• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhdukja e Ervis Martinajt, nga dyshimet për eleminim te inskenimi për të shpëtuar

Misteri

16:25 : 11/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Ervis Martinaj mund të jetë eleminuar nga skuadra e vrasësve që ekzekutuan shokët dhe kushëririn e tij, Brilant Martinajn. Me këtë shqetësim, familjarët e të shumëkërkuarit iu janë drejtuar policisë me shpresën se mund të kenë një sinjal, që ai është ende gjallë.

Ka qenë Faik Martinaj, babai i 22-vjeçarit që u vra në Fushë-Krujë, Brilant Martinajt dhe nëna e Ervis Martinajt që kanë bërë denoncimin.

Të dy pretendojnë se për gjithë këtë kohë, që ishte në kërkim, Ervis Martinaj ka qenë në Shqipëri dhe kontaktet me familjen i mbante përmes të njohurve të tij.

“Dje (të martën) rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të. Dua të theksoj se që prej kohës që nipi Ervisi është shpallur në kërkim nuk kam pasur asnjë kontakt me të drejtpërdrejt apo ne telefon, por vetëm nëpërmjet personave të afërm. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale që kërkojnë ta eliminojnë. Ne kemi pritur deri ditën e sotme që mos kemi ndonjë kontakt me nipin Ervisin, por nuk kemi arritur të kontaktojmë dhe nuk kemi asnjë lloj informacioni për vendndodhjen edhe gjendjen e tij. Sot në drekë (e mërkurë) rreth orës 12:00, të shqetësuar lidhur me gjendjen e nipit Ervisit, kam njoftuar punonjësin e policisë së komisariatit Kurbin P. T. për sa thashë me sipër”, thuhet në kallëzimin e xhaxhait të Ervis Martinajt.

Por si mund ta gjejë policia personin që e kërkonte prej muajsh? Duket se familjarët kanë dhënë informacione për vendndodhjen e tij të mundshme, pasi menjëherë pas denoncimit ka nisur një operacion kërkimi në zonën e Fushë-Krujës.

Sipas familjes Martinaj, Ervisi ndodhej në Fushë-Krujë dhe nuk është arratisur nga Shqipëria, që kur u shpall në kërkim pas rrëfimit të Nuredin Dumanit që tregoi se ai i kishte ofruar 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles.

Lexo edhe:

Zhdukja e gjermanit, ende asnjë gjurmë nga pronari i velierës së gjetur në Karpen të Kavajës

Misteri rreth tragjedisë në Shkodër/ Dyshohet se fëmijët kanë thithur ilaç kundër minjëve

A është inskenim për të gënjyer bandat rivale?

Prej muajsh në Tiranë dhe në Fushë-Krujë kanë ndodhur një seri vrasjesh ku njëri pas tjetrit ranë të gjithë shokët e Ervis Martinajt. Goditja më e fortë për të dhe familjarët ishte eleminimi i Brilant Martinajt, vetëm 22 vjeç.

Inskenimi i zhdukjes së Ervis Martinajt përmes një denoncimi të rremë nga familja mund të jetë një opsion që i jep kohë dhe mund të largojë vrasësit. Denoncimi shton amullinë për vendndodhjen e tij, mundësinë e ekzekutimit apo zhdukjes pa lënë gjurmë. Martinaj ka disa kundërshtarë të dokumentuar nga prokuroria.

Përplasja me klanin Duka

Një dosje e prokurorisë e publikuar rreth një vit më parë, nxjerr një panoramë të qartë se çfarë rreziku i kanoset këtij njeriu me kundërshtarët që ka. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin klani Duka, që e kanë ruajtur dhe ndjekur në mënyra të sofistikuara brenda dhe jashtë Shqipërisë për ta vrarë, por pa ia arritur qëllimit.

Më poshtë është e zbardhur dosja hetimore që çoi në burg Ardjan Ahmetin, Dejvison Serjanin dhe të fejuarën e këtij të fundit, pasi akuzohen se krijuan kushte për eleminimin e Ervis Martinajt.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE

Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Shtetasi Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen N.Sh. Kjo e fundit ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën ‘Myslym Shyri’ ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit etj.
Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje). Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Po sipas akteve dhe deklarimeve, ka rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpermjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët. Nga deklarimet e shtetases N.Sh., ka rezultuar që prej shtetasit Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni kanè krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni (njohur me pseudonimin “Doge” “apo “Dogja”). Keta dy shtetas kanë patur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes ju është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit.

Në deklarime, e pandehura ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion prej të pandehurve Serjani dhe vajza lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj.

Nje herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni (për një futurim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai) ndersa herën tjetër informacioni i është përejellë shtetasit Leonard Duka (për një fluturim të objektivit Martina me itimerar Athinè-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të N.Sh, shtetasi Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30,000 (tridhjetë mijë) euro.

