• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shteti në xhep apo në mexhlis?

21:56 : 30/07/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

A do të ndodhte rënia e e-albania, nëse do të hetohej me përparësi dhe shpejt krimi i ndodhur në prill të vitit 2021?

Rrjedhja e të dhënave personale të 900 mijë shqiptarëve, 15 muaj më parë, nuk u mor seriozisht nga AKSHI, u injorua/relativizua nga qeveria, u zvarrit nga drejtësia dhe edhe sot e kësaj dite që kemi në Tiranë ekspertët më të mirë të microsoft- askush nuk e vë ujin në zjarr për një krim me dëme të pallogaritshme dhe të pakthyeshme.

Mos hetimi i krimit të parë u pasua nga rrjedhjet e radhës të të dhënave, rrogat dhe targat e makinës.

Kushdo që është i interesuar, mik dhe armik, sot ka në dorë identitetin e shqiptarëve. Ka në dorë, numrin personal të identifikimit, adresën e shtëpisë, adresën e vendit të punës, numrin e celularit, preferencën politike, llojin e makinës, targën, numrin e shasisë. Këto të dhëna edhe bufi e di që kanë rrjedhur nga AKSH-i. Në rrjedhjet e të dhënave u përfshinë edhe rrogat e stafeve lokale të ambasadave, një skandal politiko- diplomatik në vete!

Lexo edhe:

Flamur Noka në komision: Jemi i vetmi vend ku drejtorët e policisë i caktojnë kartelet

Të përfituara nga krimi sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkisnin

Sot askush nuk është përgjegjës për rrjedhjen e të dhënave. Asgjë e re nga fronti i hetimit edhe pse kanë kaluar plot 15 muaj, edhe pse zgjedhjet quhen kapitull i mbyllur.

Janë disa pyetje që ende sot nuk kanë përgjigje?

Kush i nxorri të dhënat e 900 mijë shqiptarëve?

Pse nuk u thirr DART i Microsoft për të hetuar?

Pse nuk heton tani që ka rënë “gjëma e madhe”?

Pse prokuroria e zvarrit këtë hetim?

Pse SPAK duke e ditur që këto të dhëna janë vetëm te AKSHI, e gjeti të udhës të shkonte të hetonte gazetarët? Pse nuk u pyet dhe nuk pyetet asnjë patronazhit se si i ka mbledhur të dhënat?

Pse u reagua me shumë vonesë (pas 3 rrjedhjeve të tjera të të dhënave?) Cila është përgjegjësia e kompanive të kontraktuara për sigurinë digjitale të AKSH-it?

Pas 4 rrjedhjeve masive të të dhënave, viti 2022 dukej më i sigurtë sepse, në përgjigje të shqetësimit të krijuar, qeveria më 11 janar nënshkroi marrëveshjen për forcimin e sigurisë digjitale me “Jones International” 6 muaj më pas “agresioni” kibernetik bllokoi shërbimet digjitale dhe beteja me agresorët ende nuk ka përfunduar.

Ajo që të shqetëson është se “të dhënat personale” jo vetëm që nuk merren seriozisht, por paralajmërohet se “nuk kemi parë gjë akoma”.
Kryeministri sugjeroi që pagat mund të bëhen publike, periodikisht (!) ndërsa më 6 maj në një takim me përfaqësues të bankave të nivelit dytë hodhin idenë e integrimit të pagesave bankare me e- albania.

Imagjinoni që edhe llogaritë bankare të kenë lidhje me AKSHI-n?! Shteti në xhepin tënd është një ide e bukur, është një lehtësi e paimagjinueshme, për qytetarët, për biznesin, për këdo, por me kusht që shteti të mbetet në xhepin tënd dhe jo të dalë në mexhlis. Siç ka dalë në mënyrë të përsëritur nga prilli i vitit 2021 e deri më sot!

Etiketa: dervishie-albaniakrimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Flamur Noka në komision: Jemi i vetmi vend ku drejtorët e policisë i caktojnë kartelet

12:19 : 11/11/2025
AKTUALITET

Të përfituara nga krimi sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkisnin

11:23 : 08/11/2025
AKTUALITET

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

17:19 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025
BOTA

64 të vrarë në aksionin më të madh kundër krimit të organizuar në Brazil

21:35 : 28/10/2025
Para

Trajneri i volejbollit përdhunoi 13-vjeçaren, e çoi në një vend të errët me makinë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com