• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kush ishte al-Zauahiri dhe përse e vrau SHBA?

13:19 : 02/08/2022
në BOTA
FILE - In this 1998 file photo made available on March 19, 2004, Ayman al-Zawahri poses for a photograph in Khost, Afghanistan. Al-Zawahri, the top al-Qaida leader, was killed by the U.S. over the weekend in Afghanistan. President Joe Biden is scheduled to speak about the operation on Monday night, Aug. 1, 2022, from the White House in Washington. (AP Photo/Mazhar Ali Khan, File)

FILE - In this 1998 file photo made available on March 19, 2004, Ayman al-Zawahri poses for a photograph in Khost, Afghanistan. Al-Zawahri, the top al-Qaida leader, was killed by the U.S. over the weekend in Afghanistan. President Joe Biden is scheduled to speak about the operation on Monday night, Aug. 1, 2022, from the White House in Washington. (AP Photo/Mazhar Ali Khan, File)

Shtetet e Bashkuara vranë liderin e Al-Kaidës, Ayman al-Zaëahiri, në një sulm me dron në Afganistan, të kryer në fundjavë. Al-Zaëahiri ishte një prej figurave kryesore që ndihmoi Osama bin Ladenin të organizonte sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara dhe ndihmoi Al-Kaidën të mbijetonte dhe të përhapej në vitet pasardhëse.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se duke lokalizuar dhe goditur al-Zaëahirin, SHBA-ja po sigurohej që Afganistani nën pushtetin e talibanëve nuk do të bëhej më kurrë një bazë për sulmet ndaj pjesës tjetër të botës, siç ishin ato të vitit 2001.

Por, cili ishte lideri i Al-Kaidës, i cili iu shmang kapjes nga SHBA-ja për 21 vjet pas sulmeve vetëvrasëse me avionë, që e ndryshuan në shumë mënyra Amerikën dhe marrëdhëniet e saj me pjesën tjetër të botës?

Kush ishte Ayman al-Zauahiri?

Amerikanët që përjetuan sulmet e 11 shtatorit mund të mos e mbajnë mend emrin e al-Zaëahirit, por shumë e njohin fytyrën e tij, më shumë se dy dekada më vonë: një burrë me syze, paksa i buzëqeshur, i shfaqur vazhdimisht në foto përkrah bin Ladenit, teksa të dy organizuan sulmin ndaj Shteteve të Bashkuara.

Lexo edhe:

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

Momenti i veçantë, kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes së Dhomës së Përfaqësuesve

Me origjinë egjiptiane, al-Zaëahiri lindi më 19 qershor të vitit 1951, në një familje mesatare në një lagje të qetë në periferi të Kairos. Një besimtar i devotshëm në fëmijëri, ai u përfshi në një degë të dhunshme islamike sunite që kërkonte të zëvendësonte qeveritë e Egjiptit dhe kombeve të tjera arabe me një interpretim të ashpër të sundimit islamik.

Në rininë e tij al-Zaëahiri punoi si kirurg, por gjithashtu udhëtoi në Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme, duke qenë dëshmitar i luftës së afganëve kundër pushtuesve sovjetikë dhe duke takuar më pas sauditin e ri, Osama bin Laden, dhe militantë të tjerë arabë që ndihmonin Afganistanin të dëbonte trupat sovjetike.

Ai ishte një nga qindra militantët e kapur dhe të torturuar në burgun egjiptian pas vrasjes së presidentit Anëar Sadat nga fundamentalistët islamikë në vitin 1981. Biografët thonë se kjo përvojë e radikalizoi më tej atë. Shtatë vjet më vonë, al-Zaëahiri ishte i pranishëm kur bin Ladeni themeloi Al-Kaidën.

Al-Zauahiri bashkoi grupin e tij militant egjiptian me organizatën e Al-Kaidës. Ai i solli aftësi dhe përvojë organizative Al-Kaidës – duke vepruar fshehurazi në Egjipt dhe duke iu shmangur inteligjencës egjiptiane – çka e lejoi Al-Kaidën të organizonte qelizat e ndjekësve dhe të godiste anembanë botës.

Pse ishte i rëndësishëm al-Zauahiri?

Pas viteve të qeta duke rekrutuar terroristët që kryen sulmet vetëvrasëse, mbledhjes së fondeve dhe thurjes së planeve për sulmet e 11 shtatorit, Zaëahiri dhe ndjekësit e tij u siguruan që Al-Kaida t’i mbijetonte ndjekjes globale që pasoi, në mënyrë që të kryenin sërish sulme.

Në arrati pas sulmeve të 11 shtatorit, al-Zaëahiri ringriti udhëheqjen e Al-Kaidës në rajonin kufitar mes Afganistanit dhe Pakistanit dhe ishte lideri suprem i degëve të kësaj organizate në Irak, Azi, Jemen dhe më gjerë. Me një reputacion për goditjen e armiqve të afërt dhe të largët, Al-Kaida pas 11 shtatorit kreu sulme të shumta ndër vite: në Bali, Mombasa, Riad, Xhakartë, Stamboll, Madrid, Londër dhe më gjerë.

Sulmet që vranë 52 njerëz në Londër në vitin 2005 ishin ndër sulmet e fundit shkatërruese të Al-Kaidës në Perëndim, pasi sulmet me dronë, sulmet kundër terrorizmit dhe raketat e lëshuara nga SHBA-ja dhe aleatët e saj vranë luftëtarët e lidhur me organizatën dhe shkatërruan pjesë të rrjetit terrorist.

