• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Serbia në BE? Njëkohësisht me Kosovën ose mbas saj

09:26 : 05/08/2022
në OP-ED, RAJONI

Bernd Posselt*Posselt, 

Aq sa duhet të kritikohet kancelari gjerman Olaf Scholz për politikën e tij ndaj Ukrainës, po aq lipset të lavdërohet për udhëtimin e tij të parë në Ballkan.  Ai trajtoi aty drejtpërdrejtë dy nga tre çështjet problematike (të tretën,  Bosnje-Hercegovinën e anashkaloi për arsye të pakuptueshme; sepse ai vend me strukturën e tij komplekse rrezikon të hidhet në erë nga politika shkatërrimitare e  Putinit). 

 

Kreu i qeverisë gjermane, politika e jashtme dhe evropiane e të cilit është e pakuptueshme edhe për partnerët në koalicionin qeveritar, të paktën e ka bërë të qartë se ai e konsideron stabilizimin e juglindjes së kontinentit tonë si një prioritet kryesor dhe dëshiron që të japë një kontribut, edhe nëse fillimisht kjo bazohet në ndërmjetësimin mes dy çifteve konfliktuale: Serbisë dhe Kosovës si dhe Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Lexo edhe:

Vjosa Osmani mesazh BE-së: Po i hapni derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon edhe përpjekja e 16-të

Në rastin e parë, problemi është se qeveria e Serbisë, një shtet që edhe pse negocion  për anëtarësim në BE, flirton hapur me Moskën, vazhdon të vërë në pikëpyetje shtetësinë e Republikës së Kosovës, e cila shpalli pavarësinë gati një çerek shekulli më parë.  Kur Scholz foli me të drejtë në kryeqytetin kosovar të Prishtinës se Beogradi duhej ta njihte Kosovën përpara anëtarësimit në BE, presidenti serb Aleksandër Vuçiç filloi sulme të ashpra kundër tij.  Para se Scholz të hidhte hapin e parë në tokën serbe, Vuçiç deklaroi me zemëratë  se nuk kishte dëgjuar për një kusht të tillë nga qarqet e BE-së. Ndërkohë kjo është shkruar qartë në të gjitha raportet e Komisionit dhe të Parlamentit Evropian, por edhe në kriteret e Kopenhagës.  Askush nuk mund të bëhet anëtar i BE-së pa patur kufij të regullt me fqinjët e tij, pa pranuar shtetësinë e tyre, e pa qenë gjithashtu i gatshëm të jetojë në paqe me ta.

 

Tani, më së fundmi, është ekspozuar loja e dyfishtë me të cilën Vuçiq për shumë vite ka mashtruar politikanë të lartë nga vendet anëtare të BE-së.  Me Serbinë e udhëhequr nga ai dhe të tjerë si ai, BE-ja do të sillte një Putinist safi  në shtëpinë e saj.  Por problemi shkon shumë më thellë: Kushtetuta serbe thotë qartë se shteti fqinj, i banuar pothuajse ekskluzivisht nga shqiptarët e Kosovës, do të vazhdojë të kuptohet si pjesë përbërëse e shtetit të tyre.  Beogradi do të mund të dilte nga kjo dispozitë vetëm me një shumicë ndryshuese të kushtetutës – nëse do të donte. Por ata e thone hapur që nuk duan. 

Kjo është arsyeja pse BE-ja dhe shtetet e saj anëtare më në fund duhet të nxjerrin përfundime të qarta nga ngurtësia institucionale dhe mendore e Beogradit.  Që të evitohet një bllokim serb ndaj integrimit europian të Kosovës, BE duhet t’i bëjë të qartë Vuçiçit se vendi i tij në rastin më të mirë mund të bëhet anëtar i plotë i BE-së në të njëjtën kohë me Kosovën; ose edhe më pas.  Kjo mund të tingëllojë shumë e ashpër dhe radikale, por nëse i merrni seriozisht deklaratat e pothuajse të gjithë politikanëve serbë, një përcaktim i tillë është i pashmangshëm.

 

 Në Shkup dhe Sofje, Scholz ishte në gjendje të shihte se sa katastrofike janë bllokadat nacionaliste në procesin e zgjerimit të BE-së në Evropën Juglindore. 

