Gazetari Patrik Sadikaj gjatë intervistës për “Fax News” pas ngjarjes tragjike në Himarë ka folur problematikat që ka bregdeti shqiptar nga veriu në jug.
Gjatë fjalës së tij, Sadikaj theksoi se përgjegjësinë duhet ta mbajnë autoritetet lokale dhe qeveria për ngjarjen e tmerrshme të ndodhur në Himarë ku një komisar policie goditi me skaf një vogëlushe 7-vjeçare në bregun e detit. Sipas Sadikajt nuk mund të jepet leje që skafet të hyjnë në një zonë ku ka pushues, ndërsa nënvizoi se turizmi shqiptar ka marrë një goditje të rëndë duke i detyruar njerëzit që të largohen nga Shqipëria.
“Është një moment i vështirë për cdo njeri që e kanë parë atë skenë aty në Potam të Himarës, një zonë e populluar. E para duam të ngushëllojmë familjen për këtë ngjarje të rëndë që ka shokuar Shqipërinë këtë periudhë ku njerëzit duan të relaksohen në plazh në bregdet.
Kjo situatë është e paralajmëruar por kush e paralajmëroi? Ne kur ndodhemi para faktit të kryer atëherë reagojmë. Kjo situatë nuk duhet të ishte në diskutim pasi problemi duhet parë që në gjenezë të kësaj historie sepse kemi kaq vite që kjo situatë është e pandëshkueshme. Kemi motora uji, skafe, gomone që hyjnë dalin marrin njerëz në breg të detit. Problemet fillojnë që në tokë me plazhet. Këtu i kanë dhënë plazhet privatit, i kanë marrë disa njerëz që sigurisht nuk i kanë për qëllimi fitimi por edhe për pastrime parash. Kam bërë disa ditë plazhi në bregdetin e jugut dhe është sinqerisht për tu shqetësuar dhe për të vendosur alarmin më të madh se veprimi i çmendur 2-3 personave me mjetet e ujit. Sot bregdeti është pronë e disa njerëzve që skano lidhje me biznesin as me bregdetin as me plazhin. Pra pronarët e plazheve janë disa njerëz që kanë mundësi politike për të marrë plazhin dhe zaptojnë të gjithë zonën. Ata janë pronarë që vendosin ku do të kalojë skafi ku sduhet të kalojë. Ti nuk ke fuqi për të reaguar përballë këtyre. Ne na kanë marrë gjërat më të vogla dhe na e kanë marrë gjithçka, nuk kemi të drejtë për asgjë.
Këtu nuk parandalohet. Mjetet e ujit në të gjithë botën kanë distancën e caktuar, pra duhet të kesh leje, duhet të jesh i trajnuar, nuk mund të drejtohet mjeti lundrues duke marrë skafin. Këtu fillon përgjegjësia e shtetit. Njerëzit që bëjnë xhiro me skaf duhet të jenë të certifikuar nuk mund ta marrë kushdo dhe të drejtojë skafin.
Ka përgjegjësi ministria e Turizmit, bashkia ka përgjegjësi. Dikush që ka dhënë leje për të parkuar skafin, përse duhet të dalë skafi në një zonë ku ka është licencuar për plazhin privat të vendoset shezloni në vendi ku del skafi është një sërë problematikash. Personi duhet të marrë dënimin e merituar por duhet të merren masa. Shikon efektivët e policisë që ulen në bosat e këtyre plazheve duke pikë kafe pa lek dhe normale e mbyllin ndonjë sy. Fenomene të tilla mos ndodhin që policët mos mbyllin sytë dhe Bashkia mos japë leje pa kriter është shumë komplekse situata.
Ishte shumë cinike deklarata e kryeministrit Edi Ramës i cili fillimisht duhet të kërkojë falje dhe më pas ministrat me radhë. Ai duhet minimumi të kërkojë falje për këtë ngjarje dhe të mblidhte minsitritë dhe institucionet përkatëse në mënyrë që shteti mos jetë rreziku i jetës tonë por garancia e jetës tonë. Edhe policët kudo ku janë , këtu është koncepti vetëm për të na ndëshkuar kurse në realitet ai duhet të na mbrojë jetën.
Turizmi ka marrë goditje të rëndë por pas 3 ditësh ne do ta harrojmë këtë gjë. Këtu plazhin e kanë pronë disa të tjerë, njerëz të fortë që kanë mundësi financiare. Sot plazhet në jug janë bosh, sot e bëjnë plazhin ata që skanë mundësi të marrin avionin dhe të ikin. Kriza reale e turizmit është marrja peng e bregdetit shqiptar. Nuk mund ta mbajë plazhin dikush me këto cmime marramendëse nuk mund ta paguajë shezlonin 20 mijë lekë dhe je i detyruar që të qëndrosh aty. Pronari e ka marrë plazhin për të pastruar para ose për të kaluar kohën”, tha Sadikaj.