Si u vra al-Zauahiri?

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, al-Zaëahiri doli në ballkonin e një shtëpie në Kabul, në Afganistan. Ai me sa duket qëndroi jashtë në ballkon, një veprim që ai e bënte shpesh, siç kishte vënë re edhe inteligjenca amerikane. Në këtë ditë, një dron i SHBA-së lëshoi dy raketa “Hellfire” në drejtim të liderit të Al-Kaidës, ndërsa ai ishte në këmbë, sipas zyrtarëve amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti mbi detajet e sulmit.

Sipas analistëve, dyshohej prej kohësh prania e tij në Afganistan. Zyrtarët amerikanë mësuan këtë vit se së fundmi gruaja e Zaëahirit dhe anëtarët e tjerë të familjes ishin zhvendosur në një shtëpi të sigurt në Kabul. Më pas edhe Zaëahiri iu bashkua atyre, thanë zyrtarët e lartë të administratës.

Zyrtarët amerikanë, të cilëve iu bashkuan edhe liderët e lartë, si presidenti Joe Biden, shpenzuan muaj të tërë duke u siguruar dhe konfirmuar identitetin e tij – dhe rutinën e tij për të qëndruar i vetëm në të njëjtin ballkon – dhe planifikuan sulmin.

Çfarë nënkupton vrasja e tij për Al-Kaidën?

Varet se cili komandant i Al-Kaidës do të marrë vendin e tij. Dhe, pas dekadash sulme nga SHBA-ja dhe vende të tjera, grupi ka mbetur me një numër mjaft të reduktuar të njerëzve.

Eksperti i Al-Kaidës, Ali Soufan, vlerëson Saif al-Adli, një egjiptian si një nga kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar al-Zaëahirin. Statusi i lartë i al-Adl-it brenda organizatës, përvoja e tij dhe potenciali e karizma e tij për të tërhequr sërish dezertorët e al-Kaidës që i janë bashkuar grupeve të tjera ekstremiste, e bëjnë atë një kandidat potencial.

Por, në përgjithësi Al-Kaida tani përballet me një krizë udhëheqjeje dhe një të ardhme të lëkundur. Kjo përfshin rivalitetin ndaj grupeve të reja ekstremiste që u krijuan pas 11 shtatorit dhe që kanë gjithashtu një prani në Afganistan.

Charles Lister, një tjetër ekspert i rrjeteve të dhunshme ekstremiste, shkroi pas vrasjes së al-Zaëahirit se natyra dhe përhapja e konflikteve në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe në Azinë Jugore sot favorizojnë organizatat xhihadiste të fokusuara brenda vendeve dhe jo ato me target global.

Udhëheqësi i ardhshëm i Al-Kaidës do të duhet të dëshmojë lidhjen dhe dedikimin e tij ndaj “degëve të tjera të organizatës, të cilat kanë qenë më të gatshme të kundërshtojnë një udhëheqje qendrore të perceptuar si të shkëputur nga realitetet e konflikteve, duke qenë mijëra kilometra larg”, shkroi Lister.

A e dinin talibanët që al-Zauahiri ndodhej në Afganistan?

Pa dyshim që po, sipas zyrtarëve amerikanë. Deri të hënën nuk ishte e qartë se prej sa kohësh ndodhej al-Zaëahiri në Afganistan, por prania e tij atje përflitej gjerësisht prej disa muajsh, tha Asfandyar Mir, një ekspert i Azisë Qendrore në Institutin e Paqes në SHBA.

Jo vetëm kaq: Shtëpia ku jetonte Al-Zaëahiri me familjen e tij ishte në pronësi të një këshilltari të lartë të liderit taliban, Sirajuddin Haqqani, sipas një zyrtari të inteligjencës amerikane.

Ka mundësi që edhe dikush në mesin e talibanëve i shiti SHBA-së informacion mbi al-Zaëahirin dhe familjen e tij. Por, në mesin e viteve 1990 ishte një qeveri talibane që pranoi liderët e Al-Kaidës dhe i lejoi ata të komplotonin mbi sulmet e 11 shtatorit atje, duke nxitur kështu edhe luftën 20-vjeçare të udhëhequr nga SHBA-ja.

Shqetësim pas vdekjes së al-Zaëahirit në kryeqytetin e Afganistanit është se talibanët po i lejonin sërish organizatat e armatosura ekstremiste të vendoseshin në Afganistan pas tërheqjes së SHBA-së, ashtu siç i druhej Perëndimi.

Etiketa: pse u vraSHBAterroristi

Lajme të lidhura

BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Momenti i veçantë, kongresmenin amerikan e zë gjumi gjatë mbledhjes së Dhomës së Përfaqësuesve

20:13 : 14/05/2025
BOTA

Trump nënshkruan marrëveshjen ekonomike historike prej 1.2 trilionë dollarësh me Katarin

17:51 : 14/05/2025
BOTA

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë

21:54 : 13/05/2025
BOTA

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

18:28 : 13/05/2025
BOTA

SHBA dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshjen prej 600 miliardë dollarësh

17:49 : 13/05/2025
Para
Foto: Instagram

Në pritje të një djali? Flet Aurela Gaçe

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com