Lidhur me aktivitetin e shtetasit Ardjan Ahmeti, ky shtetas ka punuar pranë Dreitorise Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shietit, si specialist IT per periudhën 2015-2019.

Ka rezultuar sipas deklarimeve të tij që Daut Elmazi e ka lidhur me shtetasin Fatmir Hyseni. Dauti i ka kerkuar Ardjanit që të prezantohet tek Fatmir Hyseni si punonjës policie dhe ti thotë që ai po siguron informacione lidhur me lëvizjet jashtë territorit te Shqipërisë të shtetasit Ervis Martinaj.

Dauti i ka premtuar edhe shperblim në para per këta sherbim. Në këtë kuadër, shtetasi Ardjan Ahmeti është takuar me shtetasin Fatimir Hyseni dhe i ka komunikuar sipas porosisë së Dautit.

Shtetasi Fatmir Hyseni i ka oftuar para duke treguar një qese të ndodhur në makinen e tij brenda së cilës kishte kartmonedha Euro. Sipas deklarimeve të tij, Ardjan Ahmeti nuk ka pranuar që të marrë paratë. Nga deklarimet e shtetasit Ardjan Ahmeti rezulton se Dauti i ka thënë sa më siper duke dashur që të “shese” informacionin si tq besuar tek Fatmir Hyseni dhe duke e perdorur kushëririn e tij Ardjan Ahmeti si punonjës policie dhe si burim i besueshem informacioni.

Nga takimi qè ka patur me Fatmir Hysenin, Ardjan Ahmeti ka marrë një telefon celular “Enkro”.
Sipas deklarimeve, Ardjan Ahmetit i është komunikuar prej Daut Elmazit se informacionet lidhur me lëvizjet e Ervis Martinaj po siguroheshin prej N.Sh dhe Dejvison Serjanit.

Nga transkriptet e përgjimeve telefonike n. 1316 datë 15.06.2019 dhe n. 1319 datë 15.06.2019 rezultojnë edhe konfimimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, N.Sh dhe Ardjan Ahmeti. Nderkohë që në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve Turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto). Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton që këta shtetas kanë udhëtuar në të njëjtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend.

Përplasja me Endrit Doklen

“Nuk doja të vrisja Endrit Doklen. I mora lekët Ervis Martinajt dhe doja konflikt me të”. Është kjo një nga frazat e shkëputura në dëshminë e gjatë që Nurdin Dumani ka dhënë përpara hetuesve të SPAK, në lidhje me pagesën që kishte marrë nga Ervis Martinaj për të vrarë Endrit Doklen.
Motivet se përse Ervis Martinaj e do të vrarë Endrit Doklen janë mister, por vrasja e Xhelal Reçit në Laç dyshohet se ka lidhje pikërisht me këtë fakt, pasi vajza e viktimës është e fejuara e Indrit Dokles.

Bashkëpuntori i Dumanit, Henrik Goxhaj ka thënë në dëshminë e tij se: …Po kështu Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e shtetasit Indrit Dokle. Kjo ka qenë rreth para një viti ku unë bisedoja shpesh me Nuredinin të cilin unë e njihja edhe me emrin Luli. Në një nga këto biseda që ne po kryenin në telefon ai më thotë do gjetur ku është Indrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë. Çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Gjithashtu, Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në kompleksin Rolling Hills. Po me makinë me qira kam shkuar deri tek TEG për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin por nuk e kam parë. Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar Toyota. Në një nga këto lëvizje tek TEG unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e liqenit artificial afër kopshtit zoologjik. Thjesht e kam parë por nuk kam bërë asnjë ndjekje. Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga bisedat në celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera. Nuk kisha dijeni se ku ndodhej Nuredini gjatë kësaj kohe që unë po kryeja verifikime për Indritin”. /Lapsi.al

Etiketa: martinajMisteriZhdukja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhdukja e gjermanit, ende asnjë gjurmë nga pronari i velierës së gjetur në Karpen të Kavajës

18:03 : 27/03/2025
AKTUALITET

Misteri rreth tragjedisë në Shkodër/ Dyshohet se fëmijët kanë thithur ilaç kundër minjëve

17:10 : 24/02/2025
AKTUALITET

“Njerëzit e kërcënuar nga Rama janë zhdukur”/ Berisha: Ervis Martinaj, i vetmi që nuk gjendet

12:59 : 24/02/2025
Në foto: Dritan Rexhepi alias Gramoz Rexhepi
AKTUALITET

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi: Nuk e njoh Gentian Funiqin, do e faktoj me prova

16:43 : 13/02/2025
AKTUALITET

Misteri i vjedhjes në Shkodër, si hajduti grabiti pa lënë gjurmë 100 mijë euro nga dollapi i mjekes

08:54 : 13/02/2025
BOTA

Mister në Buenos Aires, lumi bëhet i kuq

11:21 : 07/02/2025
Para

Denoncimi te Berisha: Kryetarja e bashkisë mbyti në Seman 14 vjeçarin nga Rroskoveci

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com