• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Non grata” britanike/ Berisha letër ambasadorit: Paraqisni çdo fakt në gjykata

15:11 : 23/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka drejtuar një letër të hapur ambasadorit britanik në vendin tonë, një ditë pasi njoftoi publikisht se qeveria britanike kishte vendosur sanksione ndaj tij.

Në letër, kryetari i PD-së shkruan se ky është një vendim tendencioz dhe absurd, me shpifje publike pa asnjë argument, ndërsa shprehet se s’ka asnjë provë për akuzat ndaj tij.

Berisha shkruan se akuzat e pabaza përbëjnë një skandal që ka për qëllim të zgjasë ditët e qeverisë së Ramës, sipas tij, më të korruptuar e inkriminuar në Europë.

Por, ai shton se “me të gjitha mundësitë e mia modeste, nuk do rresht së luftuari për të bindur shqiptarët se korrupsioni, krimi i organizuar dhe shitblerja e votës janë armiqtë e lirisë, demokracisë, dinjitetit dhe të ardhmes së tyre”.

Në fund të letrës, Berisha e fton ambasadorin dhe qeverinë britanike që çdo fakt apo dokument që disponojnë kundër tij, ti paraqesin pranë gjykatave shqiptare apo britanike.

Lexo edhe:

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Berisha: Begaj është i padenjë! S’duhet ta firmoste kurrë vendimin

REAGIMI I PLOTË I BERISHËS

Shkëlqesia juaj!

Dje, Ambasda e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, që Ju drejtoni, reagoi ndaj deklaratës sime për shpalljen non grata nga autoritetet e vendit tuaj. Në mungesë të fakteve, në vend të ndjesës publike, në këtë reagim mbrohen shpifjet vulgare të letrës në emër të Sekretarit të Brendshëm, në të cilën unë akuzohem për korrupsion, dmth përdorimin e pushtetit për pasurimin tim dhe rrethit tim, për të cilat nuk keni sjellë dhe nuk do mund të sillni kurrë asnjë provë dhe fakt të vetëm për arsyen e thjeshtë se të tilla nuk ekzistojnë.

E vetmja gjë konkrete, që përmendet në atë letër për korrupsionin është shtetasi britanik Damir Fazliç, ish-këshilltari im elektoral në ekipin e BGR në zgjedhjet e vitit 2005, të cilin sipas letrës, unë e kam pasuruar dhe mbrojtur kur ndaj tij dolën prova inkriminuese. Në fakt, 14 vite më parë, Prokuroria shqiptare e hetoi sipërmarrësin në fjalë për një kohë të gjatë, duke konkluduar se nuk kish mundur të provonte asnjë nga shkeljet e pretenduara për të. Dhe, me lejoni të theksoj se, e gjithë historia lidhet me sjelljen e kapitalit privat të Fazllic për investim direkt, dhe jo për lidhje me tendera apo kontratat publike. Për më tepër, gjatë 9 viteve që prej largimit tim nga qeveria, nëse do të kishtë pasur shkelje, Prokuroria ka pasur mundësi të hetonte përsëri, por asnjëherë, një gjë e tillë nuk është bërë për faktin e thjeshtë se hetimi i parë, ndonëse i plotë e i thelluar, nuk gjeti asgjë të jashtëligjshme.

Nëse Shkëlqesia Juaj ka prova inkriminuese për shtetasin Tuaj, ligji Ju detyron t’i dërgoni ato para drejtësisë shqiptare ose angleze, dhe jo të tirrni shpifje publike pa sjellë asnjë argument.

E gjej tendencioz dhe absurd përdorimin për akuza ndaj meje të emrit të një qytetari britanik, i cili nuk ka qenë kurrë i dënuar në vendin tim, dhe në dijeninë time as në vendin tuaj, dhe që nuk ka përfituar kurrë as dhe një cent nga qeveria ime, dhe që pas largimit tim nga pushteti ka vazhduar të bëjë investime të rëndësishme në Shqipëri.

Me këtë rast ju vë në dukje se përdorimi për të me akuzuar mua për korrupsion i emrit të një qytetari britanik, i cili nuk ka qenë kurrë i dënuar në vendin tim, dhe në dijeninë time as në vendin tuaj, përbën një fyërje për çdo shqiptar, për çdo britanik, per çdo europian, për çdo amerikan dhe për çdo qytetar të botës që beson në prezumimin e pafajësisë, parim i sanksionuar qe nga Magna Carta, dhe pas saj në të gjitha dokumentat e tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, por që Ju ua mohoni një qytetari të vendit Tuaj, me qëllim shpifjen ndaj një personi tjetër.

Kjo përbën një skanadal të rëndë dhe akt të mirëfilltë korruptiv, që ka për qëllim final të zgjasë ditët e qeverise më të korruptuar dhe inkriminuar të Europës. Me këtë rast, dua t’Ju siguroj, Ju dhe qeverine e Madhërisë së Saj, për të cilën ruaj respekt të vërtetë, se me të gjitha mundësitë e mia modeste, nuk do rresht së luftuari për të bindur shqiptarët se korrupsioni, krimi i organizuar dhe shitblerja e votës janë armiqtë e lirisë, demokracisë, dinjitetit dhe të ardhmes së tyre.

Shkelqesia Juaj, nuk po ndalem të komentoj akuzën Tuaj politike për lidhjet e mia me krimin, pa sjellë asnjë fakt, sepse për këtë flet shumë më gjate e më thellë, heshtja Juaj për rekordet më të zeza të narkoqeverise që po zbraz Shqipërinë më shumë dhe më shpejt se një luftë. Por, iu bëj me dije se jeni zyrtari i parë në botë që e thoni një gjë të tillë, dhe se akuza të tilla nuk janë artikuluar ndonjëherë as nga kundërshtarët e mi, lidhjet e të cilëve me krimin e organizuar i kam denoncuar dhe vazhdoj t’i denoncoj çdo ditë.

E mbyll këtë letër me lutjen dhe kërkesën time për Shkëlqesinë Tuaj, Ambasador King-Smith, dhe qeverinë e MB, që çdo provë, fakt apo document, që dispononi apo që mund të siguroni, nga kushdo në botë, t’i paraqisni pranë gjykatave shqiptare apo britanike.

Me konsideratë,
Sali Berisha.

Etiketa: non grataSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

15:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Berisha: Begaj është i padenjë! S’duhet ta firmoste kurrë vendimin

15:31 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Përshëndes vendimin, akt i rëndësishëm

15:17 : 09/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Berisha-Peleshit: Bëre apologji hipokrite, Enver Hoxhën e futët në agjendë me urdhër të Ramës

10:41 : 09/10/2025
Para

Zjarret përfshijnë disa fshatra në Mitrovicë

TË GJITHA

Jordan Daci i bindur: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025
Screenshot

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com