• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjekmarkaj: Loja e pistë me dosjet e sigurimit, të hapen pa përjashtim

16:23 : 30/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, e konsideron një lojë të pistë atë me dosjet e sigurimit të shtetit, ndërsa në një shkrim të tij, shprehet se ato rikthehen në qendër të vëmendjes sa herë e kërkon diskursi politik.

Gjekmarkaj shprehet se dosjet duhej të hapeshin që në vitin 1992, pasi duhej të nxirrej në dritën e diellit, e keqja e 45 viteve përtej faktit kush paguan çmmim të ulët apo të lartë.

“Politika, administrata, diplomacia, policia, ushtria, drejtësia duhen pastruar nga bashkëpunëtorët dhe punëtorët, nga hierarkët e makinës shtypëse të regjimit. Ja ku jemi sot pas 32 vitesh dhe tema rikthehet por jo nga pozita etike.

Thjesht nga pozita politike. Prej ditësh flitet për një dosje të I M. Qeveria përpiqet ta lidhe atë me emrin e ish-Presidentit Ilir Meta fakt të cilin ai e ka kundërshtuar në mënyrë energjike. Unë se di të vërtetën dhe nuk marr përsipër të bëhem zëdhënës i saj, por mosbesim kam të drejtë të kem duke gjykuar kontekstin politik kur argumenti u shfaq dhe u bë monopol i debatit publik”, shkruan ai.

Shkrimi nga Agron Gjekmarkaj

Lexo edhe:

Shoqëritë e sigurimit rrisin të ardhurat, por dëmet e paguara u ulën

Qeveria bën të detyrueshëm sigurimin e banesave/ Kush nuk paguan, penalizohet!

Nëse ke një gjë me të cilën është luajtur piset në vendin tonë janë dosjet e sigurimit të shtetit. Ato rikthehen me stinë sa herë e kërkon diskursi politik.

Ato do duheshin hapur që në vitin 1992, të gjitha pa përjashtim. PD e asaj kohe kishte një super maxhorancë. Në dritën e diellit duhej të dilte e keqja e 45 viteve përtej faktit kush paguan çmim më të lartë a më të ulët. Po kaq duhej ligj për punëtorët e sigurimit të shtetit, gjithë hierarkinë e tij, hetues, prokurorë e gjyqtarë të komunizmit. Po këto nuk ndodhen! Arsyet kuptohen. Përdorimi i tyre ishte qëllimi.

PS ka qenë më e ftohtë ndaj këtij fenomeni duke i konsideruar kontingjentin jo të vogël elektorat e mbështetës politikë. Të gjitha shanse të humbura. E shkuara nuk bëhet më me ndoshta e sikur. Dosjet duhen hapur, të gjitha, më mirë vonë se kurrë.

Politika, administrata, diplomacia, policia, ushtria, drejtësia duhen pastruar nga bashkëpunëtorët dhe punëtorët, nga hierarkët e makinës shtypëse të regjimit. Ja ku jemi sot pas 32 vitesh dhe tema rikthehet por jo nga pozita etike.

Thjesht nga pozita politike. Prej ditësh flitet për një dosje të I M. Qeveria përpiqet ta lidhe atë me emrin e ish-Presidentit Ilir Meta fakt të cilin ai e ka kundërshtuar në mënyrë energjike. Unë se di të vërtetën dhe nuk marr përsipër të bëhem zëdhënës i saj, por mosbesim kam të drejtë të kem duke gjykuar kontekstin politik kur argumenti u shfaq dhe u bë monopol i debatit publik.

Ilir Meta sapo la presidencën dhe rithemeloi partinë e tij LSI në “Parti të Lirisë” duke shfaqur ambicie të madhe opozitare u përball me ketë ngjarje. Duke e konsideruar momentin “leve Arkimedi” për të goditur kundërshtarin krejt makineria e mazhorances shpërtheu në iniciativa përmes Taulant Balles e Klotilda Bushkes duke kompleksuar pjesën e deputetëve që nuk i janë bashkuar “Foltores”.

Ata me propozimet e tyre po duken në të njëjtën gjatësi vale me Qeverinë e cila ka ngut të shprehe kënaqësi për propozimet tona. Momenti, iniciativat dhe mënyra e sjelljes, e pamiratuar nga grupi për këtë çështje po e shfaq atë (grupin) me pa të drejtë si orkestër të qeverisë në karadyzenin e ditës. Deklaratat përqafojnë njëra -tjetrën pavarësisht nga cili kamp nisen.

Ndjeshmëria e kësaj teme e vë në vështirësi një grupim të djathtë në shah-matin e përditshëm, por duhet gjetur forca për t’i ikur përdorimit i cili ka për qellim diversionin mbi opozitën. Sa për dosjet ato duhen hapur të gjitha pa përjashtim. Kjo është njëra ana, tjetra makina shtypëse e diktaturës punëtoret e saj duhen lustruar.

Etiketa: dosjetgjekmarkajsigurimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shoqëritë e sigurimit rrisin të ardhurat, por dëmet e paguara u ulën

19:36 : 27/09/2025
AKTUALITET

Qeveria bën të detyrueshëm sigurimin e banesave/ Kush nuk paguan, penalizohet!

10:29 : 24/07/2025
AKTUALITET

“Shteti dhe pushteti u bënë bashkë”/ Gjekmarkaj: 11 maj ishte farsë zgjedhore

15:08 : 03/07/2025
AKTUALITET

Gjekmarkaj-mazhorancës: Ju në të vërtetë keni humbur! Jeni bërë viktima të zellit

11:25 : 05/06/2025
AKTUALITET

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Do ishte mëkat nëse i hiqet Kastriot Pirolit

14:23 : 17/05/2025
AKTUALITET

Arrestimi i bashkëshortit të Elda Hotit, Gjekmarkaj: Po minohet procesi zgjedhor

14:02 : 11/05/2025
Para

I vendos zjarrin kasolles, u rrezikuan nga flakët edhe disa banesa

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 3 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 02/10/2025

EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

23:00 : 02/10/2025

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025

Conference League/ Shkëndija humbet ndaj Rayo Vallecanos, barazon Drita

22:45 : 02/10/2025

Nipi i Halim Kosovës kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Florian Haçkaj: Ja çfarë më tha

22:37 : 02/10/2025

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

22:27 : 02/10/2025

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do e mbroj vendimin tim

22:15 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com