• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tregu celular në dy duar/ Si favorizoi Autoriteti i Konkurencës hungarezët e “One”

15:35 : 16/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Në Mars të vitit 2022, Autoriteti i Konkurencës autorizoi blerjen e kompanisë celulare “One” nga grupi financiar “4iG”.

Më herët, shoqëria hungareze kishte blerë edhe shumicën e aksioneve të kompanisë “Albtelekom Albania”, e cila ofronte shërbimin e telefonisë së lëvizshme.

Vendimi i Autoritetit të Konkurencës ishte i paprecedent, pasi lejonte situatën e duopolit në tregun e telefonisë mobile, e cila tashmë ndahet mes “One” dhe “Vodafone Albania”.

Në foto: Vendimi i Autoritetit të Konkurencës, dt. 8 Mars 2022

I bindur se autorizimi për shitjen e “One” nga pronari i mëparshëm tek hungarezët e “4ig” mund të sillte deformime të tregut, institucioni i Konkurencës i drejtuar nga Denar Biba, deklaroi se do të mbante në monitorim të rreptë veprimtarinë e operatorit të ri në treg.

Lexo edhe:

Autoriteti i Konkurrencës apel qytetarëve: Denonconi abuzimet e kompanive celulare

“Raiffeisen Bank” nën hetim/ “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL” dhe zhvati qytetarët

Këtë “monitorim të rreptë” do ta kryente në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Por, premtimi i Autoritetit duket se ishte më shumë justifikim për të lejuar grupin financiar hungarez që të shtrihej fuqishëm në tregun shqiptar, duke kufizuar konkurencën dhe rrjedhimisht edhe interesat e qytetarëve/klientë shqiptarë.

Në Korrik 2022, AKEP-i, në vijim të një procedure tjetër të nisur më herët për tregun e telefonisë celulare, informon Autoritetin e Konkurencës se “tregu i shërbimeve celulare me pakicë, është treg që nuk rregullohet nga AKEP dhe mbetet jashtë detyrave të tij funksionale”.

Në foto: Përgjigja e AKEP-it për Autoritetin e Konkurencës

Pra AKEP-i, institucioni që u konsiderua si aleati më i rëndësishëm i Autoritetit të Konkurencës për të “monitoruar rreptë” kompaninë “One”, në fakt nuk e ka aspak kompetencë ligjore për t’u marrë me këtë çështje.

Mbetet vetëm institucioni i Denar Bibës, i cili e ka të qartë se vendimi për të lejuar situatën duopol mund të sjellë pasoja të fuqishme negative në tregun e telefonisë celulare.

Kompania me kapital publik hungareze “4iG Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag”, hyri zyrtarisht në tregun e telefonisë shqiptare në fillim të këtij viti.

Në 14 janar 2022, Autoriteti i Konkurencës autorizoi “përqendrimin e realizuar nga përftimi i kontrollit nëpërmjet blerjes së 80.27% të aksioneve të shoqërisë Albtelecom SHA nga shoqëria 4iG Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag”.

Në atë rast, Autoriteti i Konkurencës konstatoi se transaksioni “nuk do të krijojë apo forcojë pozitën dominuese, duke qenë se shoqëria blerëse 4iG Nyrt nuk operon në këtë treg dhe si rrjedhim nuk do të ketë ndryshim të pjesëve takuese dhe strukturës së tregut pas transaksionit”.

Por, në mars 2022, situata ishte shumë më e ndryshme.

Në 8 Mars, Autoriteti i Konkurencës autorizoi “blerjen e 100% të aksioneve të shoqërisë Albania Telecom Invest AD (“One”) nga shoqëria 4iG Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag”.

Tashmë, kompania hungareze ishte pjesë e tregut të telefonisë në Shqipërisë dhe blerja e shoqërisë “One” mund të krijonte deformime në treg.

Ndaj, Autoriteti i Konkurencës dha autorizimin e tij me kushtin që kompania hungareze “të sillej mirë”, duke i këshilluar që të mos abuzonte me pozitën dominuese në treg.

Nga ana tjetër, Konkurenca i sugjeroi AKEP-it “të realizojë analizën e tregut me pakicë të shërbimit të telefonisë fikse dhe celulare, duke shpallur operatorët me Fuqi të Ndjeshme në Treg (FNT), si dhe duke përcaktuar masa rregulluese/detyrime sipas përcaktimeve ligjore”.

Por, AKEP-i nuk e ka këtë kompetencë, gjë që krijon të gjithë hapësirat për mundësinë e abuzimit të kompanive që operojnë në tregun e telefonisë celulare.

Etiketa: autoriteti i konkurrencesONE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Autoriteti i Konkurrencës apel qytetarëve: Denonconi abuzimet e kompanive celulare

15:52 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Raiffeisen Bank” nën hetim/ “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL” dhe zhvati qytetarët

14:42 : 05/09/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Përgjigje arrogante dhe tarifime të pajustifikueshme nga ONE Albania”/ Gazetarja: Denonconi rastet!

21:15 : 01/08/2025
AKTUALITET

Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

18:35 : 27/06/2025
AKTUALITET

Klientët e Gogel të njëjtë me ata të Bashkisë/ Si u fuqizua në treg kompania e vëllait të Veliajt

21:59 : 23/04/2025
Para

Gjyqi me Johnny Depp/ Amber punëson avokatë të rinj: Shumë prova do dalin në dritë

TË GJITHA

Trump: SHBA synon ta rimarrë bazën Bagram në Afganistan

12:58 : 19/09/2025

Problem teknik, helikopteri i Donald Trump bën ulje emergjente në aeroportin e Lutonit

12:54 : 19/09/2025

Pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës, GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

12:50 : 19/09/2025

A*më në makinë dhe trafik d*oge, arrestohen dy persona në Lushnje

12:45 : 19/09/2025

Çfarë po ndodh në Berlin? Policia evakuuon mbi 20 mijë persona

12:29 : 19/09/2025

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

12:28 : 19/09/2025

27-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Greqi

12:16 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com