• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Basti i çmendur i Putinit, nuk është i pazakontë për “diktatorët e naftës”

23:48 : 25/07/2022
në BOLD BLOG, BOTA

Nga Guy Laron

Kanë kaluar 5 muaj nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, dhe e ardhmja e botës nuk është dukur kurrë kaq e pasigurt sa sot. Fushata ushtarake e rusëve në Donbas, duket se po vë në pikëpyetje si stabilitetin e ekonomisë globale, ashtu edhe qetësinë e gjatë në konfliktet e superfuqive që kanë mbizotëruar skenë globale që nga viti 1991.

Nën dritën e kësaj ngjarjeje, është jetike të deshifrohen motivet e Putinit, dhe të përpiqemi të kuptojmë finalen e mundshme të konfliktit Rusi–Ukrainë. Për këtë, duhet ta fillojmë nga ajo që e përcakton Vladimir Putinin si udhëheqës.

Që nga ngjitja e tij në pushtet, Putin është fokusuar vetëm në përdorimin e burimeve natyrore të Rusisë për ta katapultuar vendin e tij në statusin e një superfuqie. Ai i përdori të ardhurat nga shitjet e naftës dhe gazit si për ta korruptuar popullsinë ruse (duke rritur pagat dhe pensionet), ashtu edhe për të rritur aftësitë e forcave të tij të armatosura.

Nuk do të ishte e tepruar ta quajmë Putin një “diktator nafte”. Megjithatë, ai nuk është lideri i parë në histori që e ndërton legjitimitetin e tij rreth të ardhurave nga nafta. Dhe nga historia e trishtë e këtyre regjimeve, ka shumë për të mësuar. Dy shembuj të spikatur që më vijnë në mendje janë Bashkimi Sovjetik në fundin e të viteve 1970 dhe Iraku i Sadam Huseinit.

Lexo edhe:

Putin dhuron dekoratë postmortale për djalin e një zyrtareje të CIA-s që luftoi me forcat ruse

Nga truproja te vajzat/ Të gjithë njerëzit e Putin, kush janë trashëgimtarët e rinj të pushtetit në Rusi

Ashtu si Putini sot, këto regjime morën vendimin katastrofik për të pushtuar fqinjët e tyre. Në vitin 1979, Bashkimi Sovjetik pushtoi Afganistanin. Një vit më vonë, Sadami pushtoi Iranin. Pavarësisht se ky hap e përfshiu Irakun në një konflikt të përgjakshëm dhe të gjatë, një dekadë më vonë, në vitin 1991, Sadami dërgoi forcat e tij në Kuvajt.

Në fakt, diktaturat e naftës janë të prirura të kenë politika të jashtme luftarake. Por çfarë shpresojnë të arrijnë ato duke qenë agresivë ndaj fqinjëve të tyre? Në të gjitha rastet e renditura më sipër, diktatura e naftës synoi sulmin ndaj një krahine të pasur me energji të fqinjit të saj.

Në vitin 1979, trupat sovjetike nxituan të pushtojnë fillimisht fushat e gazit në Afganistanin Verior. Në vitin 1980, forcat e Sadamit synuan të vendosnin nën kontroll Khuzestanin, ku ndodhen shumica e fushave të naftës dhe gazit të Iranit.

Dhe në këtë vit, trupat e Putinit janë përqendruar në Ukrainën Lindore, që ka rezerva të bollshme qymyri dhe gazi. Megjithatë, si do të çonte përpara interesat e një diktature të naftës kontrolli i më shumë burimeve të energjisë? Duke qenë se këto lloj diktaturash janë kaq shumë të varura nga të ardhurat nga nafta, ato janë shumë të ndjeshme ndaj kërcënimit tëhumbjes së pjesës së tregut.

Arsyet ishin të ndryshme, por reagimi mbeti e njëjtë. Nga fundi i viteve 1970, modeli sovjetik i biznesit ishte blerja e gazit me çmim të ulët nga Irani dhe Afganistani, dhe shitja e tij për një fitim të madh në tregun evropian të energjisë.

Pas revolucionit në Iran në vitin 1979, regjimi i Khomeinit paralajmëroi se ishte gati të prishte kontratën e tij me Moskën. Paralelisht, ngjarjet në Afganistan sugjeruan se vendi ishte në prag të një revolucioni tjetër islamik. Me sa duket sovjetikët nuk ishin të gatshëm të përballeshin me rrezikun e humbjes në të njëjtin vit të dy furnizuesve të gazit.

