• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mister fati i Martinaj/ Nga dëshmia e xhaxhait te mesazhi i fundit (DETAJET)

12:04 : 11/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Detaje të reja kanë dalë nga zhdukja e Ervis Martinajt. Familjarët e tij, konkretisht nëna dhe xhaxhai kanë denoncuar se kanë humbur çdo kontakt me Vis Martinajn, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak se akuzohet si pjesëmarrës në ngjarje të shumta kriminale.

Familjarët e Ervis Martinajt kanë shkuar mbrëmjen e djeshme në policinë e Kurbinit duke kërkuar prej tyre që t’ia gjejnë djalin pasi dyshojnë se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe pasi nuk kishin kontaktuar me të prej tre ditësh.

Xhaxhai i Ervisit, Faik Martinaj ka theksuar se njoftimin për zhdukjen e nipit ia ka dhënë një i afërm i tyre nga Puka.

Ai ka pohuar se me Visin nuk kishin komunikime në celular për shkak se ai ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa komunikimet me të i kryenin nëpërmjet të afërmve që kishin kontakte fizike me Ervis Martinajn.

Çfarë tha xhaxhai në polici:

Lexo edhe:

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

“Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kunder Krimit dje rreth ores 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka, me ka vënë në dijeni se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të. Dua te theksoj se qe prej kohes qe nipi Ervisi eshte shpallur ne kerkim nuk kam patur asnje kontakt me te drejtperdrejt apo ne telefon, por vetem nepermjet personave te aferm. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund ti kete ndodhur dica e keqe nga grupe kriminale qe kerkojne ta eliminojne. Ne kemi pritur deri diten e sotme qe mos kemi ndonje kontakt me nipin Ervisin por nuk kemi arritur te kontaktojme dhe nuk kemi asnje lloj informacioni per vendndodhjen edhe gjendjen e tij.

Sot ne dreke rreth ores 12, te shqetesuar lidhur me gjendjen e nipit Ervisit, kam njoftuar punonjesin e policisë se komisariatit kurbin pjetër Tuci per sa thashe me siper”.

Ky denoncim i familjarëve të Martinajt vjen pas disa vrasjeve të ndodhur në zonën e Fushë-Krujës ku target ishin njerëzit e Ervis Martinajt. Duket e paqartë situata edhe për faktin se Martinaj është prej muajsh në kërkim dhe janë organizuar disa herë operacione për kapjen e tij.

Burime bëjnë me dije se në kallëzimin e bërë nga familjarët e Ervis Martinajt, xhaxhai i tij ka zbuluar edhe një mesazh që atyre u ka ardhur në mënyrë indirekte nga ai: “Kujdes se do ketë kontrolle”.

Martinaj rezulton person i shumëkërkuar edhe nga autoritetet por edhe nga rivalët e tij, ndaj nuk përjashtohet as pista e inskenimit.

Kujtojmë se Ervis Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen. Ai ka thënë se 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për këtë vrasje.

Ndërkohë Policia po heton nëse ka një inskenim nga ana e Martinajt apo vërtet mund t’i ketë ndodhur diçka.

Burimet policore kanë konfirmuar se kanë ngritur një grup të posacëm për të kuptuar çfarë ka ndodhur.

Etiketa: denoncimervis martinajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

11:40 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku nesër pritet në SPAK për t’i komunikuar akuzat, sot prezanton drejtorin e ri të Postës Shqiptare

10:17 : 30/10/2025
Para

Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë, si nisi sherri mes komshinjve

TË GJITHA

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com