• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prokurori shpjegon në KPA pasurinë dhe kontaktin me vëllain e ndjerë të deputetit

23:32 : 18/07/2022
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbajti të hënën seancën e radhës për ankimin e paraqitur nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kundër konfirmimit në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjon Kodra.

Seanca dëgjimore u përqëndrua në paraqitjen e parashtrimeve të mbrojtjes nga avokati Plator Bilibashi ndaj analizës financiare të përgatitur Komisioneri Publik për pasurinë e subjektit të rivlerësimit, si dhe në pyetjet e përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, në lidhje me kontaktin e prokurorit Kodra me një subjekt me të shkuar kriminale, i cili rezultonte se ishte gjithashtu vëllai i një deputeti.

Kolegji njoftoi gjithashtu se ndaj subjektit ishte depozituar një denoncim i ri, por e hodhi poshtë këtë të fundit duke nënvizuar se nuk përmbante fakte dhe prova të vlefshme për procesin e rivlerësimit kalimtar.

Trupi gjykues që ka marrë në shqyrtimi ankimin Komisionerit Publik ndaj Kodreës përbëhet nga gjyqtarja Albana Shtylla si kryesuese, si dhe gjyqtarët Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi dhe Rezarta Szhuetz.

Për shkak të një sulmi kibernetik masiv që ka godituar Agjencinë Kombëtarë për Teknologjinë e Informacionit, AKSHI, seanca dëgjimore të hënën KPA ndaj prokurorit Gjon Kodra nuk mbajt me video konferencë, por me praninë e medias në sallë.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

Kodra e ka filluar karrierën në vitin 1989 si hetues në Tropojë dhe në vitin 1995 është emëruar prokuror ushtarak. Prej më shumë se 20 vjetësh subjekti i rivlerësimit shërben si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prokurori Kodra u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Olsi Komici relator dhe Xhensila Pine anëtare. Por vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa pasi ONM ngriti shqetësime mbi pasurinë e subjektit, profesionalzimin dhe integritetin e figurës.

Kryesuesja e seancës Albana Shtylla njoftoi se Komisioneri Publik kishte depozituar në KPA analizën financiare të pasurisë së subjektit dhe një kopje e saj i ishte dorëzuar palës mbrojtësë, e cila paraqiti në vijim parashtrimet e saj.

Në përgjigje të analizës financiare të depozituar nga Komisioneri Publik, avokati Plator Bilibashi depozitoi 11 faqje parashtrime me shkrim, të cilët i përmblodhi gjatë seancës dëgjimore. Ai theksoi se analiza e Komisionerit Publik i përmbahet analizës financiare të realziuar KPK dhe e vetmja çështje diskutimi lidhej me deklarimin e kursimeve të bashkëshortës së subjektit, nga puna e saj jashtë vendit në vlerë 35 mijë euro.

Avokati theksoi se subjekti i rivlerësimit nuk i kishte deklaruar në deklarimin fillestar në ILDKPKI këto kursime, për shkak të paqartësisë së ligjit në lidhje me pasurinë e personave të lidhur me nënshtetësi të huaj dhe mënyrën e deklarimit të të ardhurave të siguruara jashtë vendit.

Bilibashi theksoi se subjekti i rivlerësimit kishte dëshmuar nëpërmjet provave shkresore se të ardhurat e bashkëshortes ishin të ligjshme dhe deklarimi i tyre në ILDKPKI me vonesë në vitin 2006, përbënte një ‘pasaktësi’.

Sipas avokatit pasuria e bashkëshortes italiane të prokurorit kishte burim të ardhurat nga puna në Itali dhe Shqipëri, sipërmarrja private dhe pagesat e sigurimeve shoqërore pas vitit 2001. Ai theksoi se ato ishin deklaruar në vitin 2006, për shkak se ishte kjo periudha kohore kur subjekti kishte marrë fillimisht dijeni për ekzistencën e tyre.

Gjatë seancës dëgjimore, pëfaqësuesi i ONM-së Gerrit Sprenger i drejtoi dy pyetje subjektit në lidhje me pastërtinë e figurës, të cilat lidheshin me kontaket e subjektit me shtetasin P.A – vëllai i ndjerë një deputeti i hetuar nga për trafik narkotikësh nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Midis subjektit të rivlerësimit dhe shtetasit P.A në vitin 2008 është regjistruar një bisedë telefonike. ONM ka depozituar informacione dhe dokumente që vërtetojnë se P.A. ka qenë i dënuar në Itali për përshirje në krim të organizuar dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Subjekti ka depozituar në KPA një proceverbal të një seance gjyqësore të vitit 2001 kundër P.A të mbajtur një çështje për falsifikim dokumetesh, ku ai ka përfaqësuar organin e akuzës gjatë konkluzioneve përfundimtare. Kodra tha se kishte lexuar konluzionet përfundimtare në gjykatë pasi prokurorët e çështjes e kishin braktisur atë dhe ishte urdhëruar nga Prokurori i Rrethit për të përfaqsuar organin e akuzës.

I pyetur nga përfaqësuesi i ONM-së, subjekti rivlerësimit insistoi të komunkimi i tij me shtetasin P.A, në të shkuarën ishte rastësor dhe përmbajtja nuk i kujtohet pasi kishte ndodhur shumë vite më parë. Ai theksoi se nuk kishte pasur asnjë kontakt tjetër me P.A – përveç telefonatë së vitit 2008 të raportuar nga DSIK.

Për sa i përket të dhënave të DSIK-së për marrëdhënien e subjektit me shtetasin P.A, KPA vendosi të verifikoj përmbajtjen e tyre në burim. Senca radhës ndaj prokurorit Kodra do të mbahet me 22 korrik 2022, në orën 8:30. /BIRN/

Etiketa: Gjon Kodrakpashpjegime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

14:23 : 25/04/2025
Para

Çfarë po ndodh pas masakrës së Fushë Krujës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Finalja e FA Cup/ Crystal Palace në avantazh ndaj Man.City-t, Marmoush gabon nga penalltia

18:39 : 17/05/2025

Përfundon numërimi i votave në Lezhë/ Flamur Noka dhe Taulant Balla përplasen fizikisht

18:35 : 17/05/2025

Vrasësi serial u ekzekutua në Florida, fjalët e fundit ia drejtoi Trumpit

18:32 : 17/05/2025

Parashikimet për fituesin e “Eurovision 2025” pak orë para finales së madhe

18:16 : 17/05/2025

Axhenda për javën e ardhshme, Tirana programon miqësore me ekip tjetër nga Kategoria e Parë

18:08 : 17/05/2025

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierë

18:04 : 17/05/2025

Përfundon Bundesliga, Dortmundi rrëmben vendin në Champions në javën e fundit (Verdiktet)

17:49 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com