• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Anglia në Berat/ Ja si u arrestua Sokol Bode, i dënuar me 8 vjet burg…

23:03 : 11/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Sokol Bode, ish-shefi i Postës së Policisë në Dhërmi, i dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u arrestua mbrëmjen e sotme në Berat.

Nga raportimet mësohet se Bode prej disa kohësh kishte zgjedhur Britaninë e Madhe si vendin ku strehohej, edhe pse autoritetet shqiptare e kishin shpallur në kërkim, madje edhe ishte dënuar në mungesë nga GJKKO.

Nuk dihet se me çfarë identiteti ka hyrë në Shqipëri, apo rruga që ka ndjekur për të udhëtuar nga Britania në Shqipëri, ish-shefi i postës së Policisë së Dhërmiut, i cili u kap në Berat, që është vendlindja e tij. Nga raportimet mësohet se kapja e Bodes është realizuar përmes informacioneve operative, ndërsa në momentin e ndalimit ai nuk ka bërv rezistencë.

Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK si i përfshirë në trafikun e drogës sëbashku me grupin e Habilajve.

Në Prill 2022 ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode u dënua me 8 vite burg nga SPAK për përfshirje në trafikun e marijuanës të kryer nga organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Lexo edhe:

Ky është Ligor Doko, pronari i hotelit ku fshihej “Pole Qorri”

Detajet/ “Pole Qorri” kishte marrë sërish porosi për vrasje, kush e shoqëronte kur u kap

Bode ishte nga 3 ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës që duhej arrestohej pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në vitin 2017.

Prokuroria e Posaçme, përveç Sokol Bodes, ka lëshuar edhe urdhër-arrestet për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar.

Të tre ish-drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë pasur pozicione kyçe në strukturat policore në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa rezultuan si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.

Në dosjen e dorëzuar në Gjykatë e Posaçme për grupin “Habilaj”, janë renditur si provë e bashkëpunimit të anëtarëve të grupit kriminal Habilaj me Policinë edhe disa përgjime telefonike, ku mes përgjimeve është edhe biseda e Florian Habilajt me ish-shefin e Policisë Kufitare në Dhërmi, Sokol Bode, e regjistruar në dt.15 Tetor 2017, i cili e telefonon vetë për ta takuar në lagjen “Çole” në Vlorë.

Ndërsa janë zbardhur edhe disa biseda të përgjuara mes Armando Koçerrit, që u arrestua gjatë operacionit të Babicës, me motrën e tij, e cila e informon për aksionin e Policisë që po zhvillohej në fshat.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e kishte shpallur në kërkim Boden dhe ka kryer ndër vite disa operacione për kapjen e tij, ku janë dekonspiruar nga kolegët. Sokol Bode në një nga rastet kur ishte njoftuar për aksionin e policisë për kapjen e tij, ishte larguar me automjet nëpërmjet Pikës Kufitare të Muriqanit.

Etiketa: arrestimibodedetaje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ky është Ligor Doko, pronari i hotelit ku fshihej “Pole Qorri”

15:59 : 04/08/2025
Në foto: Flodian Plaku
AKTUALITET

Detajet/ “Pole Qorri” kishte marrë sërish porosi për vrasje, kush e shoqëronte kur u kap

18:39 : 03/08/2025
AKTUALITET

Detaje nga zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë, Policia gjen telefonin e saj në makinën e bashkëshortit

11:34 : 29/07/2025
AKTUALITET

U shkrumbua brenda banesës në Pogradec, viktima jetonte e vetme dhe në kushte të vështira ekonomike

09:19 : 28/07/2025
AKTUALITET

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025
AKTUALITET

E bija vrau të atin në Fier/ Gazetarja tregon detaje: Ishte masakruar në pjesët intime

19:35 : 24/07/2025
Para

Restorantet, ku janë më të shtrenjtët në Europë, si renditen Tirana, e Prishtina

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com