• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkesat për kapital ndaj bankave do të rriten sërish vitin e ardhshëm

20:54 : 28/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Vitin e ardhshëm, bankat tregtare do të përballen me një tjetër rritje të kërkesave rregullatore për kapital. Duke filluar nga data 1 janar 2023, bankat duhet të përmbushin nivelin e ri të shtesës konservuese të kapitalit, që do të arrijë në 2%, nga 1.5% që është aktualisht.

Shtesat markoprudenciale të kapitalit i shtohen kërkesave rregullatore bazë të kapitalizimit të bankave, që përcaktohen në rregulloren “Për mjaftueshmërinë e kapitalit”.

Nga 12% që është kufiri minimal i mjaftueshmërisë së kapitalit, me shtesën konservuese prej 1.5% ky kufi ka arritur në 13.5%, ndërsa prej 1 janarit 2023 do të arrijë në 14%. Shtesa konservuese do të vazhdojë të rritet me 0.5% çdo vit, deri në vitin 2024.

Por, kërkesat e kapitalizimit janë edhe më të larta për një grup të veçantë bankash, të klasifikuara me rëndësi sistemike. Këtu përfshihen pesë bankat më të mëdha në vend: Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka Credins, Banka Raiffeisen, Banka Intesa Sanpaolo, dhe Banka OTP Albania. Aktualisht, BKT ka një kërkesë shtesë në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit prej 1.5% (në total 15%), Credins dhe Raiffeisen janë të detyruara të plotësojnë një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit 1% më të lartë se bankat e tjera (në total 14.5%), ndërsa Intesa Sanpaolo dhe OTP 0.5% më shumë se bankat e tjera (në total 14%).

Përtej detyrimit rregullator, faktikisht shumica e bankave janë edhe sot sipër kërkesave minimale rregullatore. Në fund të tremujorit I 2022, raporti mesatar i mjaftueshmërisë së kapitalit për sektorin bankar ishte 17.95%.

Lexo edhe:

Greqi, do të shpërthente bankën, 38-vjeçarja vdes pasi i plas bomba në duar

Tregtia me Rajonin, Shqipëria humb terren në vitin 2024

Rregullorja për shtesat makroprudenciale të kapitalit u miratua që në mesin e vitit 2019 dhe ato do të aplikohen gradualisht deri në vitin 2024. Kërkesat për një kapitalizim më të lartë të bankave janë në linjë me masat e marra nga institucionet mbikëqyrëse homologe në Europë pas krizës financiare dhe synojnë të rrisin rezistencën e bankave tregtare kundrejt rreziqeve të mundshme në të ardhmen.

Por, nga ana tjetër, këto kërkesa mund të kenë ndikim frenues në vendimmarrjen e bankave të veçanta për të rritur kreditimin, por ndoshta mund të ndikojnë edhe çmimin e produkteve bankare. Përballë trysnisë për të rritur periodikisht kapitalizimin e tyre, bankat mund të priren të rritin marzhet, për të siguruar një përfitueshmëri më të lartë.

Sektori bankar ka shfaqur pakënaqësi të hapura për shtesat makroprudenciale, duke i cilësuar ato si të tepruara dhe barrë shtesë për aktivitetin e bankave tregtare. Bankat argumentojnë se Bashkimi Europian i aplikon shtesat makroprudenciale sipër një niveli bazë të Raportit të Majftueshmërisë së Kapitalit prej 8%, ndërsa Shqipëria ka një nivel bazë 50% më të lartë, në 12%. Për të qenë në linjë me kërkesat e shtuara rregullatore, vitet e fundit disa prej bankave po përdorin edhe instrumente të kapitalit rregullator shtesë, si obligacionet korporative me ofertë private.

Në diskutimet mes palëve, Banka e Shqipërisë ka lënë të kuptohet se kërkesa bazë e mjaftueshmërisë së kapitalit mund të ulet në nivelet e BE-së vetëm pasi të jetë certifikuar ekuivalenca e mbikëqyrjes. Ekuivalenca e mbikëqyrjes duhet të certifikohet nga organizmi mbikëqyrës i BE-së, Autoriteti Bankar Europian (EBA), por ky proces ende nuk një afat të përcaktuar.

Megjithatë, vitin e kaluar Banka e Shqipërisë ka kryer një vlerësim të pavarur të ekuivalencës së kuadrit mbikëqyrës dhe rregullativ, sipas metodologjisë së publikuar nga EBA, me asistencën teknike të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (EBRD) dhe PricewaterhouseCooper (PwC). Analizë, që përfundoi në dhjetor të vitit 2021, doli në përfundimin se kuadri rregullativ e procedurial, si dhe praktikat mbikëqyrëse, janë në një nivel të lartë ekuivalence (afërsisht në masën 80%) dhe të përafruara me standardet e aplikueshme në vendet e BE-së. Ky përafrim vlerësohet veçanërisht i lartë në drejtim të kërkesave për kapital, teknikave të zbutjes të aplikuara, ekspozimeve të mëdha, të likuiditetit, levës financiare, të mbikëqyrjes makroprudenciale, sekretit profesional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ceritifikimi i ekuivalencës së mbikëqyrjes në teori mund ta bëjë më tërheqës tregun shqiptar për investime të reja nga grupet bankare të Eurozonës, por mund të ndikojë pozitivisht edhe strategjitë e biznesit të grupeve bankare ekzistuese në treg./ MONITOR

Etiketa: bankekapitalirenie

Lajme të lidhura

BOTA

Greqi, do të shpërthente bankën, 38-vjeçarja vdes pasi i plas bomba në duar

19:17 : 03/05/2025
AKTUALITET

Tregtia me Rajonin, Shqipëria humb terren në vitin 2024

08:21 : 27/04/2025
AKTUALITET

Lëkundet turizmi, të huajt ranë me 2.7% në Mars

14:49 : 25/04/2025
AKTUALITET

Rruga drejt Thethit e rrezikuar prej rënies së gurëve, banorët: Siguria është alarmante!

20:36 : 13/04/2025
RAJONI

E rëndë në Kroaci! Policia qëllon për vdekje të riun që tentoi të grabiste bankën

15:23 : 28/03/2025
AKTUALITET

Braktisja e vendit/ Shkodra, Kukësi dhe Elbasani me rënien më të madhe të popullsisë

10:15 : 23/03/2025
Para

Berisha: Belinda Balluku shpenzoi 200 mijë euro për arredimin e zyrës së saj

TË GJITHA

U zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Leo XIV kremton Meshën e parë në Kapelën Sistine

11:51 : 09/05/2025

Hëna e plotë e majit, ja cilat shenja të zodiakut preken më shumë

11:45 : 09/05/2025

Berisha nga selia e PD-së: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite

11:26 : 09/05/2025

Lista të hapura, dyer të mbyllura: Në Tiranë politika nuk ngjall shpresë

11:26 : 09/05/2025

“11 Maji”/ Mustafaj: PD do të heqë traun në Kukës, qytetarët nuk do të paguajnë më!

11:19 : 09/05/2025

Dhunë ndaj familjarëve dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes, 3 të arrestuar në Fier

11:12 : 09/05/2025

Transformimi i madh po vjen për këto 3 shenja të horoskopit

11:10 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com