• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mungon Metadoni që lufton varësinë nga heroina, mijëra përdorues pa mjekim

18:36 : 14/08/2022
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

“15 vjet më parë nisa heroinën, bashkë me shokët e mi të lagjes ku jetoj, pranë zonës së ish-bllokut. Atëherë isha 25-vjeç dhe kërkoja të mbushja boshllëqet e mia, pakënaqësitë duke përdorur drogë”.

Kështu nis të tregojë historinë e tij për Gazetasi.al 40-vjeçari me inicialet S.D nga Tirana.

Në këto 15 vite, ai tregon se ka tentuar të largohet nga droga por ka qenë e vështirë.

Me futjen e Metadonit, drogës sintetike në vendin tonë, përdoruesit e heroinës nisën të konsumonin dozat e përcaktuara nga ekspertët.

“Metadoni është drogë e fortë, por të paktën heqim varësinë nga heroina, nëse konsumojmë dozën e duhur”, thotë ai.

Lexo edhe:

Uji i pijshëm, 57% ujësjellësve nuk kanë laborator për analizat që të mbikëqyrin sigurinë

Champions League/ Egnatia publikon listën e lojtarëve, tre mungesa të rëndësishme

Për të nuk ka qenë e lehtë të largohet përgjithmonë nga drogat dhe Metadoni.

Sepse sa herë rifillonte heroinën, rikthehej po aq shpesh dhe në qendrën ku ishte regjistruar më parë për të marrë Metadon.

“Nuk është e lehtë. Në 15 vjet, vetëm 3 vjet kam qenë i pastër ku nuk kam konsumuar as heroinë dhe as Metadon. Gjithmonë shkëputesha dhe rikthehesha prapë te heroina “, thotë 40-vjeçari.

Hera më e fundit ishte një muaj më parë kur u takua me shoqen e gjimnazit që vinte nga Anglia, me të cilën konsumoi heroinë, jo me injektim.

“Nëse nuk kam Metadonin, e kam shumë kollaj të rikthehem te heroina. Krizat e abstinencës janë shumë të forta”, thotë i riu.

Në qendra s’ka Metadon

Prej mesit të korrikut, në 9 qendrat e trajtimit me Metadon, të hapura në rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Shkodër, Sarandë, Berat, Vlorë dhe në burgje ku ka më së shumti përdorues të heroinës, nuk ka furnizim.

Koordinatorët e disa qendrave i thanë Gazetasi.al se shkak është mungesa e furnizimit nga “Incomed”, depo farmaceutike shqiptare që është kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë për ta blerë Metadonin në Hungari.

Koordinatorët thonë se ndonëse ministria ka disbursuar buxhetin e siguruar nga donacionet e Global Fund për këtë kategori të përdoruesve të drogës, firma nuk ka respektuar kontratën duke lënë në mëshirë të fatit mbi 1 mijë persona.

“Pas alarmit tonë, ministria e Shëndetësisë ka siguruar në Maqedoninë e Veriut 200 litra metadon liquid por kjo sasi akoma nuk është shpërndarë në rrethe. Është e vështirë të ndash 200 litra në doza 10-160 mg sipas konvertimit që kemi bërë ne që t’ia përshtasim përdoruesve të Metadonit. Sot është 8 gusht, një muaj që ata nuk po trajtohen”, thonë koordinatorët e qendrave të Metadon.

Mungon stoku, ministria asnjë planifikim për Metadonin

Megjithëse një vend pranë nesh, Maqedonia e Veriut jo vetëm e prodhon vetë Metadonin por ajo është furnizuese e vendeve si Shqipëria që nuk sigurojnë blerje as për 1 mijë persona vulnerabël.

Ekspertët që merren me Metadonin thonë se brenda 3-4 ditëve mungesë metadoni, personat e qendrave kalojnë në krizat e varësisë dhe rruga e shkurtër është rikthimi tek heroina.

“Ministria duhet të krijojë stok me medikamentin e Metadon nëse duam ti japim shpresë të rinjve të lënë drogën. Fondet janë aty, ka shpenzuar Global Found. E vetmja gjë që duket se mungon është përgjegjshmëria “, thonë burimet për Gazetasi.al.

Personat që marrin metadon sa vijnë e shtohen ku vetëm në qendrën e Tiranë janë mbi 220 persona dhe 120 të tjerë janë në burgje.

Çdo ditë mungese është rikthim te vesi i vjetër, që i shkurton jetën dhe i afron vdekjen.

“Më dhimbsen të rinjtë. Në qendër kam parë 18-vjeçarë që kanë provuar më parë heroinën. Nuk e di çfarë po ndodh këtu por kur shohim dhe mungesën e vëmendjes së institucioneve, shtohet dëshpërimi dhe humbin shpresat që një ditë të jemi të pastër, si gjithë të tjerët”, mbyll rrëfimin 40-vjeçari nga Tirana. /GAzetaSi/

Etiketa: metadonimjekimmungesa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Uji i pijshëm, 57% ujësjellësve nuk kanë laborator për analizat që të mbikëqyrin sigurinë

07:57 : 11/07/2025
SPORT

Champions League/ Egnatia publikon listën e lojtarëve, tre mungesa të rëndësishme

17:11 : 07/07/2025
AKTUALITET

Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë

20:51 : 02/07/2025
Bote uji duke pritur në radhë për t'u furnizuar te Përroi i Dhërmiut
AKTUALITET

Turizëm mes kaosit, Unioni: Të merren masa nga informaliteti e infrastruktura tek mungesa e ujit

14:29 : 23/06/2025
SPORT

Dy rikthime dhe 3 mungesa të sigurta, situata te Tirana para sfidës ndaj Pogradecit

17:18 : 30/04/2025
SPORT

Juventusi me 6 lojtarë në dilemë për ndeshjen ndaj Parmës

19:52 : 17/04/2025
Para

Vrau kineasten në xhirime, FBI hedh poshtë deklaratën e Alec Baldwin

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com