• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mijëra fëmijë të porsalindur përjashtohen nga “shporta e bebes”

Kushtet skandaloze

18:02 : 19/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Në vitin 2020, Bashkia e Tiranës hoqi shpërblimin prej 5 mijë lekësh për të porsalindurit, duke e zëvendësuar me një “shportë bebesh”.

Në fakt, nga kjo nismë, kryeqytetasit humbnin disa mijë lekë, teksa produktet e shportës bënin më pak lekë sesa shpërblimi. Por, shportat kanë filluar edhe të tkurren, pasi nga 9 mijë të tilla që ishin në 2020, kanë shkuar në vetëm 6 mijë në 2022. Padyshim, Bashkia e Tiranës po “kursen” edhe me të porsalindurit, teksa synon që të nxjerrë “qimen nga qulli”.

Në vend që të verifikonte kushtet për inceneratorin, Erion Veliaj tkurr edhe këto shpërblime, për qytetarët më të vegjël të kryeqytetit. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, pak ditë më parë është hapur tenderi me objekt “shporta e bebes”.

Faksimile: Njoftimi i Bashkisë së Tiranës për hapjen e tenderit “shporta e bebes”

Në dokumentet që ka siguruar Boldnews.al detajohet se fondi limit apo vlera e pritshme e kontratave është 24.994.998 lekë pa tvsh, ndërsa kohëzgjatja e kontratës për zbatimin e saj është 1 vit nga data e nëshkrimit të kontratës.

Lexo edhe:

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

Në dokumentet shoqëruese thuhet se synohet që të blihen 6000 shporta për bebet. Boldnews.al bëri një kalkulim të thjeshtë, duke pjesëtuar vlerën e tenderit me numrin e shportave. Nga përllogaritja doli rezultoi se 1 shportë do të kushtojë 4165 lekë të reja, ose rreth 41 mijë lekë të vjetra. Pra, 9 mijë lekë të vjetra më pak sesa shpërblimi që merrnin këto familjet. Megjithatë, në dokumentet që ka botuar Boldnews.al vitet e kaluara, për tenderat e 2020-ës dhe 2021-shit, detajohej se do të bliheshin rreth 9 mijë shporta, ndërkohë aktualisht, do të blihen vetëm 6 mijë të tilla. Pra, 3 mijë më pak përfitues nga kjo skemë! Madje, shuma ka qenë plot 37.494.000 lekë nga 24.994.998 lekë që është sot.

Faksimile: Bashkia thotë se përfitojnë vetëm fëmijët që lindin në shtet, jo at ate private

Ndërkohë, me këtë skemë përfitojnë vetëm fëmijët që lindin në dy maternitetet e Tiranës dhe jo ata në privat. Në dokumente thuhet se “përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij projekti do të jenë të porsalindurit në martenitetin publik ‘Mbretëresha Geraldine’ ose ‘Koço Glozheni’, prindi/prindërit e të cilëve janë me vendbanimin të përhershëm në Tiranë” thuhet në këto dokumente. Pra, jo ata në privat apo që jetojnë me qira apo në banesat e tyre në Tiranë, po s’kanë vendbanimin në kryeqytet.

Një skemë përjashtuese për mijëra familje, skemë e cila bie ndesh me programin e qeverisë që synon që të shpërblejë familet me shumë fëmijë, me qëllim që të ulë moshën mesatare, për shkak të emigrimit masiv të të rinjve dhe krahut të punës. Por, Bashkia e Tiranës, shkruan se me këtë nismë do të reduktojë ankthin e nënës së re në ditët e para paslindjes! Një tallje për nënën dhe familjet e reja, pasi shporta e bebes do të ketë “1 pako pelena, 1 shishe qelqi me biberon, 1 shampo, 1 letër të lagur, 1 krem, 1 vaj, 1 lodër pellushi dhe 1 libër për kujdesin ndaj fëmijës”. Dhe, me këto sende, nënës i ulet ankthi dhe stresi?! Vitin e kaluar, botuam se fituesi i tenderit ishte opozitari që i shpëtoi mandatin Veliajt.

A do të jetë i njëjti edhe këtë vit?!

Etiketa: Bashkia e Tiranesshporta e bebestenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Brenda pak orëve do të zyrtarizojmë kandidatin

20:46 : 03/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt

14:52 : 02/10/2025
AKTUALITET

Rama dërgoi vakancën në Bashkinë e Tiranës në Presidencë, Bardhi: Shkelje e rëndë

12:37 : 30/09/2025
AKTUALITET

Këlliçi flet për garën në Bashkinë Tiranë: Ja kushti që duhet të plotësojë kandidati i PD

22:00 : 26/09/2025
Para
Foto ilustruese

Guardia di Finanza në brigjet e Vlorës, në ndjekje të një skafi, çfarë dyshohet

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com