• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali 22 milionë euro/ FSHZH, në 7 tenderë shpall fituese ofertat më të larta

11:52 : 21/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE
Administratori i Bashkise se Tiranes Dritan Agolli, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka raguar ndaj aksionit te Inspektoriatit Ndertimor ne qender te Tiranes, lidhur me mbushjen e themeleve te nje ndertimi, per ngritjen aty te nje lulishteje.

Administratori i Bashkise se Tiranes Dritan Agolli, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka raguar ndaj aksionit te Inspektoriatit Ndertimor ne qender te Tiranes, lidhur me mbushjen e themeleve te nje ndertimi, per ngritjen aty te nje lulishteje.

Babëzia në Fondin Shqiptar të Zhvillimit nuk ndalet. Në kohë krize kur çmimet e materialeve të ndërtimit kanë kapur majat Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli ka tenderuar për një seri punësh publike, që nga përshkrimi duket se janë në funksion të fushatës së ardhshme për zgjedhjet lokale.

Tenderat

Skandali merr përmasa të mëdha pasi në 10 tenderë, shtatë prej tyre nuk i kanë fituar kompanitë me oferta me të mira. Vlera totale e këtyre 7 tenderëve është mbi 22 milionë euro. Tenderin për rehabilitimi i përroit Lushnje dhe rikualifikimi urban i zonave rreth tij, me fond limit 2,7 milionë euro e ka fituar ”ALB TIEFBAU”, e renditur e treta.

Procedurën për ndërhyrje në rrugë dhe nyje lidhëse rajonale dhe lokale, me vlerë 2,2 milionë euro e ka fituar “ALBBUILDING” sh.p.k., e renditur e dyta me një ofertë rreth 150 mijë euro më shumë se oferta më e mirë. Në tenderin për ndërhyrje rigjeneruese në blloqet e banimit, rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 4, me fond limit gati 3 milionë euro fituese është shpallur kompania “Modeste” sh.p.k., e klasifikuar e treta me 120 mijë euro më shumë se oferta më e mirë.

Në garën për ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike (rajoni 3), fondi limit ishte, 3,7 milionë euro dhe fituese është shpallur “G.P.G COMPANY”, e klasifikuar si e treta, me 230 mijë euro më shumë se oferta me e mirë. Për kontratën për ndërhyrje rigjeneruese ne blloqet e banimit rigjenerimi i stokut të banesave në rajonin 3, me fond limit rreth 3 milionë euro fituese ka dalë kompania “Senka” sh.p.k e renditur e shtata me 300 mijë euro më shumë se oferta e klasifikuar e para.

Lexo edhe:

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

Mafia familjare në Bashki: Si bashkëshorti dhe vëllai i Emiriana Sakos zhvasin qytetin e Durrësit

Në tenderin për ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike (rajoni 1 dhe 2), me fond limit 4 milionë euro, fituese është kompania “BAMI” sh.p.k., e renditur e pesta, me 350 mijë euro më shumë se oferta më e mirë.

Seria abuzive e tenderëve mbyllet me garën për ndërhyrje për përmirësimin e strukturave dhe mbrojtjeve rrugore, me fond limit 3,5 milionë euro i fituar nga kompania “ALBBUILDING” sh.p.k., e cila kishte një ofertë 100 mijë euro më të lartë se kompania e renditur e para. I gjithë ky abuzim po ndodh kur qytetarët po shtrëngojnë rripin për çmimet e rritura të ushqimeve bazë dhe kur pensionistët dhe familjet ne nevojë nuk po e marrin më mbështetje financiare për përballimin e krizës.

Shkeljet e FSHZH

Por, ky nuk është rasti i vetëm kur Fondi Shqiptar i Zhvillimit është gjetur në shkelje. Më herët, edhe tenderët e zhvilluar për projektimin dhe kolaudimin e punimeve të banesave të rindërtimit kanë shkelur hapur konkurrencën. Kështu, shumica e kompanive që kanë marrë pjesë kanë dhënë ofertë të njëjtë. Bëhet fjalë për tenderin mbi “Kolaudimin e punimeve për rindërtimin të njësive të banimit pallat në Laç”, me fond limit 1.228.249 lekë. Të 13 ofertat e paraqitua janë në vlerën e 1,013,851 lekëve.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vijuar me vlerësimin e tenderit pavarësisht se rasti duhej denoncuat pranë komisionit hetimor. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me tenderin tjetër “Kolaudim punimesh për njësitë e banimit në Manzë”, ku kanë dhënë ofertë 13 firma, prej të cilave 12 kanë paraqitur ofertë fikse prej 928,346 lekësh.

E njëjta skemë është ndjekur edhe në 7 praktika të tjera tenderimi, ku janë paraqitur të oferta me vlerë të njëjtë dhe fitues ka dalë një prej tyre me një diferencë të vogël pikësh. Fondi Shqiptar i Zhvillimit jo vetëm që nuk ka pezulluar garën por ka vazhduar deri në fund me politikën e tenderimit, duke u bërë në këtë mënyrë pjesë e lojës së oligopol të kompanive./Panorama/

Etiketa: Dritan Agollifitues ata me ofertat me te lartatenderat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025
AKTUALITET

Mafia familjare në Bashki: Si bashkëshorti dhe vëllai i Emiriana Sakos zhvasin qytetin e Durrësit

15:26 : 25/06/2025
AKTUALITET

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025
AKTUALITET

Kulla e vrojtimit në Ksamil/ Tan Agolli i FSHZH-së i jep Xhavit Ismailit tenderin 5.5 mln euro

12:03 : 11/06/2025
AKTUALITET

Fraksioni i dytë i dosjes “5D”/ GJKKO dënon me shërbim prove ish-drejtoreshën e Veliajt

12:39 : 28/05/2025
AKTUALITET

Tenderat e dyshimta të FSHZH së Dritan Agollit! Ku përfundojnë miliona € dhe firmat e favorizuara

20:50 : 22/05/2025
Para

Rezoluta për raportin e Dick Marty, Rama: Do shkojë në Stasburg

TË GJITHA

Qelluan me armë makinën e të riut, reagon policia e Lezhës

15:22 : 28/06/2025

Si e spiunoi Mossad-i programin bërthamor iranian për vite me radhë

15:21 : 28/06/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

15:09 : 28/06/2025

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

14:49 : 28/06/2025

Thirrje “Kosova është Serbi” në Gazimestan, policia ndalon një serb në Festës e Vidovdanit

14:44 : 28/06/2025

Të paktën 34 persona të vrarë në Gazë teksa rriten shpresat për armëpushim

14:24 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com