• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia luftë në Ukrainë, por Putin mban konferencë në Iran

10:36 : 19/07/2022
në BOTA

Presidenti rus, Vladimir Putin, arriti në Teheran më 19 korrik dhe pritet të mbajë bisedime me homologët e tij iranian dhe turk, Ebrahim Raisi dhe Recep Tayyip Erdogan.

Bisedimet pritet të përqendrohen në propozimin e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, që ka për qëllim rikthimin e eksporteve të drithërave ukrainase për të lehtësuar krizën globale ushqimore.

Në agjendë të bisedimeve pritet të jetë edhe konflikti në Siri. Kjo vizitë është pjesë e të ashtuquajturit format të bisedimeve të Astanës, që lidhen me Sirinë. Putin po ashtu është paraparë të takohet me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Kjo është vizita e parë e liderit rus jashtë ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Yury Ushakov, këshilltari për politikë të jashtme i Putinit, u tha gazetarëve në Moskë se bisedimet e Putinit me Erdoganin do të përfshijnë edhe planin për të zhbllokuar dërgesat e drithërave ukrainase.

Lexo edhe:

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

“Çështja e dërgesave të drithërave ukrainase do të diskutohet me Erdoganin… Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë punën në këtë drejtim”, citohet të ketë thënë Ushakov.

Rusia ka marrë kontrollin e disa prej porteve në Detin e Zi dhe ka bombarduar disa të tjera, përfshirë edhe portin e Odesës, ndërsa Ukraina ka vendosur mina në afërsi të disa porteve, me qëllim që të parandalojë sulmet tokësore ruse.

Negociatat midis Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së raportet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje që do të mundësonte nisjen e eksporteve të drithërave ukrainase përmes porteve. Negociatorët rusë dhe ukrainas pritet të takohen me diplomatët turq dhe të OKB-së në Stamboll më 20 korrik për të diskutuar për marrëveshjen e mundshme.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka lënë të kuptohet më 15 korrik se dokumenti final do të jetë gati së shpejti dhe do të mundësojë rikthimin e eksporteve të drithërave ukrainase dhe të drithërave dhe plehrave artificiale që eksporton Rusia.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka konfirmuar se “marrëveshja në parim është arritur” midis Ukrainës dhe Rusisë, që sipas tij, do të krijojë një korridor të sigurt detar për të mundësuar transportin e drithërave.

Sipas Ushakov, një qendër koordinuese do të hapet në Stamboll, që do të lejojë rrugëtimin e mallrave përmes Detit të Zi.

Diplomatët kanë thënë se në planin e diskutuar përfshihet edhe lejimi që anijet ukrainase të përcjellin dërgesat me drithë jashtë porteve. Negociatorët shpresojnë se kjo zgjidhje do të mundësojë që të zbrazen depotë me drithëra në Ukrainë, para sezonit të ri të korrjeve.

Bllokada e eksporteve të drithërave ka bërë që çmimet globale të ushqimit të rriten dhe janë rritur shqetësimet për përhapjen e urisë në Afrikë dhe Lindje të mesme, zona që varen nga dërgesat ukrainase të drithërave. /Rel/

Etiketa: LuftaPutinTeheran

Lajme të lidhura

BOTA

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025
BOTA

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025
BOTA

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza

19:48 : 28/10/2025
BOTA

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

20:53 : 27/10/2025
BOTA

The Telegraph: Putini ka frikë nga një grusht shteti ndërsa regjimi i tij dobësohet

19:33 : 26/10/2025
BOTA

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025
Para

Negociatat, Majlinda Bregu: Më mirë vonë se kurrë

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com