• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden dhe Xi flasin në telefon për më shumë se dy orë

21:09 : 28/07/2022
në BOTA

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe lideri kinez, Xi Jinping zhvilluan një bisedë telefonike, e cila zgjati më shumë se dy orë, ku u fol për të ardhmen e marrëdhënieve të ndërlikuara mes dy vendeve.

Kjo është biseda e pestë telefonike mes dy liderëve dhe kishte në fokus tensionet rreth Tajvanit.

Telefonata nisi në 8:33 të mëngjesit, me kohën lokale në Amerikë dhe përfundoi në orën 10:50, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Dy presidentët “diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje të tjera rajonale dhe globale”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se Bideni nënvizoi se politika e Shteteve të Bashkuara për Tajvanin nuk ka ndryshuar, duke shtuar se SHBA-të “kundërshtojnë fuqishëm përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status quo-në ose për të minuar paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit”.

Lexo edhe:

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

Këndvështrime të ndryshme mbi shëndetin global, politikat ekonomike dhe të drejtat e njeriut kanë testuar prej kohësh marrëdhëniet mes dy vendeve.

Refuzimi i Kinës për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës ka tendosur edhe më shumë raportet.

Biseda vjen në kohën kur Kina ka rritur paralajmërimet për administratën Biden rreth një vizite të mundshme të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan.

Këtë ishull që vetëqeveriset, Pekini e konsideron si territorin e saj.

Pekini ka thënë se do ta konsideronte këtë vizitë si një provokim, një kërcënim që zyrtarët amerikanë po e marrin me seriozitet të shtuar në dritën e inkursionit të Rusisë në Ukrainë.

“Nëse SHBA-ja këmbëngul të ndjekë rrugën e vet dhe të sfidojë limitet e Kinës, ajo me siguri do të përballet me përgjigje të forta”, tha në fillim të javës Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.

Pelosi do të bëhej ligjvënësja me pozitën me të lartë në SHBA që viziton këtë ishull, pas paraardhësit të saj, Neët Gingrich, që ka vepruar njëjtë 25 vjet më parë.

Bideni u tha javën e kaluar gazetarëve se zyrtarët ushtarakë amerikanë besonin se nuk ishte “ide e mirë” që kjo vizitë të realizohej tash.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve të mërkurën që është e rëndësishme që të ketë komunikim mes dy liderëve.

“Presidenti dëshiron të sigurohet që linjat e komunikimit me Presidentin Xi të mbeten të hapura sepse ata kanë nevojë për këtë”, u tha Kirby gazetarëve në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë. “Ka çështje për të cilat ne mund të bashkëpunojmë me Kinën, dhe ka çështje ku padyshim ka fërkime dhe tensione”.

Biden dhe Xi folën për herë të fundit në mars, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës. /Rel/

Etiketa: BidenraportetXi

Lajme të lidhura

BOTA

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

13:41 : 24/10/2025
BOTA

8 editorialet (nga një autor që nuk ekziston) që shpjegojnë planet e Xi për SHBA-të dhe ekonominë

22:42 : 16/10/2025
BOTA

Kallas: Takimi Xi-Putin-Kim në Pekin është një sfidë për rendin ndërkombëtar

16:15 : 03/09/2025
BOTA

Kina prezanton armët e së ardhmes/ Xi, Putin dhe Kim në paradën historike

08:28 : 03/09/2025
BOTA

Analiza: Putin, Xi dhe Modi në skenën globale… kundër Trump?

10:15 : 01/09/2025
BOTA

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025
Para

VIDEO/ Dorëzohet Vllaznia, Craiova i shënon Zogovic golin e tretë

TË GJITHA

Erion Veliaj në Kushtetuese, nis seanca në gjykatë/ LIVE

10:09 : 31/10/2025

Trump urdhëron rifillimin e testimeve bërthamore, Irani reagon ashpër: Veprim i papërgjegjshëm

10:03 : 31/10/2025

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

09:53 : 31/10/2025

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025

Me pranga në duar, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese Erion Veliaj

09:32 : 31/10/2025

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com