Në vitin 1980, Sadam Huseini u përball me një problem të ngjashëm. Irani po nxiste dhe mbështeste një kryengritje të myslimanëve shiitë në jug të Irakut. Atje ndodhej fusha naftëmbajtëse e Rumailas, më e madhja në Irak.

Në vend se t’i linte iranianët t’i mohonin qasjen në fushat e tij të naftës, Sadami mendoi t’u mohonte atyre qasjen në fushat e tyre të naftës. Në vitin 2022, lëvizja e vazhdueshme e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, krijoi një sfidë të madhe për Putinin.

1/3 e eksporteve të gazit rus në Evropë, kalonin përmes linjave të transportit në territorin ukrainas. Ato ishin hedhur në erë, ndoshta nga nacionalistët ukrainas, si në vitin 2007 ashtu edhe 2014–ën.

Përpjekjet e Putinit për të ndërtuar një rrjet paralel, të njohur si gazsjellësit “Nordstream”, qëdo ta lejonin atë të anashkalonte Ukrainën, dështuan kur enti rregullator gjerman refuzoi të miratonte përdorimin e njërit prej tyre. Si të mos mjaftonte kjo, kompanitë ukrainase ishin

në prag të shfrytëzimit të fushave të gazit në Detin e Zi, duke konkurruar kështu me kompanisë ruse “Gazpromin” në tregun evropian të energjisë.

Luftërat e nisura nga diktaturat e naftës përfundojnë keq. Diktatorët e tyre marrin vendime vetëm me një grup të vogël këshilltarësh, që nuk duan t’i kundërshtojnë. Ushtritë e diktatorëve të naftës luftojnë keq, pasi regjimi preferon të promovojë oficerët besnikë dhe jomë të aftët.

Për pasojë, si sovjetikët në Afganistan ashtu edhe irakianët në Iran u bllokuan në një luftë të zgjatur, pavarësisht nga ëndrrat e paraluftës për një fitore të shpejtë. Të dy regjimet dolën shumë të dobësuar nga pushtimet e tyre. Ndërsa fushata ushtarake e Rusisë në Ukrainë po shfaq të njëjtat simptoma, është e vështirë të mendosh se fati i saj do të jetë ndryshe.

Shënim:Guy Laron, lektor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Hebraik të Jerusalemit. / “History News Network” – Bota.al

Etiketa: bastinaftaPutin

Lajme të lidhura

BOTA

Putin dhuron dekoratë postmortale për djalin e një zyrtareje të CIA-s që luftoi me forcat ruse

08:53 : 10/08/2025
BOTA

Nga truproja te vajzat/ Të gjithë njerëzit e Putin, kush janë trashëgimtarët e rinj të pushtetit në Rusi

08:29 : 10/08/2025
BOTA

Eksperti: Samiti SHBA-Rusi i jep Putinit legjitimitet në skenën globale/ Çfarë pritet të ndodhë

18:42 : 09/08/2025
BOTA

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

14:59 : 09/08/2025
BOTA

Moska: Pas Alaskës, takimi i radhës Trump-Putin në Rusi

10:05 : 09/08/2025
BOTA

Trump njofton se do të takohet me Putinin më 15 gusht në Alaska

08:12 : 09/08/2025
Para

Papa kërkon falje për abuzimet e kishës katolike

TË GJITHA

Ndodh edhe kjo në Tiranë/ 21-vjeçari i prezantohet si mjek familjarit të pacientit në spital

13:29 : 10/08/2025

Shiste kokainë në zonën turistike të Livadhit në Himarë, i riu nga Elbasani kapet me 185 doza

13:18 : 10/08/2025

Plazhet bosh/ Rama pranon dështimin me turizmin: Do të marrim masa radikale!

13:06 : 10/08/2025

EMRI/ Arrestohet 42-vjeçari që u vidhte sendet personale në shezllone pushuesve në Durrës

12:49 : 10/08/2025

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

12:37 : 10/08/2025

Bënin “namin” me vjedhje në Lezhë dhe Laç, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

12:25 : 10/08/2025

Rikthehet “përplasja”, Luana Vjollca i merr Festivalin e RTSH-së Arbana Osmanit

12:13 : 10/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com