Maqedonia doli relativisht e padëmtuar nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Megjithatë, dëbimi masiv i shqiptarëve nga Kosova fqinje nga regjimi i Millosheviqit në Beograd në fund të viteve 1990 kërcënoi të prishë ekuilibrin etnik të demokracisë së re maqedonase me pakicën e saj të madhe shqiptare.  Fakti që kjo nuk ndodhi është kryesisht për shkak të pan-evropianëve rreth Boris Trajkovskit, asokohe sekretar shteti, i cili mund  të mbështetej si te bashkatdhetarët e tij sllavë ashtu  edhe shqiptarë.  Pavarësisht varfërisë së tyre, ata pranuan bujarisht të dëbuarit. Si President, Trajkowski gjithashtu arriti të pajtojë rrënjësisht maqedonasit sllavë me shqiptarët në Marrëveshjen e Ohrit.  Kjo është arsyeja pse ai ishte njeriu i duhur për të paraqitur kërkesën për anëtarësim në BE në Parlamentin Evropian në Strasburg.  Pak më vonë, panevropiani i madh ra viktimë e një katastrofe ajrore ende të pasqaruar. 

 

Për 17 vjet rresht Maqedonia e Veriut ka qenë objekt i bllokadave të padrejta, fillimisht nga Greqia dhe deri më tani nga Bullgaria. Kjo ka krijuar një depresion të thellë në vend.

Krerët e qeverive të pothuajse të gjitha vendeve anëtare të BE-së kishin zbritur në Shkup njëri pas tjetrit dhe kishin premtuar se vetoja greke do të hiqej sapo republika e vogël të quhej “Maqedonia e Veriut” dhe të ndryshonin pjesët kryesore të kushtetutës së saj.  Kjo ndodhi, por më pas Sofja mori papritur rolin e kundërshtuesit dhe kërkoi ndryshime të mëtejshme kushtetuese të motivuara nga arsye historike, politike dhe ideologjike, për shembull që “kontributi bullgar për shtetësinë maqedonase” të ankorohej në kushtetutë.  

Për BE-në, çështja kryesore tani është besueshmëria. Bullgaria një shtet anëtar normalisht mjaft konstruktiv. Aktualisht  për shkak të pozicionit të saj në Detin të Zi Bullgaria po luan  një rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen e Ukrainës. Por Sofia ka nevojë për një sinjal të qartë nga kryeqytetet e tjera evropiane dhe nga SHBA-ja se thumbimet nacionaliste e vetot destabilizuese e shtyjnë fqinjin e tyre në prehërin e Moskës.  

 

Tashmë të konfrontuar me agresionin rus, institucionet evropiane dhe shtetet anëtare duhet t’ua bëjnë të qartë atyre pesë vendeve anëtare të BE-së, të cilat, si Beogradi, ende nuk e kanë njohur Kosovën, se është koha për të ndryshuar qëndrimin e tyre.  Mbi të gjitha, megjithatë, Kosova meriton  që si të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit të marrë udhëtimin pa viza.  Nëse vazhdojnë t’u mohohet kjo, ata mund t’i marrin vetëm si tallje fjalët se janë “një anëtar i vlefshëm i familjes evropiane”.

 

Deputet i Parlamentit Europian 1994-2014 (Gjermani, CSU)

President i Lëvizjes Paneuropiane Gjermani*

Etiketa: analizaKosovaPosseltserbia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vjosa Osmani mesazh BE-së: Po i hapni derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

11:15 : 16/05/2025
BOTA

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon edhe përpjekja e 16-të

15:23 : 15/05/2025
SPORT

Zvicër-Kosovë, FFK zbulon ku do të luhet ndeshja dhe kur nis blerja e biletave

18:42 : 14/05/2025
BOTA

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

21:27 : 13/05/2025
BOTA

Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

16:58 : 09/05/2025
BOTA

Raporti i PE: Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE, të hapë kapitull të ri bisedimesh me Serbinë

16:46 : 07/05/2025
Para

Drejtuesit e SPAK dhe BKH-së takohen me zyrtarë të DEA-s

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Merz nga Tirana: Të punojmë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

14:45 : 16/05/2025

Meloni e quan “tërësisht të papritur” fitoren e Edi Ramës në zgjedhje

14:35 : 16/05/2025

Sherr me thika mes të miturve në Maliq, plagoset një 16-vjeçar

14:25 : 16/05/2025

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

14:18 : 16/05/2025

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com