• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi 1 mld euro i Milot-Fier, 2 nga 3 rrugët janë të bëra

Do ndërtohet vetëm trau i tarifës

22:51 : 09/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

Meta publikon dokumentet: Rama, Agaçi e Veliaj, 3 përgjegjësit e mega-aferës së inceneratorëve

“Shëndetësia”/ PD kërkesë: Të thirren për të dëshmuar Edi Rama dhe Vilma Nushi

Nga Boldnews.al

Në fillim të muajit gusht 2022, qeveria doli me një njoftim zyrtar për dhënien me koncesion të segmentit Milot-Fier, si pjesë e korridorit Blu apo me emërtime të tjera. Në atë mbledhje, ministrja tha se projekti synon një investim mbi 1 miliardë euro, ndërsa do të shkurtonte distancat nga veriu në jug. Por, çfarë punësh do të kryhen?! Dhe, çfarë përmbante kontrata koncesionare?

Natyrisht, kleçka qendron te shkresat, pasi ato përpilohen për ti ardhur në ndihmë firmave dhe jo shtetit. Disa javë pas asaj mbledhje, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar njoftimet e dhënies me koncesion të tre akseve.

Më saktësisht, dhënia me koncesion e segmentit rrugor “Lekaj-Konjat-Fier”, dhënia me koncesion e segmentit “Kashar-Pezë-Lekaj” dhe segmentit “Milot – Thumanë”. Pra, të 3 akeseve.



Faksimile: Shpallja e dhënies me koncesion të 3 rrugëve

Boldnews.al hulumtoi dokumentet e tenderëve që ka publikuar vetë ministria e Ballukut, ku vihet re se kohëzgjatja e koncesionit është plot 35 vite. Në dokumente shkruhet se objekti i koncesionit është “projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor…”. Pra, për të tria koncesionet, Milot-thumanë, Kashar-Pezë-Lekaj dhe Lekaj-Fier. Redaksia jonë hulumtoi dokumentet e këtyre koncesioneve, ku rezulton se dy nga tre rrugët që do jepen me koncesion janë të bëra.

Faksimile: Harta e rrugës Milot – Thumanë, e cila ka përfunduar së ndërtuari vite më parë

Shikojeni pak me vëmendje hartën e rrugës Milot – Thumanë. Rruga, e gjatë 13.5 kilometra ka përfunduar së ndërtuari vite më parë dhe është në gjendje të mirë. Ajo është ndërtuara me paratë e shqiptarëve, ndërsa ka edhe korsi emergjencash. Përpos disa ndërhyrjeve për rregullimin e trafikndarëseve, rruga ka edhe një shtresë asfaltike shumë të mirë, ndërsa në të mund të udhëtosh edhe me shpejtësi shumë të madhe, pa cënuar përdoruesit e tjerë. Pra, një rrugë e përfunduar, por që çuditërisht po jepet me koncesion. Për çfarë?! Natyrisht, për të vjelë shqiptarët, apo përduruesit e tjerë, kryesisht shqiptarët e Kosovës apo edhe shtetas të tjerë.

Në dokumente, Ministria e Infrastrukturës shkruan se janë 3 kontrata koncesionare, ndërsa secila kontratë ka edhe një draft, ku detajohet se në këtë aks, pra 13.5 kilometrash, do të vendoset edhe një tra, ku do të bëhet pagesa. Përveç ndërtimit të traut, të gjitha të tjera kanë përfunduar, por shqiptarët po paguajnë sërish!

Faksimile: Rruga e vetme që do të ndërtohet është Kashar – Lekaj

Segmenti i parë i koncesionit përfundon në Thumanë. Ndërkohë, një koncesion tjetër është dhënë nga Thumana në Kashar, por që nuk përfshin koncesionin e ri. Ai i atëhershmi u anulua fillimisht, por që është riaktivizuar nga Ministria e Ballukut. Ndërkohë, segmenti që do të ndërtohet nga e para e 3 rrugëve të Ramës-Ballukut, është Kashar-Lekaj. Kjo rrugë është e gjatë 33.6 km, ndërsa përfundon në rrugës egzistuese Plepa-Rrogozhinë. Kjo rrugë do të shmangë Durrësin, ndërsa do të kalojë në një gjurmë të re, që përfshin edhe zonën e Pezës. Por, edhe kjo rrugë do të jetë me pagesë.

Faksimile: Rruga Lekaj – Fier ka përfunduar dhe do të kalojë në gjurmët e segmentit egzistues

Segmenti më i gjatë që u dha me koncesion është Lekaj – Fier, e gjatë plot 42.2 kilometra. Fillon në fshatin Lekaj dhe përfundon në fillim të By Passit të Fierit. I gjithë ky segment është i ndërtuar, madje edhe funksional. I vetmi “investim” do të jetë vendosja e një trau që do t’u marrë shqiptarëve paratë. (Vijon…)

(Në shkrimin e radhës do të lexoni: Firmat fituese e kanë të sigurt fitimin, pasi Rama-Balluku i kanë premtuar se përfitojnë edhe nëse nuk kalojnë makinat e parashikuara)

Etiketa: dokumentetkoncensionimilot-fier

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta publikon dokumentet: Rama, Agaçi e Veliaj, 3 përgjegjësit e mega-aferës së inceneratorëve

18:06 : 07/01/2025
AKTUALITET

“Shëndetësia”/ PD kërkesë: Të thirren për të dëshmuar Edi Rama dhe Vilma Nushi

10:03 : 13/11/2024
AKTUALITET

Koncensioni i Butrintit/ Zhupa: Ligjet me porosi si ky, janë shqetësim për DASH dhe kompetencë hetimi për SPAK

13:58 : 29/11/2023
AKTUALITET

Afera/ Berisha: Ilir Beqaj po fsheh gjurmët e krimit, zhduku kontratën origjinale të sterilizimit

11:50 : 20/08/2023
AKTUALITET

Kryemadhi zbulon dokumentet që implikojnë Veliajn në aferën e inceneratorit të Tiranës

19:45 : 14/07/2023
AKTUALITET

Koncesioni 837 milionë euro Milot-Fier, vetëm 26.6 km është rrugë e re

10:39 : 05/08/2022
Para

Udhëzimi, ja si Edi Rama merr kompetencat e 61 bashkive/ Çfarë ndodh me borxhet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

14:54 : 15/05/2025

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

14:51 : 15/05/2025

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

13:35 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com