• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse Borshi kapi numrin më të lartë të pushuesve në vitet e fundit

18:50 : 14/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Turistët që “munguan” në vendet e tjera të jugut, dukej se ishin mbledhur në Borsh këtë sezon.

Tur-operatorët turistikë, të kënaqur përtej pritshmërive me prurjet e tyre, thanë për Gazetasi.al se pas gjithë kësaj qëndron fakti që ai nuk u përfshi nga “jehona” e çmimeve të larta, siç ndodhi me vendet e tjera.

“Borshi në fakt prej vitesh ka mbajtur standard të ulët çmimesh. Si në kafe dhe restorante ashtu edhe në çmimin e shezlongëve apo të strukturave hotelerie, është konsideruar gjithnjë mbase si vendi më ekonomik i jugut për të kaluar pushimet.

Këtë vit numri i turistëve ka qenë më i larti në vitet e fundit. Nuk kemi ende shifra të sakta por e gjithë vija bregdetare prej 7km është e mbushur në çdo cep me turistë”, tha për Gazetasi.al Geni Likaj, një nga përgjegjësit e turizmit.

Në pikun e sezonit një shezlog kushton 500 lekë ndërsa çmimet nëpër restorante janë jo shumë larg prej atyre në kryeqytet.

Lexo edhe:

Skemë si e jugut të Shqipërisë! A po iu ‘rrëmbehet’ toka banorëve të Thethit?

Habiten qytetarët: Çifti kryen seks në “mes” të plazhit në Vlorë (VIDEO)

Megjithatë, entuziazmin e operatorëve turistikë nuk e gjen tek pushuesit në momentin që i pyet për infrastrukturën.

Rruga mbi plazh, e diskutuar prej vitesh në Borsh për gjendjen e saj, është shkatërruar ca më shumë. Të duhen disa minuta më shumë se vitet e tjera që ta përshkosh të gjithën pasi gropat e hapura në të janë shtuar.

Turistët që vlerësojnë maksimalisht detin e kombinimin e tij me malin, shprehen të revoltuar për Gazetasi.al lidhur me infrastrukturën.

“Është e trishtë të shohësh një vend të frekuentuar dhe të pëlqyer nga kaq shumë turistë në këtë lloj gjendjeje. Nuk e kuptoj se si pushtetet e kanë lënë kaq vite pa rregulluar pasi ky fshat është një mrekulli.

Ka një vijë bregdetare shumë të plotë, det dhe natyrë fantastike por e vetmja gjë që do më ngjallte hezitim për të ardhur sërish vitin tjetër, është infrastruktura”, u shpreh për Gazetasi.al Jane, një turiste angleze që kishte ardhur për herë të parë në Shqipëri.

Festivali “South Outdoor” që mbahet në Borsh prej disa vitesh, sjell që në muajin maj rreth 7 mijë turistë të cilëve sipas operatorëve turistikë,minimumi që mund t’u ofrojmë është infrasktruktura.

Të huajt që janë rikthyer sërish pas mbajtjes së festivalit në prill, janë të shumtë.

Ata thanë për Gazetasi.al se asokohe bregdeti ishte shkatërruar duke qenë se po shembeshin shumë nga subjektet që kishin qenë por ishin të lumtur që ishin rikthyer rishtazi për ta parë atë të ‘lulëzonte’ në pikun e tij.

Shumica janë spanjollë por nuk përjashtohen as polakët, anglezët, finlandezët dhe italianët.

Me shërbimin thonë se janë të kënaqur ndërsa shtojnë se vështirësi kanë patur vetëm me akomodimin pasi pothuajse të gjithë strukturat hotelerie ishin të rezervuara që në fillim të korrikut.

Mungesa e stafit, problemi që ‘rrëzoi’ turizmin

Vasil Bedini, Kreu i Operatorëve Turistikë të Jugut, thotë për Gazetasi.al se problemi që thelloi më tej vështirësitë e turizmit këtë sezon mbetet mungesa e stafit.

Në një përballje botërore edhe Shqipëria, që nga vera e kaluar po përballet me krizën e mungesës së fuqisë punëtore, nga spiralja e së cilës nuk gjeti shpëtim.

Me zbehjen e ngadaltë të efekteve të pandemisë, ajo e pa veten në kushtet e mungesës së madhe të punëtorëve. Hoteleritë, baret dhe restorantet u ‘braktisën’ nga stafet në pikun e sezonit turistik duke i lënë ata tërësisht në dorë të familjarëve. Kështu ata u ngarkuan të bënin vetë rolin e shefit të kuzhinës, banakierit e kamerierit.

Situata, është e njëjtë edhe këtë vit. Turizmit sipas tur-operatorëve i mungojnë rreth 10 mijë punëtorë të cilët janë larguar duke punuar jashtë, duke i lënë bizneset tërësisht në nevojë për ta.

Bedini, shton për Gazetasi.al se është e vështirë të menaxhohet ky rebelim masiv i punonjësve i cili nuk e ka mbajtur shërbimin në nivelet që duhet.

“Është e kuptueshme të dëgjosh njerëz që ankohen për shërbimin pasi nuk ka punëtorë. Një kamerier po bën dhe rolin e banakierit e madje edhe të sanitarit. Bizneset kanë patur shumë vështirësi por nëse situata vijon kështu edhe më tej, turizmi do të rrezikohet më shumë”, mbyll ai fjalinë për Gazetasi.al. /GazetaSi/

Etiketa: borshijuguplazh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skemë si e jugut të Shqipërisë! A po iu ‘rrëmbehet’ toka banorëve të Thethit?

21:19 : 12/07/2025
AKTUALITET

Habiten qytetarët: Çifti kryen seks në “mes” të plazhit në Vlorë (VIDEO)

21:30 : 08/07/2025
AKTUALITET

Nga Ura e Dajlanit te Mali i Robit vetëm 3 vendroje dhe 2 qendra shëndetësore pa ambulancë

20:53 : 07/07/2025
AKTUALITET

Pushimet kthehen në “makth” për qytetarët, trafik kilometrik në aksin Milot-Lezhë

11:03 : 05/07/2025
AKTUALITET

Denoncimi i pensionistëve: Na zhdukën çadrat dhe shezlongët nga plazhi publik në Kavajë

20:52 : 30/06/2025
AKTUALITET

Mbytjet në plazhe/ Eksperti: Neglizhencë dhe paaftësi nga institucionet

15:53 : 30/06/2025
Para

Kush po e kërcënon Abazoviçin me “heqje koke”?

TË GJITHA

Aksident në Durrës, dyshohet për të plagosur

18:12 : 18/07/2025

Igli Tare vlerëson transferimin e Ricci te Milan: Investim për të tashmen dhe të ardhmen!

18:11 : 18/07/2025

“Të gjitha transaksionet financiare do jenë digjitale”/ Rama kërkon të zhdukë paranë “cash”?

18:06 : 18/07/2025

Sondazhi: Vetëm 16% e italianëve do të luftonin për vendin e tyre

17:58 : 18/07/2025

EMRAT/ Me një gur kap tre gjyqtarë, si po e kontrollon Sokol Sadushi garën për Kushtetuesen

17:52 : 18/07/2025

Vasil Shkurtaj njofton largimin nga Flamurtari, zbulohet klubi i radhës i sulmuesit

17:49 : 18/07/2025

Pogradec/ Zjarr në fshatin Cërravë, era favorizon flakët

17:37 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com