallur në kërkim, Brilant Martinaj.
Ai punonte si mekanik makinash në Fushe-Kuqe të Kurbinit dhe ditën kur ka ndodhur ngjarja rezulton të ketë pasur ditëlindjen, deklaratë që u mbështet edhe nga vjehrri i tij.
Fijet që lidhin 28-vjeçarin me atentatet e bujshme në Kurbin
Nikoll Sherrniku, i arrestuar nga Policia e Lezhës për një vrasje në tentativë, rezulton emër i njohur për Policinë. Ai kishte njohje me Brilant Martinajn, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e efektivit të policisë Xhuljan Prela, motivet e të cilit nuk u mësuan asnjëherë përfundimisht.
Ndërkohë që ishte në arrest shtëpie, Sherrniku nga Kurbini e kishte thyer këtë masë dhe ishte angazhuar për kryerjen e një ngjarje kriminale në zonën e Shëngjinit, detajet e së cilës nuk dihet.
Ajo që dihet deri më tani, është se krimi është vënë sërish në lëvizje në Qarkun e Lezhës, atje ku janë kryer disa nga atentatet më të bujshme të muajve të fundit, përfshirë këtu atentatin e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, ngjarje e regjistrua në mes të ditës më 17 korrik.
Ende nuk dihet nëse 28-vjeçari i arrestuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Shëngjin do të kryente atentatin si hakmarrje për vrasjet në Fushë Krujë, përfshirë edhe shokun e tij, Brilant Martinaj. Ata udhëtonin me një automjet tip “Volksëagen Passat” nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, kur rreth orës 14:00 nga një makinë tjetër po “Volksëagen” u qëlluan me breshëri automatiku.