• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë mësuam nga ky sezon turistik

15:48 : 17/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga  Ilir Kalemaj

Ky gusht i përzitshëm, me ulje-ngritjet e tij të (pa)zakonshme, risolli dhe njëherë në fokus disa problematika të cilat si shtet, shoqëri apo edhe individ e kemi të pamundur në mos t’i kapërcejmë, së pari t’i adresojmë. Duke nisur së pari me përgatitjet nga pushteti qëndror dhe vencarisht ai lokal për këtë sezon turistik të cilin e favorizoi moti i mirë për të nisur qysh herët por nisi vonë, keq dhe mbrapsht. Fluksi i pushuesve vendas natyrisht do të ishte në ulje pas dy viteve të pazakonta për shkak të pandemisë dhe rihapjes së fluturimeve dhe shtimit të ofertave nga jashtë. Por çfarë bëmë si shtet, shoqëri dhe individë dhe ç’mund të ishte bërë më mirë. Se po nuk nxorrëm leksione, ngelet vec t’i përsërisim. Helbete, si çdo vit!

Si shtet apo më saktë pushtet, duket që mes koncesioneve dhe ppp-ve kombëtare dhe ndërkombëtare, nga çmontimi i portit të Durrësit te dhënia e shtetësisë pirat-plackitësve, pak vëmendje ka pasur për gjëra minore, si fjala bie tenderi i mushkonjave që dështoi për këtë vit duke na lënë zbuluar përballë virusit të etheve të Nilit që ka trokitur sakaq në shtetet fqinjë. Apo për të marrë masa në kohë që të evitoheshin tragjedi të paralajmëruara si ngjarja e shëmtuar në Himarë dhe ku pastaj me urdhër të peshkut kalohet në ekstremin tjetër dhe bllokohet çdo gjë. Ndërkohë që nga Vlora në Velipojë nuk të sheh syri një krocierë të vetme për be, as ndonjë jaht dhe kurrgjë tjetër që do të gjeneronte të ardhura për turizmin vendor në pikun e tij. Por nuk harrohet të zaptohet cdo pëllëmbë me cadra dhe shezlongje private ndërkohë që dhe ato pak plazhe publike që ekzistojnë janë lënë makar pa një kosh të vetëm mbeturinash, duke bërë që këto të fundit bashkë me grenxat në restorante dhe mizat dhe mushkonjat në bar-kafe të jenë shoqërueset besnike të klientit kudo shkon.

Si shoqëri vijojmë të kemi psikozat e mbartura. Nga bllokimi i rrugëve kur një martohet e njëqind harbojnë duke bllokuar dhe rrugët nacionale te fishkezjarret e ditëlindjeve mundësisht pas orës 12 të natës. Nga ndjekja masive nga ata pak të rinj që ende kanë ngelur rrugëve të mëmëdheut të pseudo-ikonave të shoë bizz-it duke thelluar krizën e analfabetizmit funksional te emigrantët që kur vijnë këtejpari nuk zbatojnë as rregullat më elementare të cilave i’u rrinë gatitu në vendet nga vijnë. Nga policët e shtuar në cdo segment rrugor, mundësisht të gatshëm për të të ngritur grackë për një km shpejtësi të tejkaluar te zhdukja në drejtim të paditur të atyre që kryejnë krime dritën për diell. Ndërkohë që në shumicën e Evropës ku duam të integrohemi ndodh bash e kundërta. Nuk të zë syri këmbë polici përvecse në kufi dhe ndërkohë ka rend dhe siguri.

Si individë kemi gjithashtu kusuret tona. Fjala bie, fajin pse kemi male plehrash që hidhen rëndom nga makinat, në rrugë dhe plazhe, përveç përgjegjësisë së pushtetit lokal për mosvendosjen e koshave nuk na e ka njeri, përpos kulturës tonë të mangët. Fakti që ulemi pa kërkuar menu dhe pastaj nxitojmë të hedhim faturat e kripura në instagram gjithashtu është përgjegjësi individuale. Le të nxëmë ndopak nga ata turistë që shohim rëndom që nuk ulen askund po nuk panë çmimet e afishuara jashtë te dera. Rrimë dhe nuk bëzajmë kur shërbimi çalon në vend që të ngremë zërin aty ku duhet dhe jo te kafja e facebook-ut. Format e turizmit me çantë shpine i shohim ende si shfaqje të huaja dhe përçmojmë madje dhe ata të huaj që vijnë duke thënë që nuk kemi nevojë për turistë të tillë pabuksa, a thua kemi zhvilluar infrastrukturë që të vijnë vetëm sheikë arabë, biznesmenë kinezë apo sipërmarrës perëndimorë të gatshëm të shpenzojnë dhjetra mijëra euro për të zbuluar perlën e fundit të Mesdheut.

Lexo edhe:

Pesha e regjimit

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

Në fakt duhet të jemi më shumë mirënjohës faktit që falë rrjeteve sociale si instagram dhe tik tok, Shqipëria me asetet që ofron po gjen reklamë dhe në faqet e disa prestigjiozeve europiane së fundmi duke tërhequr cilëndo kategori turistësh. Natyrisht ngjashëm me vendet fqinjë, shumica do të jenë backpackers që duan të eksplorojnë më shumë se një vend në këtë mëhallën tonë ballkanike. Me fjalë të tjera, duhet të jemi më me këmbë në tokë, më të përgjegjshëm me shanset që na jepen dhe të dimë t’i shfrytëzojmë në kohë. Natyrisht që pushteti ka barrën kryesore të planifikimit të një sezoni të mbarë dhe fitimprurës, vençarisht për ato biznese familjare që rrojnë kryesisht me të ardhura nga turizimi apo të punësuarit sezonalë. Por edhe si shoqëri dhe individë kemi përgjegjësitë tona. E mira do të ishte të pushonim më shumë shqip, të ishim më tërheqës për turistë të huaj, përfshirë sidomos ata elitarë por pa neglizhuar çdolloj turisti, të kemi infrstrukturë të sigurtë dhe komode, shërbime të shpejta dhe cilësi të produkteve që konsumojmë. Por për këtë duhet mjaft punë…, nga të gjithë.

Etiketa: ilir kalemajSezoni turistik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pesha e regjimit

13:13 : 15/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
AKTUALITET

Liberation Day

15:37 : 09/05/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama ka pasur informacion për zhbërjen e “non gratës” së Berishës

20:45 : 08/05/2025
AKTUALITET

Shpresë ka

15:36 : 05/05/2025
AKTUALITET

Leksionet e një fushate të pazakontë

10:49 : 28/04/2025
Para

Gara për Kryeministrin e ri të Britanisë, kush i kryeson sondazhet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

08:21 : 17/05/2025

Ngërçi politik në Kosovë, sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

08:19 : 17/05/2025

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e shtunë! Ja sa do të jenë temperaturat

08:09 : 17/05/2025

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com