• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmet kibernetike, rrezik në rritje pas sulmit rus në Ukrainë

22:59 : 25/07/2022
në AKTUALITET, BOTA

Sulmet kibernetike po rrezikojnë përherë e më shumë rajone si Ballkani Perëndimor, Europa dhe zona më të gjera globale pas sulmit rus në Ukrainë.

Kuvendi i Shqipërisë kishte ftuar të hënën, në një konferencë mbi sfidat aktuale të sigurisë, gjeneralin në pension James Jones, kompania e të cilit ka një kontratë për sigurinë kibernetike me qeverinë shqiptare.

Ai theksoi se një bashkëpunim përherë e më i thellë i shërbimeve inteligjente midis vendeve anëtare të NATO-s nuk është askund tjetër më i ngutshëm se sa në Ballkanin Perëndimor.

Pak ditë pas sulmit kibernetik që goditi sistemet qeveritare të informacionit në Shqipëri, Kuvendi ftoi të komentonte mbi sfidat e sigurisë pas sulmit rus mbi Ukrainën gjeneralin në pension James Jones, ish këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, kompania e të cilit ka nga janari i këtij viti një kontratë me qeverinë Rama për rritjen e sigurisë kibernetike.

Drejtuesi i kompanisë, Jones Group, ish gjenerali Jones deklaroi në konferenën me ligjvënësit shqiptarë se sulmet kibernetike përbëjnë një rrezik themelor për funksionimin normal të shoqërive demokratike, për qëndrueshmërinë ekonomike dhe për vazhdimësinë e bizneseve të lira anembanë botës.

Lexo edhe:

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

Sulm me dron rus në Dnipro të Ukrainës, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Gjenerali Jones i bëri këto komente në konferencën e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Sulmi rus kundër Ukrainës, Sfidat e sigurisë dhe riformimi i gjeopolitikës”.

Autoritetet amerikane theksoi ai, kanë siguruar një rrjet bashkëpunimi përballë incidenteve kibernetike për t’u ngushtuar hapësirat kriminelëve kibernetikë, gjë që kërkon vigjilencë të përhershme, masa të vazhdueshme infrastrukturore në rajon.

“Vendet anëtare të NATO-s duhet të shtojnë përpjekjet përballë rreziqeve kibernetike si dhe bashkëpunimin mes agjencive të inteligjencës, i cili askund nuk është më shumë emergjent se sa në këtë rajon. Sulmi i paprovokuar rus kundër Ukrainës tregoi vlerën e bashkëpunimit në kohë reale. Kjo luftë është një mësim mbi përfitimin e shumëfishtë nga bashkëpunimi i agjencive të inteligjencës për të gjithë aleatët e NATO-s dhe miqtë joanëtarë të saj”, tha zoti Jones.

Sistemet qeveritare të informacionit pësuan disa ditë më parë një sulm masiv kibernetik. Zyrtarët pohuan se po bashkëpunonin me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, si dhe ekipet e kompanive shqiptare për të mos lejuar që ky sulm kibernetik të dëmtonte sistemet shqiptare të informacionit.

Qeveria Rama dhe Jones Group nënshkruan një janarin e këtij viti një marrëveshje për të fuqizuar sigurinë e sistemeve digjitale.

Në dhjetor të dhënat personale të afro 690 mijë personave rodhën nga baza shtetërore dhe private të dhënash, por edhe në zgjedhjet e përgjithshme dolën një mori të dhënash personale për pothuaj gjithë votuesit e kryeqytetit.

Sulmet kibernetike dhe sulmi rus ndaj Ukrainës u trajtuan në konferencë si sfida të reja të sigurisë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, tha se BE po e shton më tej vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor edhe sa i takon çështjeve të sigurisë, ndërkohë që ndikimet joperëndimore ushqejnë nacionalizmat dhe konfliktet në rajon.

“Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO nuk ka ecur paralelisht me anëtarësimet në Bashkimin Europian. Kjo ndikon në çështjet e sigurisë, sepse lejon hapësira për ndikime joperëndimore në rajon”, thotë zoti Nikolla.

Rreziqet kibernetike janë shtuar bashkë me zhvillimin e industrisë kibernetike, gjë që po sjell sfida të reja për demokracitë dhe gjeopolitikat tradicionale. Ciber-politika dhe sulmet kibernetike rrezikojnë demokracitë në shkallë rajonale dhe globale, pohuan ekspertët, jo vetëm shtetet, kufijtë, por edhe ekonominë dhe shoqërinë në tërësi.

Bashkëpunimi i vendeve demokratike u vlerësua tepër i rëndësishëm edhe në teknologjitë 5G, në mënyë që ato të jenë sa më të efektshme në zhvillimin ekonomik të rajoneve dhe në dobi të njerëzve, por jo për të rrezikuar sigurinë e tyre. /VOA

Etiketa: politikesiguriUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

08:44 : 03/10/2025
BOTA

Sulm me dron rus në Dnipro të Ukrainës, një i vdekur dhe 20 të plagosur

20:11 : 30/09/2025
BOTA

Brukseli synon asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës në vitet në vijim

12:38 : 30/09/2025
BOTA

Po e humbet Trump durimin? – Kthesë ndaj Ukrainës?

09:36 : 25/09/2025
BOTA

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

11:41 : 18/09/2025
BOTA

Zelensky: Na duhen 120 miliardë dollarë në vit për të vazhduar sulmet ndaj Rusisë

18:19 : 17/09/2025
Para

Importet e drithërave ranë 10% në 6-mujor, grosistet në pritje të korrjeve të reja

TË GJITHA

Fushë Krujë/ Gjendet një makinë e djegur në Tapizë, brenda saj dy armë

09:27 : 04/10/2025

Përplasi për vdekje këmbësoren, arrestohet shefi i Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë

09:15 : 04/10/2025

Arsimi në fshat/ Mungesa e investimeve zbraz shkollat nga nxënësit

09:08 : 04/10/2025

Kishte 3 urdhër-mbrojtje nga i biri, kush është 65-vjeçari që u gjet i vrarë në Tale të Lezhës (FOTO)

08:55 : 04/10/2025

Kujdes nga pajisjet POS pirate! Ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë

08:41 : 04/10/2025

Mbi 30 fluturime devijohen, mbyllet sërish aeroporti i Mynihut për shkak të dronëve

08:22 : 04/10/2025

Këmbimi valutor 4 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:12 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com