• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryeministri Rama si rrezik publik

20:35 : 12/08/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Shqipëria dhe shteti, ndërtimi, konsolidimi i tij, kanë mes tyre një armik të vjetër, një keqbërës të pandryshueshëm, me pasoja thellësisht të dëmshme e shkatërruese për vendin. Ai është Pushteti.

Për ta marrë, konsumuar, mbajtur atë, politikanët shqiptarë, kanë këmbyer dhe këmbejnë çdo racion shtetëror, për një vakt pushtetëror. Prej nëntë vitesh, në kemi në krye të qeverisë Edi Ramën, fillimisht të votuar, pastaj plaçkitës kronik votash, për të mbretëruar dhunshëm e paligjshmërisht në zyrën publike të marrë me qera elektorale të manipuluar me çdo mjet.

Sot jemi nën regjimin Rama. Për të mbërritur deri në këtë pikë, kanë ndikuar shumë faktorë. Trashëgimia e tij, përzgjedhja nga strukutrat e vjetra pushtet-mbajtëse, defektet e tij, si mjet shtërngues në rastet e pazakonta dhe shfrenimi i tij për të plotësuar këtë plan masakër për të gjithë ne.

Kusuret

Lexo edhe:

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

Përballja e Edi Ramës me të vërtetën dhe të shkuarën nuk është politike, sepse dihet rrënja e tij në rrethina të bllokut të diktaturës, daja Spiro Koleka, ku nipat ishin dërguesit pasionantë të kartolinave për xhaxhi Enverin.
Nuk është as edukimi sepse edhe kjo dihet. Mes basketbollit dështak dhe pikturës çmendurake, tek e dyta qullosi diçka më tepër se tek e para.

Nuk janë as martesat e tij të përkohëshme, javore, mujore, vjetore, apo kontraktore, ku legjendat urbane sjellin ndodhi sureale, duke informuar për një histori të trishtë të familjes së arnuar me të pavërteta, për të shitur imazh zgjedhor.

Nuk janë ndoshta as akuzat e shumta të bëra publikisht për moment të përballjes me drejtësinë në Francë, në Itali apo në Gjermani, për histori trafikut të ikonave.

Të gjitha këto në një formë me tolerancë bujare, janë thjesht ndodhi personale, pa ndikim rrënues në jetët e të tjerëve, ndonëse zotëria konsumator i bëmave është nga vitit 2013 e deri më sot kryeministër i Shqipërisë.
Nuk po harrojmë këtu lidhjet e tij të dyshimta me të paligjshmit, ortakëri, sipërmarrje, botë e nëntokës, e krimit të organizuar, e mafies, cila është bërë botë e zyrave shtetërore e vendimmarrjeve të zaptimit të interesave publike?

Madje këto lidhje me shumë gjasa kanë pasur shteg të shpeshtësisë edhe pasojat e pyetjeve të nmësipërme, për tu shfajësuar me papërgjshmërinë mendore e shëndetësore. Realisht nuk duhet marrë me shaka. Kemi parë sjelljen e Ramës jashtë vendit si gaztor, barcoletaxhi, çitjanexhi, qesharak e dordolec. Shqipëria është nën pushtetin e një njeriu, zaptëruesit të gjitha pushteteve, Edi Ramës, njeriu i kthyer prej vitesh në rrezik publik.
Një nga makthet e Edi Ramës, shpeshherë pjesë e debatit për opinionin publik është shëndeti i tij mendor.
Shumë pyetje deri më tani janë pa përgjigje, por meritojnë të vërtetat të thuhen sa më shpejt, institucionalisht, njëherësh edhe nga drejtësia. Ata mund të shërbejnë si një akuzë serioze. Janë një domosdoshmëri shpëtuese për kryeministrin dhe shqiptarët.

A ka pasur në rininë e tij Edi Rama një diagnozë për probleme me shëndetin mendor?

A është vizituar në spitalet përkatëse për këtë shqetësim?

A ka marrë ai mjekim për këtë telash dhe nëse po, sa kohëgjatë ka qenë ai?

A ka një kartelë spitalore për këtë rast?

Nëse po, ku gjendet, nëse po dhe nuk gjendet, kush e ka zhdukur?

A i bëjnë shantazh kryeqeveritarit me këtë problem, jo pak njerëz me intereza të zeza?

A ka vërtetësi një episod i një dosjeje të hershme gjyqsore, ku në emrin e Kryeministrit, thuhet se ka një diagnozë të shëndetit mendor?

A mund të flasin mjekët ndër vite, nga vizita e parë dhe më pas, për trajtimet ndër vite?

A ka qenë një formë akute apo kronike, ky shpërthim shëndeti?

A kanë efekte këto pasoja rinore në ditet e sotme te pacienti, duke shtuar atyre edhe historitë me stimulues të mëvonshëm?

Pushtetarët e rëndësishëm në këto 32 vite, shërbimet sekretë, ato të sigurimit të shtetit dikur, kombëtar e informative më vonë, shërbimet e huaja, amerikanë apo evropiane, natyrisht kanë pasur e kanë dijeni të hollësishme.

Pyetja miliarda dollarëshe është

A kemi një Kryeministër normal?

Vështirë të gjesh njerëz serioze që përgjigjen Po.

Sepse na duhet një i tillë, çdo sekond që kalojmë.

Jemi kthyer në parcelë ku derdhen paratë e pista, interesat e çdo banditi, përveç atyre të shqiptarëve. Ofshoret janë streha të përkohëshme të parasë së korrupsionit dhe asaj kriminale, të skemës “Rama” të cilat udhëtojnë së bashku në Shqipëri, për të investimet strategjike, në kulla, kazino, bregdet, fshatra e katunde turistike, callcenter, ferma bitcoin, e shumëçka tjetër të zezë, nën intersat e kryeministrit, e gaztorëve të emëruar prej tij, vendas apo të huaj qofshin.

Duke marrë në kujtesë rrëfenjën poetike të poetit Agolli, kur na këshillon se “.. në vendin tim, e në vendin tënd, një i çmendur gjithë vendin çmënd..

Në jetojmë 24 orë në 24, nën thundrat e një rreziku të madh publik, emri i të cilit është Kryeministri Edi Rama.
Zgjidhje nuk është të ikin shqiptarët dhe të qëndrojë Edi Rama. Ikja e tij, largimi kryeministrit, bashkë me skotën rrethuese, ndal shkretimin e vendit.

Etiketa: collakukomentiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
AKTUALITET

Rama shkon në Parlament pas 6 muajsh mungesë

17:45 : 26/06/2025
Para

Britania e Madhe: "Non grata-t" e tjera për Shqipërinë deri në fund të vitit

TË GJITHA

Aksidenti tragjik në Pejë, momenti kur makina përplas për vdekje Zana Gjevukaj/ VIDEO

20:15 : 27/06/2025

Një kandil gjigant del në një plazh amerikan, autoritetet paralajmërojnë: Mos e prekni!

20:05 : 27/06/2025

Vlora turistike me djegie mbetjesh

20:00 : 27/06/2025

Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes mbrojtësi 23-vjeçar pas një aksidenti me makinë

19:53 : 27/06/2025

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

19:44 : 27/06/2025

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025

Paradoks në Francë, Lyoni bie në Ligue 2, por do të luajë në Europa League

19:34 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com