• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Ditë e kobshme: 4 vdekje tragjike brenda 24 orëve në Kosovë

18:27 : 29/07/2022
në RAJONI

Katër persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Dy mërgimtarë nga Malisheva kanë vdekur në një aksident tragjik në Podujevë, një burrë nga Deçani ka vdekur pas lëndimeve nga sëpata, e një 42 vjeçar në Pejë ka rënë nga kati i pestë i një objekti.

Gazeta Express ju sjell një përmbledhje të këtyre tri rasteve tragjike, që tronditën vendin.

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një çift mërgimtarësh që po vinin nga Sllovenia në Kosovë për pushime, ka gjetur vdekjen. Aksidenti ndodhi mes një autobusi dhe veturës, ku ndodheshin katër anëtarë të familjes Sopaj nga Malisheva.

Kryefamiljari Shemsedin Sopaj, i moshës 36-vjeçare dhe bashkëshortja e tij 35-vjeçare, identiteti i së cilës s’është bërë i ditur ende, vdiqën, e dy fëmijët të moshës 4 dhe 5-vjeçare morën lëndime të rënda.

Detaje rreth këtij aksidenti dha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lexo edhe:

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka deklaruar Ahmeti.

Fëmijët e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, derisa trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave :Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Për gjendjen e fëmijëve është deklaruar Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

Syla ka treguar se se gjendja e tyre është stabile, por se kanë lëndime të rënda. Ai ka treguar se mosha e fëmijëve është 4 dhe 5 vjeç.

“Që të dy janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente. Janë kryer disa ekzaminime mjekësore të cilat kanë qenë të nevojshme dhe për momentin gjendja e tyre është stabile, mirëpo kanë lëndime të rënda”, tha Syla. E nga Zyra për Informim e QKUK’së kanë thënë se njëri nga fëmijët po trajtohet në neurokirurgji, e tjetri në ortopedi.

“Zyra për informim ju konfirmon se dy fëmijë pas aksidentit kanë kërkuar ndihmë mjekesore emergjente në Klinikën Emergjente. Pas trajtimit emergjent janë transferuar për trajtim të mëtejmë. Njëri në neurokirirgji dhe tjetri në ortopedi”, ka thënë Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK’së.

Te ta ka shkuar për vizitë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Ai ka publikuar disa fotografi me familjarët, derisa u ka shprehur ngushëllime. Ndërkohë, në shtëpinë e familjes Sopaj në Malishevë, tashmë është hapur dera e mortit.

Gazetarja e T7, Elena Ukaj, po qëndron atje, prej ku raportoi më herët se kanë nisur të mblidhen familjarë e miq të familjes.

Kjo s’është tragjedia e vetme që ka ndodhur sot në vend. Një person i moshës 42 vjeçare ka vdekur në orët e para të së premtes në Pejë, pasi i njëjti ka rënë nga kati i pestë i një objekti.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, i cili ka dalur në vendin e ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë. Jemi informu në ora 02:27 minuta dhe jemi përgjigjur menjëherë. Personi është dërguar në Emergjencë e më pas në Prishtinë. Tutje çështja i ka kaluar prokurorisë”, tha Gashi.

Një vdekje tjetër ka ndodhur në Komunën e Deçanit. Një burrë atje ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, derisa ishte duke prerë dru në pyll.

Siç njofton Policia e Kosovës, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i tij është dërguar për obduksion.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, pasdite.

“Deçan 28.07.2022 – 19:45. Një mashkull kosovar dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së drurëve në pyll. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.

Etiketa: kater vdekjeKosovaraste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025
BOTA

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025
RAJONI

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

10:51 : 08/08/2025
SPORT

SKANDAL/ UEFA “fle gjumë”, klubi që garon në Champions falenderon tifozët për banerin “Kosova je Serbi”

19:33 : 07/08/2025
RAJONI

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

15:10 : 07/08/2025
Para

Abuzimi me tenderin, Fatos Tushe pret dënimin nga GJKKO

TË GJITHA

Horoskopi, 10 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/08/2025

Bllokimi i News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme

22:41 : 09/08/2025

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

22:16 : 09/08/2025
Murat Dani djali i pronarit të galerisë dhe minatori i ndjerë Fari Veliu

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia

22:02 : 09/08/2025

“Bëra detyrën, s’jam hero”, flet polici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

21:45 : 09/08/2025

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025

Itali/ Arrestohet pas një viti shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier

21:05 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com