• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mitet dhe fabrikimi i historisë

10:12 : 10/08/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj    

Sipas Stephen Van Evera-s në një tipologji të mit-bërjes shoviniste, mund të dallojmë tre lloj mitesh të përhapura gjerësisht, vençarisht në të mësuarit e historisë nëpër shkolla. Së pari kemi të bëjmë me mite vet-mburrëse, të cilat proklamojnë një kohë të artë të kaluar ku kemi qenë të virtytshëm dhe të përgjegjshëm, të drejtë ndaj fqinjëve, të zgjuar dhe të drejtë.

Tipi i dytë është ai i vet-shfajësimit, ku mohojmë të jemi sjellë keq ndaj fqinjëve në çdolloj rrethane apo kohe historike. Ky është edhe tipi më i përhapur sipas Van Everës, ku mohimi mund të vijë si rezultat i injorancës dhe mosnjohjes së fakteve historike, por edhe si një mohim i ndërgjegjshëm ku mospranimi i krimeve, padrejtësive apo fajeve të tjera të kryera nga një pjesë e elitave apo popullsisë ndaj fqinjëve, mund të shërbejë si alibi për mos-korrektimin e sjelljes antagoniste në kohërat e sotme dhe justifikim të veprimeve arbitrare në marrëdhëniet ndër-shtetërore.

Dhe së treti kemi të bëjmë me llojin e fajësimit të të tjerëve, ku përmenden ndër të tjera, kultura inferiore e tyre (çka indirekt vë në pah kulturën tonë të lartë), të fajësuarit e të tjerëve për krime, faje apo tragjedi që na kanë ndodhur në periudha të ndryshme historike e kështu me rradhë. Te ky tip i tretë mitizimi, armiqtë mund të jenë të brendshëm apo të jashtëm. Ndër të brendshmit mund të veçojmë minoritetet, sidomos ato etnike dhe shërbejnë si pretekste për shkeljen e të drejtave të tyre si qytetarë të barabartë para ligjit të vendit.

Nëse i marrim me rradhë këto forma, struktura apo lloje të ndryshme mitesh, nuk është aspak e vështirë t`i ndeshim qoftë në akset temporalë, qoftë në ata hapësinorë, në vendet e pellgut ballkanik, duke filluar me vetë shqiptarët, por edhe më e theksuar te fqinjët tanë të drejtëpërdrejtë.

Lexo edhe:

Republikat tona

Kalemaj: Platforma “Deputeti që duam” fasadë! Kandidatët, militantë të PS pa formim ligjor

Përgjithësisht, në rastin tonë, forma e mitit më të përhapur është ajo e llojit të parë, pra e vet-mburrjes, ku përgjithësisht synohet të fisnikërohen pa përjashtim vendimet dhe veprimet kryesisht të elitave, por edhe masave gjatë periudhave të ndryshme historike, ku përmenden herë reale dhe herë disi të glorifikuara, episode të tilla të rëndëishme si mbrojtja e krishtërimit dhe qytetërimit evropian nga ushtria osmane, shpëtimi në masë i ushtrisë serbe kur këta tërhiqeshin nëpër Shqipëri gjatë luftës me ushtrinë austro-hungareze, shpëtimi unikal i hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore apo bashkëjetesa e kulluar fetare që shton efektin e të qënurit të vecantë në një rajon të nxehtë që njihet për shpërthimet e tij të herëpashershme. Theksojmë se miti në vetvete nuk është një përrallë apo e pavërtetë, siç kanë theksuar studjues të mirënjohur të fushës, si George Schoplin, por më shpesh se jo përmban një të vërtetë historike e cila në raste të vecanta përdoret prej elitave për promovim të një kauze të caktuar.

Nëse përmendim shkurtimisht fqinjët direkt, mund të vëmë re se qoftë te serbët, malazezët apo grekërit është vencarisht dhe dukshëm i përhapur, lloji i dytë i mitit, ai i mohimit të çdolloj faji apo mospranimi të krimeve dhe refuzimi të padrejtësive të kryera ndaj fqinjëve, sidomos kur këta në periudha të caktuara historike kanë qenë më vulnerabël, të dobët dhe lehtësisht të përcarë.

Një lloj forme tjetër miti që përmendet në literaturë, është edhe ai i viktimizimit, ku përmenden kombe dhe shtete të cilat kanë ngritur proceset e tyre identitare pikërisht mbi idenë e flijimit, sakrificës dhe viktimizimit dhe ku në kohërat të konsideruara moderne, kërkohet shpagim për të kaluarën ku e kanë pësuar. Forma e tij më tipike në Ballkan mund të haset ndër serbët të cilët e kanë bazuar procesin komb-formues pikërisht në një betejë të humbur, ku princi Llazar humbi një betejë të kësaj bote (kundër ushtrisë osmane) për të fituar betejën e një bote të amshuar që mund të jetë veç në jetën tjetër.

