• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Do ketë luftë”/ Deklaratat e Kurtit i hedhin benzinë zjarrit

14:28 : 09/08/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për një konfikt të mundshëm ushtarak me shkaktar Serbinë të nxitur nga Rusia, kanë shkaktuar një betejë të vërtetë politike në Prishtinë.

“Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë.

Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”, tha Kurti të hënën në intervistën për gazetën italiane “La Repubblica”. Kryeministri i Kosovës e shpjegoi kështu idenë e tij për të përditshmen e së majtës: “Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”, tha Kurti të hënën në intervistën për gazetën italiane ‘La Repubblica’.

Kaq është dashur që të shpërthejë debati për vërtetësinë e këtij paralajmërimi si dhe për faktin nëse shefi i qeverisë së një vendi duhet ta hedhë këtë hap që prish imazhin, frikson investitorët dhe shton destabilitetin.

Nisur nga fakti se Serbia është më afër se kurrë ushtarakisht me Rusinës, se ajo zhvillon stërvitje të përbashkëta, siç janë “Mburoja Sllave”, “Vëllazëria Sllave” apo fluturimet e avionëve luftarakë serbë Mig29 vitin e kaluar në afërsi të Jarinjës pas bllokadës së rrugëve atje, këshilltari i Albin Kurtit Arbër Zaimi ka shpjeguar: “Albin Kurti i tregon aleatëve dhe opinionit publik ndërkombëtar se Serbia ka ndërtuar 48 baza ushtarake rreth Kosovës, se Serbia po investon në armatim intensiv rus, kinez etj. dhe se Serbia po provokon dhunë përmes strukturave të saj kriminale në Kosovë.

Lexo edhe:

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Kjo shpërfaqje objektive e realitetit është në fakt një mënyrë për t’u përgatitur, për të refuzuar kërcënimet, por edhe për ta rritur presionin mbi Serbinë që ajo të heqë dorë nga pjesëmarrja në planin rus për destabilizim në Evropë”.

Por kritikët dhe opozitarët e Kurtit e kanë fshikulluar furishëm këtë ide disfatiste. Me ironi Nacionale.com ka përmmendur të gjithë parashikimet e e gabuara të Kurtit që në kohën e opozitës kur ai fliste për luftë në vitet e ardhshme. Ndërsa shefi i opozitës, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku e ka konsideruar kryeministrin një axhami që bëhet lajm i mediave ndërkombëtare kur flet për luftë.

“Kurti flet për luftë. Ky është lajmi i mediave ndërkombëtare për Kosovën sot. Jo për investime, jo për integrime, por për luftë në Kosovë. Kaq për mesazhin tonë nëpër botë. Dhe kështu, me mjeshtërinë e sherrit të një axhamie, ai arriti t’i bëjë konkurrencë të fortë lajmeve të mira që vera kulturore e Prishtinës dhe Kosovës ka prodhuar në po të njëjtat media tash e sa kohë.”, ka thënë ai.

Ndërsa nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka kërkuar Kurtit të mos ndjellë frikë e panik.

“Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjell një konflikt i hapur me NATO. E ka provu. Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë. Nderkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo, dhe mundësisht me folë për stikersa e barikada. Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndonëse sot në Kosovë gjenden 3600 trupa nga 28 vende si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it, kritikat për mundësinë e luftës Albin Kurtit nuk i kanë ardhur vetëm nga politika vendase por edhe nga Beogradi.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me deklaratat e tij kërkon do luftë e jo dialog.

“Nuk ka dyshim se Albin Kurti me deklaratën e tij të fundit tregon haptazi se do luftë, jo dialog dhe marrëveshje! Nëse Kurti konfirmon publikisht se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet kurrë dhe se serbët duhet të pranojnë vendime të njëanshme dhe të dhunshme për targat dhe kartat e identitetit, është e qartë për të gjithë se Kurti po fton për konflikte në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Petkoviq në regimin për media më 8 gusht.

Ai ka shtuar se përpjekjet e Prishtinës për të imponuar agjendën e bisedimeve në Bruksel me “ëndrra boshe për ‘njohje reciproke’’”, nuk janë gjë tjetër veçse një taktikë për ta bërë dialogun të pakuptimtë dhe për ta mbajtur të hapur konfiktin.

Etiketa: Kurtiserbia lufteVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025
RAJONI

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

20:18 : 25/10/2025
RAJONI

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025
AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
Para
Getty Images

Johnny Depp firmos kontratën marramendëse si imazh i ‘Dior’ për disa vite

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com