• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shekujt e vetë-izolimit e shndërruan Japoninë në një nga shoqëritë më të qëndrueshme

23:56 : 16/08/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA

Nga Hiroko Oe

Në fillim të viteve 1600, sundimtarët e Japonisë druheshin se Krishterimi – që kishte nisur të depërtonte në pjesët jugore të vendit nga misionarët evropianë – do të përhapej gjerësisht. Ndaj si kundërpërgjigje, ata i izoluan ishujt nga bota e jashtme. Në vitin 1603, një ligj i ndalonte japonezët të largoheshin nga vendi, ndërsa u lejuan të hynin shumë pak të huaj.

Ajo u bë e njohur si Epoka Edo e Japonisë, kur kufijtë mbetën të mbyllur për gati 3 shekuj,deri në vitin 1868. Kjo bëri që kultura unike e vendit, zakonet dhe mënyrat e jetesës të lulëzonin në izolim. Shumica u regjistruan në forma arti që mbeten të gjalla sot, si poezia haiku ose teatri kabuki.

Kjo do të thoshte gjithashtu se japonezët, që jetonin nën një sistem kufizimesh tregtare tëashpra, duhej të mbështeteshin plotësisht tek materialet tashmë të pranishme brenda vendit, gjë që krijoi një ekonomi të lulëzuar të ripërdorimit dhe riciklimit.

Në fakt, Japonia ishte e vetë-mjaftueshme në burime, energji dhe ushqime dhe mbante një popullsi deri në 30 milionë banorë, pa përdorimin e lëndëve djegëse fosile apo plehrave kimike. Njerëzit e Epokës Edo jetonin, sipas asaj që tani njihet si “jeta e ngadaltë”, bazoheshin tek një grupim i qëndrueshëm praktikash jetese të bazuara në humbjen e sa më pak materialeve që të ishte e mundur.

Lexo edhe:

Transporti publik u ikën bashkive, do administrohet nga ministria e Ballukut

Tronditëse në Japoni! Nëna mbajti trupin e vajzës në frigorifer për 20 vite

Edhe drita e Diellit nuk lihej të shkonte dëm. Aktivitetet e përditshme fillonin me lindjen e diellit dhe përfundonin në perëndim të tij. Rrobat riparoheshin dhe ripërdoreshin shumë herë,derisa përfundonin në plehra si lecka të copëtuara. Hiri dhe jashtëqitjet njerëzore u ripërdorën si pleh, duke çuar në një biznes të lulëzuar për tregtarët që shkonin derë më derë për të mbledhur këto substanca të çmuara dhe për t’ua shitur ato fermerëve.

Këtë mund ta quajmë një ekonomi rrethore të hershme. Një tipar tjetër i jetës së ngadaltë nëJaponi, ishte përdorimi i kohës sezonale. Kjo do të thoshte se mënyrat e matjes së kohës ndryshonin së bashku me stinët. Në Kinën dhe Japoninë para-moderne, 12 shenjat e zodiakut (të njohura në japonisht si juni–shiki) u përdorën për të ndarë ditën në 12 seksione me nga rreth 2 orë secila.

Gjatësia e këtyre seksioneve, ndryshonte në varësi të ndryshimit të kohës së lindjes dhe perëndimit të diellit. Gjatë Epokës Edo, një sistem i ngjashëm u përdor për ta ndarë në 6 pjesë kohën midis lindjes dhe perëndimit të Diellit.

Për pasojë, një “orë” ndryshonte shumë në varësi të faktit nëse matej gjatë verës, dimrit, natës apo ditës. Ndërkohë, nuk ekzistonte ideja e rregullimit të jetës me njësi të pandryshueshme kohore si minutat dhe sekondat. Në vend të tyre, japonezët e asaj epoke – që nuk zotëronin ora – e matnin kohën nga tingujt e kambanave të instaluara në kështjella dhe tempuj.

Lejimi që të ishte bota natyrore, ajo që diktonte jetën, krijoi një ndjeshmëri ndaj stinëve dhe pasurive të tyre të bollshme natyrore, duke ndihmuar në zhvillimin e një grupi vlerash kulturore miqësore me mjedisin. Nga mesi i Epokës Edo e tutje, nisën të lulëzojnë industritë rurale – përfshirë prodhimin e rrobave prej pambuk dhe vajit, kultivimit të krimbit të mëndafshit, prodhimit të letrës dhe prodhimit të pastave me sake dhe miso.

