• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ja cila ishte çështja kryesore që biseduan Biden dhe Xi

23:04 : 29/07/2022
në BOTA

Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping biseduan gjerësisht të enjten në mëngjes mes tensioneve rreth një vizite të mundshme të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan, diçka që Pekini ka paralajmëruar se do të “përballej me përgjigje të fuqishme”. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Uidakuswara njofton.

Ndërsa Tajvani zhvillonte stërvitjet e tij vjetore ushtarake, me veprime simuluese nëse Pekini sulmon, presidenti Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan një telefonatë, e pesta mes tyre që kur Bideni mori detyrën vitin e kaluar.

“Ata shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ndikimin global që ajo ka. Dhe më pas për Tajvanin, Presidenti Biden theksoi se politika e Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar dhe se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqimisht përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status quo-në ose për të minuar paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit, tha sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Zyrtarët nuk thanë nëse telefonata uli tensionet dhe të dyja palët dhanë informacion të kufizuar.

“Në prezantimet e tyre publike të këtyre takimeve si Uashingtoni edhe Pekini, gjithmonë përshkruajnë atë që thanë. Asnjëra palë nuk flet kurrë për atë që dëgjoi, gjë që është ndoshta më e rëndësishmja. Duket se ata po dëgjojnë shumë pak”, thotë Robert Daly, në Qendrën Wilson.

Lexo edhe:

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

Biseda me presidentin Xi, Trump: SHBA dhe Kina do t’i rinisin bisedimet tregtare

Por Tajvani është çështja kryesore. Taipei ka organizuar stërvitje për sulm ajror, ndërsa shqetësimet rriten mbi tensionet e shkaktuara nga planet e pakonfirmuara të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi për të vizituar ishullin, që Pekini e konsideron provincën e tij të shkëputur.

“Mendoj se është e rëndësishme që ne të tregojmë mbështetje për Tajvanin. Unë gjithashtu mendoj se askush nga ne nuk ka thënë ndonjëherë se jemi për pavarësinë kur bëhet fjalë për Tajvanin. Kjo i takon Tajvanit ta vendosë”, tha zonja Pelosi.

Pekini ka paralajmëruar vazhdimisht se do të përgjigjet me forcë.

“Nëse SHBA-ja shtyn përpara dhe sfidon vijën përfundimtare të Kinës, ajo në mënyrë të pashmangshme do të përballet me përgjigje të fuqishme. Pala amerikane do të mbajë të gjitha pasojat që rrjedhin prej saj”, tha Zhao Lijian, zëdhënës i ministrisë së Jashme kineze.

Pekini kritikoi gjithashtu Aktin CHIPS që miratoi Dhomën e Përfaqësuesve të enjten. Legjislacioni do të nxisë prodhimin e mikroprocesorëve në SHBA, dhe do të financojë prodhimin dhe kërkimet shkencore për të rritur konkurrencën amerikane. Ajo është hartuar si një përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur Kinës. /Voa/

Etiketa: BidenXi

Lajme të lidhura

BOTA

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025
BOTA

Biseda me presidentin Xi, Trump: SHBA dhe Kina do t’i rinisin bisedimet tregtare

17:45 : 05/06/2025
BOTA

Joe Biden pas diagnostikimit me kancer: Jam optimist, nuk pendohem për asgjë

20:31 : 30/05/2025
BOTA

Biden me kancer/ Trump: I trishtuar, i uroj Joe shërim të shpejtë

08:02 : 19/05/2025
BOTA

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025
BOTA

Trump përforcon sulmet ndaj Biden: “Shkatërroi Amerikën”

19:18 : 30/04/2025
Para

“Bayern të shikojë problemet në shtëpinë e tij”, Joan Laporta sulmon klubin gjerman

TË GJITHA

Paralajmëron Merz: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

18:19 : 28/06/2025

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025

Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe disa banesa

17:49 : 28/06/2025

23-vjeçari nga Kosova dërgohet në spitalin e Lezhës pa shenja jete, dyshimet

17:34 : 28/06/2025

“Babë! Përqafoje fort Ergin”, ndahet nga jeta babai i këngëtares Barbana Dini

17:17 : 28/06/2025

Masakra në rrugët e Londrës, dënohet me burg përjetë shqiptari që vrau Lumturi Zeqjan

17:13 : 28/06/2025

Policia e Kosovës ndalon 17 persona për “Nxitje të urrejtjes” gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

17:11 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com