• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gledis Nano nga Dhërmiu: Jam vetë në terren, zero tolerancë për shkelësit

14:57 : 03/08/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Një ditë pas vdekjes së 7-vjeçares, e cila u përplas nga një skaf në Potam, policia ‘është zgjuar’ dhe ka nisur një operacion në në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Të përfshira në operacion janë Policia Kufitare, Delta Forcë, Policia e Rendit, Forcat “Shqiponja” dhe Policia Kriminale. Gjithashtu në operacion janë përfshirë Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar dhe Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Shkodër.

Operacioni ka për qëllim kontrollin e të gjitha mjeteve lundruese, verifikimin nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik, për dokumentacionin e mjeteve dhe nëse kanë lidhje me raste të pastrimit të produkteve të veprës penale, si dhe verifikimin nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe nga Interpoli, nëse këto mjete rezultojnë ose jo të vjedhura jashtë vendit.

Ky operacion drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, i cili ndodhet në Dhërmi, duke monitoruar zbatimin e detyrave të përcaktuara në këtë plan operacional.

Gjatë këtij operacioni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka përcjellë edhe një mesazh për qytetarët:

Lexo edhe:

IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton! Zbardhet projekti i Julian Morinës

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

“Në radhë të parë, dua të përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen Avdia, e cila humbi vogëlushen në një aksident tragjik, ditën e djeshme. Ne jemi përgjegjës dy herë si Polici e Shtetit, për ketë ngjarje, duke qenë se autori i kësaj ngjarjeje ishte një oficer policie.

Autori i ngjarjes së djeshme është arrestuar në flagrancë, në vendin e ngjarjes. I kërkoj organeve të drejtësisë për të dhënë një dënim maksimal. Jam shumë i vendosur, siç e shikoni edhe sot, po e drejtoj vetë operacionin në Dhërmi, për shoqërimin, bllokimin dhe verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese, dokumentacionin e tyre dhe procedurës që ata ndjekin për të dalë në det.

Ashtu siç jam i vendosur për tolerancë zero ndaj çdo shkelësi të ligjit dhe rrezikimit të jetës së pushuesve, jam i vendosur dhe me tolerancë zero të ndëshkoj çdo punonjës policie i cili nuk është i denjë, shpërdoron besimin, abuzon me detyrën dhe ka neglizhencë në kryerjen e detyrës.

Dje, pas analizës së kryer nga grupi i inspektimit, kam marrë masë për shkarkimin e të gjithë zinxhirit komandues të drejtuesve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, si persona përgjegjës, me neglizhencën e tyre, në moszbatimin e masave shtesë të urdhëruara po nga unë, disa ditë më parë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe. Ky inspektim do të vazhdojë, analiza do të vazhdojë dhe do të shtrihet edhe më tej.

Pavarësisht se autori është një punonjës policie, veprimi i një punonjësi policie nuk mund të përbaltë punën, mundin dhe djersën e mijëra burrave dhe grave të Policisë së Shtetit, të cilët punojnë ditë dhe natë për të siguruar një ambient sa më të qetë dhe sa më të sigurtë për pushuesit, gjatë sezonit turistik veror”.

Deri në këto momente, në të gjithë vijën bregdetare, janë shoqëruar, në pikat e posaçme të bllokimit, nga Ksamili në Velipojë, rreth 90 mjete lundruese “Jet ski” dhe rreth 40 mjete të tjera lundruese (skafe të vegjël dhe gomone).

Operacioni vijon, pasi një pjesë e përdoruesve të mjeteve lundruese i kanë mbyllur mjetet lundruese në det dhe janë larguar.

Ndihmës/specialistët e Policimit në Komunitet po iu çojnë njoftime pronarëve të këtyre mjeteve, për t’u paraqitur, duke qenë se operacioni do të vijojë deri në shoqërimin e të gjitha mjeteve lundruese, me qëllim verifikimin e tyre.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për denoncimet e bëra dhe i fton ata sërish që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të cenimit nga ana e mjeteve lundruese, të jetës, shëndetit dhe sigurisë së pushuesve.

Etiketa: Dhermigledis nanoterrentragjedia en Potam

Lajme të lidhura

AKTUALITET

IKMT prish ndërtimet me dru në Dhërmi, qeveria jep leje me beton! Zbardhet projekti i Julian Morinës

23:40 : 21/06/2025
AKTUALITET

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

18:17 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

14:12 : 09/06/2025
AKTUALITET

Nuk e pagoi për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës në Dhërmi

11:02 : 07/06/2025
AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shpërndante drogë në Dhërmi, arrestohet 19-vjeçari nga Lushnja

12:09 : 04/06/2025
Para

Zjarr në lagjen Partizani në Vlorë, rrezikohen banesat

TË GJITHA

Gjykata e Lartë rrëzon nënë e bijë, lë në sekuestro vilën e Xoxave në Qerret

10:16 : 27/06/2025

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

10:15 : 27/06/2025

Pasoja të rënda për banorët/ Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave

09:47 : 27/06/2025

I vunë tritol në dyqan, kush është Donald Luka, zbardhet sherri për parakalimin e gabuar

09:44 : 27/06/2025

Nike: Tarifat e Trump mund të rrisin kostot tona me 1 miliard dollarë këtë vit

09:40 : 27/06/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Itali, arrestohet i riu nga Vau i Dejës

09:36 : 27/06/2025

Vrasja e ‘skifterit’ shqiptar në Itali! Nisin hetimet për biznesmenin, fshehu trupin e 25-vjeçarit

09:32 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com