• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

77% e familjeve shqiptare tashmë kanë akses në internet

08:15 : 28/07/2022
në AKTUALITET, Teknologji

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se afërsisht 77% e familjeve shqiptarë kanë akses në internet me brez të gjerë nga linjat fikse.

Sipas të dhënave të vitit 2021, ky tregues është rritur me 7 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa e matur si shkallë penetrimi i linjave fikse të internetit në raport me popullsinë, AKEP vlerëson se ky tregues në fund të vitit të kaluar arriti në 19.7%, nga 17.8% që kishte qenë në vitin 2020.

Megjithë rritjen e vazhdueshme në vitet e fundit, shifrat tregojnë se hendeku mes zonave urbane dhe atyre rurale vazhdon të jetë shumë i lartë. Të dhënat tregojnë për një normë të penetrimit të internetit nëpërmjet rrjeteve fikse në zonat urbane mesatarisht 30% dhe në zonat rurale mesatarisht 8%. Bazuar në të dhënat rajonale në 2021 vërehet se qarqet me normat më të larta të penetrimit urban janë Tirana dhe Korça, përkatësisht me nga 43.55% dhe 27.8% ndërsa Durrësi është qarku që ka normën më të lartë të penetrimit rural rreth 23%, i ndjekur nga Tirana, Shkodra

dhe Lezha me nga 10%.

Lexo edhe:

“Amazon” lëshon satelitët e parë në sfidë ndaj ”Starlink” të Musk

20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online, rritje e shpejtë pas pandemisë

Këto tregues megjithatë duhen marrë me një lloj rezerve, edhe për shkak të metodologjisë. AKEP i përllogarit treguesit e penetrimit të internetit si numër total të lidhjeve fikse kundrejt numrit të familjeve dhe të popullsisë. Megjithatë, numri total i lidhjeve përfshi një numër të konsiderueshëm dhe të abonentëve biznes, megjithëse statistikat e AKEP nuk ofrojnë detajim sipas kategorisë së klientëve.

Gjithashtu, burime nga tregu bëjnë të ditur se numri i përgjithshëm i lidhjeve të internetit mund të jetë disi i mbivlerësuar, sepse shumë operatorë kanë tendencën të raportojnë numër më të madh të abonentëve nga sa shërbejnë realisht. Kjo bëhet kryesisht duke mos i fshirë nga statistikat abonentët që largohen dhe mbyllin kontratat.

Të dhënat nga AKEP treguan se numri i abonentëve të internetit me linja fikse arriti në më shumë se 536 mijë në fund të vitit 2021. Gjatë vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i abonentëve u rrit me 5.6%, ndërsa për vitin 2020 rritja e numrit të abonentëve kishte qenë rreth tre herë më e lartë, me 16.7%.

Aksesi në internet po bëhet gjithnjë e më shumë një domosodshmëri edhe në marrjen e shërbimeve publike, sidomos nga momenti që ofrimi i tyre ka kaluar pothuajse 100% në kanalet online. Por, veçanërisht në zonat rurale ky akses është ende mjaft i ulët, për shkak të fuqisë së dobët blerëse që nuk i nxit investimet për zgjerimin e infrasturkturës së rrjeteve. Megjithë hendekun e konsiderueshëm që ekziston, Shqipëria ende nuk ka arritur të ndërtojë një skemë financimi për shtrirjen e rrjeteve në zonat ku nuk ekziston interesi tregtar nga ana e operatorëve privatë. Nga përvoja e vendeve të tjra, skema të tilla ngrihen kryesisht me kontribut direkt të sektorit publik ose duke subvencionuar në mënyra të ndryshme operatorët për të investuar në këto zona./ Monitor

Etiketa: analizaInternet

Lajme të lidhura

BOTA

“Amazon” lëshon satelitët e parë në sfidë ndaj ”Starlink” të Musk

17:53 : 29/04/2025
AKTUALITET

20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online, rritje e shpejtë pas pandemisë

10:40 : 09/04/2025
AKTUALITET

A po përgjohemi? Autoriteti i Sigurisë Kibernetike sqaron se çfarë janë pajisjet DPI

16:43 : 05/04/2025
AKTUALITET

31-vjeçari në Dibër humbi jetën teksa riparonte defektin e internetit/ EMRI

17:06 : 31/03/2025
AKTUALITET

Një spiun në celularin dhe lap top-in tuaj, kompanitë celulare të tregojnë ç’po ndodh me DPI

17:38 : 29/03/2025
BOTA

2.6 miliardë njerëz ende pa internet

17:31 : 27/03/2025
Para

Ndryshimet në qeveri, Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com