Njerëzit organizonin festivale sezonale me një gamë të pasur dhe të larmishme ushqimesh vendase, duke uruar për më shumë pjellori gjatë sezonit të lulëzimit të qershisë dhe duke përkujtuar të korrat e vjeshtës. Ky sistem social unik dhe miqësor ndaj mjedisit, u krijua pjesërisht për shkak të nevojës, por edhe për shkak të përvojës së thellë kulturore të të jetuarit në harmoni të ngushtë me natyrën.

Ajo duhet të rikthehet në epokën tonë moderne, në mënyrë që të arrihet një kulturë më e qëndrueshme. Dhe këtu mund të ndihmojnë disa aktivitete. Për shembull, zazen, ose “meditimi ulur”, është një praktikë nga Budizmi që mund t’i ndihmojë njerëzit të krijojnë një hapësirë ​​paqeje dhe qetësie për të përjetuar ndjesitë e natyrës.

Sot një numër tempujsh urbanë në Japoni ofrojnë seanca zazen. Shembulli i dytë është “larjanë pyll”, një term i krijuar nga drejtori i përgjithshëm i agjencisë pyjore japoneze në vitin 1982. Ka shumë stile të ndryshme të “larjes në pyll”, por ajo më e njohur përfshin kalimin e kohës pa ekranet dixhitale, dhe i zhytur në qetësinë e një pylli.

Aktivitete të tilla mund të ndihmojnë në zhvillimin e një vlerësimi për ritmet e natyrës, dhe mund të na çojnë drejt një stili jetese më të qëndrueshëm. Në një epokë kur nevoja për një mënyrë jetese më të qëndrueshme është bërë një çështje globale, ne duhet të respektojmë urtësinë e njerëzve të Epokës Edo që jetuan me kohën ashtu siç ndryshonin sjelljet sipas stinëve.

Ata i çmuan materialet që kishin përreth dhe e i ripërdorën ato me zgjuarsi, duke pasur një mënyrë jetese të orientuar nga riciklimi për shumë vite me radhë. Të mësuarit nga mënyra e tyre e jetesës, mund të na japë udhëzime efektive për të ardhmen. / “The Conversation” – Bota.al

Etiketa: izolimjaponishoqeria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Transporti publik u ikën bashkive, do administrohet nga ministria e Ballukut

20:22 : 02/10/2025
BOTA

Tronditëse në Japoni! Nëna mbajti trupin e vajzës në frigorifer për 20 vite

15:02 : 25/09/2025
AKTUALITET

Projekt-ligji për njohjen e më shumë se dy gjinive/ Shehu: Grupet LGBT duan të degradojnë shoqërinë

15:50 : 17/09/2025
BOTA

Forcohet aleanca Moskë-Pekin/ Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare 5 ditore në Detin e Japonisë

20:54 : 05/08/2025
AKTUALITET

Alarmi për cunami, Ambasada e Shqipërisë në Japoni mesazh të rëndësishëm

11:28 : 30/07/2025
BOTA

Evakuime në Japoni dhe SHBA, tërmeti i fuqishëm pranë Rusisë shkakton paralajmërime për cunami

08:14 : 30/07/2025
Para

Gati për aventurën e re, ish-lojtari i Milanit zyrtarizohet në Belgjikë

TË GJITHA

Moska paralajmëron SHBA-në: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

15:00 : 08/10/2025

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

14:48 : 08/10/2025

Zbulohet çerdhja e prostitucionit në Durrës, arrestohen 2 gra nga Amerika Latine

14:47 : 08/10/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump e pranon: Lufta në Ukrainë ishte më e vështirë sesa mendoja

14:30 : 08/10/2025

“Kemi shanse reale për kualifikim”, Broja-Ajeti para Serbisë: Të dalim nga kjo sfidë me 3 pikë

14:25 : 08/10/2025

P*rdhunoi gruan në sy të dy fëmijëve të tyre, dënohet me 17 vite burg në mungesë shqiptari në Greqi!

14:17 : 08/10/2025

Zbulohen 2 parcela me 220 bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2 persona/ EMRAT

14:10 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com