• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pushuesit në Himarë: Polici që goditi fëmijën kërcënoi familjen e viktimës

15:54 : 02/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Pamje të rënda janë publikuar nga tragjedia që ndodhi sot në Himarë, ku një vajzë 5-vjeçare gjeti vdekjen, teksa lahej në breg,  pasi u godit nga një skaf.

Pushues të shumtë kanë filmuar pamjet pak sekonda nga ngjarja tragjike, ndërsa i afrohen skafistit Arjan Tase, duke i kërkuar llogari për atë që kishte bërë.

Mes të tjerash në këtë video pushuesit dëgjohen të thonë se drejtuesi i mjetit një ish-efektiv policie ka kanosur dhe familjarët e vajzës së mitur.

“Shikoni, shikoni monstrën si bën trimin akoma. Mbylle mor gojën, kërcënoji, kërcënoji ato që iu vrare fëmijën, plumbin do hash. Ke gojë dhe flet ti”, dëgjohen që ti thonë pushuesit drejtuesit të skafit.

“Çfarë janë këta mor, shihni dhe si rri, çfarë është ai mor, çfarë është ai?”.thotë një pushues tjetër. “A ke fëmijë ti ore” dëgjohet një pushues të thotë. Në një moment vetë Arjan Tase dëgjohet teksa thotë “Jam unë… Nuk doja”.

Lexo edhe:

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit! Transferohen Kryekomisarët e disa qyteteve (EMRAT)

“Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues , dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish.

Për disa javë, njëri prej pushuesve mori trajtim në spitalin e Traumës pasi ishte në gjendje të rëndë. Aktualisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut. Fatmirësisht ishte jashtë rrezikut për jetën.

https://video.syri.net/upload/videos/2022/08/COpA8Ffgfyhi2bxpeLel_02_369a71d6075dfaee4e2a21a2a663e09f_video_720p_converted.mp4
Etiketa: himarepolicipushuesit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit! Transferohen Kryekomisarët e disa qyteteve (EMRAT)

11:21 : 29/10/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh te ‘Pallati me Shigjeta’? Forcat “Shqiponja” shkojnë me urgjencë në ndihmë të policëve

15:03 : 27/10/2025
AKTUALITET

I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

12:54 : 27/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë në Sarandë

12:05 : 19/10/2025
RAJONI

Operacion policor në Zveçan dhe Zubin Potok

08:14 : 19/10/2025
Para

Skafi i drejtuar nga komisari Arjan Tase vrau vajzën 7 vjeçe, detajet e plota

TË GJITHA

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com