• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abrija i burgjeve i jep edhe familjes Sinani 500 mijë euro me negocim

22:54 : 01/08/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Admir Abrija, kreu i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, është i “fiksuar” pas të dënuarëve! Jo të atyre që ka aktualisht në qeli, por ata që kanë qenë. Madje, janë dënuar për falsifikime dhe janë arrestuar për korrupsion me tendera. Por, duket se ditët në qeli i kanë bërë më të kthjellët, pasi kanë arritur të “rekrutojnë” edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Pak ditë më parë, BoldNews.al publikoi dokumentet e një tenderi që kishte fituar Sokol Topçiu, pronari i firmës “Farmanet”, i cili disa muaj më parë u arrestua për ilaccet e COVID 19, por që kishte arritur të fitonte miliona euro para publike. Ndërkohë, disa muaj më pas, fitoi një tender 550 mijë euro nga Burgjet. Pra, nga qelia te tenderat, kësaj herë nga vetë “pronarët” e qelive! Por, Admir Abrija ka vijuar që t’u japë tendera firmave me probleme ligjore, apo të pronarëve të arrestuar dhe dënuar për korrupsion me këto procedura.

Shpallja e fituesit së tenderit emergjent për blerje ushqime në burgje, e bërë me procedurën me negocim
Shpallja e fituesit së tenderit emergjent për blerje ushqime në burgje, e bërë me procedurën me negocim

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shpallur fitues firmën “SINANI TRADING” për një tender emergjent ushqimesh në burgje. Por, kujtojmë se firma “SINANI TRADING” shpk, apo ish “Kurti”, është ndaluar disa vite të marrë pjesë në tendera, pasi ish-pronari i saj, Shemsi Sinani, babai i pronarit akual Ledion Sinani, rezulton i dënuar me 4 vite burg për falsifikime, mashtrime e korrupsion në tenderët ushqimorë të burgjeve. Madje, ka dyshime se furnizonte me ushqime të skaduara këto burgje.

Në dokumentet e siguruara nga redaksia jonë rezulton se kjo firmë, tashmë me emrin “SINANI TRADING”, ka vazhduar të fitojë tendera nga Drejtoria e Burgjeve, madje me procedurën “me negocim, pa shpallje të njoftimit të kontratës”. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “blerje bulmet dhe nënprodukte të tij për nevoja emergjente të DPB, për të dënuarit në IEVP-të”. Fondi për këtë tender edhe 54 milionë lekë të reja, ose rreth 500 mijë euro. Burgjet, ccuditërisht kanë bërë tender emergjent për 171 mijë kg qumësh, 19 mijë e 800 kg gjalpë, 30 mijë e 384 kg djath dhe 27 mijë kg kos. Mësohet se afati i ekzekutimit është 6 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës, ndërsa në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm firma “SINANI TRADING”. Madje, drejtuesit e burgjeve kanë negociuar me këtë firmë. Procedura është tepër e dyshimtë, pasi kujtojmë se ish-drejtuesit e Burgjeve janë vënë shpesh herë nën akuza për korrupsion. Madje, ish-drejtori Artur Zoto u arrestua, ndërsa të tjerët janë hetuar. Po Abrija, i cili duket se ka një “fiksim” për të burgosurit?!

Në vitin 2018, pas skandalit me tenderat në burgje, firma ndryshoi emrin nga “Kurti” në “SINANI TRADING”
Në vitin 2018, pas skandalit me tenderat në burgje, firma ndryshoi emrin nga “Kurti” në “SINANI TRADING”

BoldNews.al hulumtoi dokumentet e Qendrës Kombëtarë të Biznesit për këtë firmë. Rezulton se “SINANI TRADING” më parë është quajtur “Kurti”. Dhe, drejtohej nga z.Shemsi Sinani. Nëse do të kërkosh për këtë emër, në prokurori dhe në polici, do të zbulohet se ai ka qenë i arrestuar bashkë me disa punonjës të burgjeve. Por, firma oas viti 2018 ndryshoi emër dhe ka si administrator djalin e Shemsiut, Ledionin. Ora, nga babai i dënuar te djali, që po mundohet të “pastrojë” emrin e familjes me miliona të fituara po nga burgjet, atje ku babai i tij ka bërë “pis”.

Lexo edhe:

“11 Maji”/ Shtohen masat në burgje, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

Shqiptarët “kampionë” në burgjet angleze/ Vetëm 6 u sollën në Shqipëri, mes tyre Çopja dhe Mema

Etiketa: AbrijaBurgjetjep 500 mije euro

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“11 Maji”/ Shtohen masat në burgje, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

13:09 : 09/05/2025
AKTUALITET

Shqiptarët “kampionë” në burgjet angleze/ Vetëm 6 u sollën në Shqipëri, mes tyre Çopja dhe Mema

20:22 : 09/03/2025
AKTUALITET

EMRI-FOTO/ Pjesë e Policisë së Burgjeve, ky është 21-vjeçari që vdiq në aksidentin tragjik

14:16 : 13/12/2024
AKTUALITET

Kishte humbur kontaktet me familjen prej 12 vitesh, shqiptari gjendet i gjallë në burgjet e Assadit

09:15 : 13/12/2024
BOTA

“Mbipopullim i burgjeve”, Britania plan të ri për të dënuarit e tepërt

21:00 : 06/09/2024
AKTUALITET

Burgjet favorizohen mbi shkollat/ Rriten shpenzimet për të burgosurit, ulen për nxënësit

16:57 : 25/07/2024
Para

Von der Leyen: BE-ja të përgatitet për “më të keqen” në furnizimet me gazin rus

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025

Al Ittihad shpallet kampion në Arabi, festojnë Mario Mitaj dhe Benzema

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com