Ky lloj miti përmban disa karakteristika, që në rastin konkret, përzien religjiozen me laiken apo fakti që megjithëse burimet historike qartazi demonstrojnë që në krahë të serbëve kishin luftuar edhe shqiptarë, vllehë etj, ashtu sikundër në krah të osmanëve luftuan një konglomeratë popujsh, duke përfshirë edhe shumë sllavë, historia tentohet të tregohet bardhezi duke unifikuar forcat ndërluftuese, duke shpallur një vend të shenjtë (në rastin konkret fushë-Kosovën) dhe duke ndërtuar mitin e sakrificës, sublimes, viktimizimit që shërbeu si gur themeli për të sjellë bashkë dhe unifikuar serbët (deri atëherë të përçarë).

Ndërsa te llojet e miteve që formohen në bazë të krijimit të Tjetrit, i gjetjes së pashmangshme të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm për të justifikuar ekzistencën identitare të mëvetësuar kombëtare, mund të përmendim maqedonasit sllavë, të cilët përfaqësojnë thuajse një “ideal type” në këtë drejtim. Në drejtimin e jashtëm kjo manifestohet duke i mveshur vetes simbole kombëtare që ose janë haptazi të vjedhura prej fqinjëve ose të sajuara pa ndonjë lloj baze historike, për sendërtimin e një memorie publike artificiale që i shërben një identifikimi kolektiv kallp dhe arrin të krijojë njëfarë kohezioni të përkohshëm të popullsisë (që në rastin konkret i referohet pjesës sllave) dhe në periudha afatshkurtra justifikon elitën politike për dështimet e njëpasnjëshme në fusha të tjera.

Ndërsa në planin e brendshëm, gjen dhe shpall armiq, vë gishtin mbi Tjetrin dhe e fajëson atë, duke e bërë burim të dështimeve dhe mosarritjeve të veta, vjell vrerë dhe diskriminon haptazi, në mënyrë të pajustifikuar dhe jolegjitime. Kjo formë mitizimi, së bashku me llojin e dytë, nëse nuk tejkalohen, pra vazhdohet të ushqehet me librat e historisë, në letërsi, në ligjërimin publik dhe politik, të lënë të kapur pas degëve të holla identitare, të jetuarit e së djeshmes si të tashme, ndjesinë e një lloj unifikimi të brendshëm dhe ju krijon alibira të ndryshme elitave, vencarisht atyre politike për dështime në fusha të tjera. Për rrjedhojë elitat tentojnë të jenë populiste, duke përdorur rëndom diskurin nacionalist dhe kësisoj marrin peng një pjesë të mirë të popullsisë, ndoshta dhe pjesën më të madhe të saj.

Por siç ka thënë një president i madh amerikan: “mund të gënjesh një pjesë të popullit gjithë kohën, mund të gënjesh gjithë popullin për njëfarë kohe, por asnjëherë nuk mund të gënjesh gjithë popullin për gjatë gjithë kohës”. Është thuajse e pamundur të imagjinohet një botë pa mite, është sikur të imagjinosh një botë pa ëndrra, por ato që janë të tipit racist, që bazohen në përfytyrime sakrificash apo viktimizime të kaluara që kanë nevojë për hakmarrje e kështu me rradhë, janë të tejkaluara madje edhe për këtë rajonin tonë që përherë ka prodhuar më shumë histori nga ç`mund të konsumojë.

Mitet mund dhe do të vazhdojnë të jenë burime parësore të proceseve identitare (qoftë këto kombëtare, fetare etj), por nuk duhet të jenë të ndërtuara mbi diskriminimin, mospranimin e fakteve historike, manipulimin e memories kolektive dhe mbjelljen e frymës së urrejtjes. Vetëm duke u shkëputur nga kthetrat e së kaluarës, mund të shohim qartazi drejt së ardhmes.

Etiketa: fabrikimii historiseilir kalemajmitet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Republikat tona

15:33 : 03/06/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Platforma “Deputeti që duam” fasadë! Kandidatët, militantë të PS pa formim ligjor

17:52 : 31/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria quo vadis?!

13:40 : 27/05/2025
AKTUALITET

Triptik

15:35 : 20/05/2025
AKTUALITET

Pesha e regjimit

13:13 : 15/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
Para

Ryan Giggs kërcënon ish të dashurën se do ti publikojë videot seksuale

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com