Pritjes i vjen fundi. Partizani ka firmosur ditën e sotme me Victor Da Silva. Sulmuesi i njohur ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, me shpresën se do bëjë mirë në kryeqytet.
“FK Partizani njofton afrimin e Victor Da Silva në skuadër. Mesfushori me tipare sulmuese është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos.
27 vjeçari brazilian pas 2 sezoneve te Vllaznia dhe eksperiencës së shkurtër në Qipro me Olympiacos Nicosia ka firmosur një kontratë dy vjeçare me 16-të herë kampionët e Shqipërisë” – shkruan klubi.
Ish-lojtari i Vllaznisë stërvitej prej ditës së djeshme me të kuqtë, teksa tanimë ka ardhur edhe zyrtarizimi.