• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Fati im dhe i Sandrit, në korrik 92’ filloi sherri në PD!”, rrëfimi i Nikoll Lesit

21:11 : 18/07/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për lindjen dhe historinë e kësaj gazete dhe disa nga personazhet që ndihmuan në krijimin e saj.

Lesi tregoi se si gazeta lindi fillimisht si një gazetë lokale në Lezhë dhe më pas u kthye në një të përditshme të pavarur, ku kanë punuar disa nga gazetarët më të njohur në vend.

Pjesë nga biseda:

Nikoll Lesi: Unë kisha mbaruar për fizikë në 1988 dhe në atë kohë kisha shkruajtur te Gazeta Drita dhe Gazeta Studenti. Çdo shkrim që botonim atëherë, na dukej sikur kishim kapur qiellin me dorë në fillimet tona. Fatmirësisht më caktuan redaktor në gazetën lokale të Lezhës.

Pasi punova dy vjet, në janar 91’ u mbyll gazeta për katër muaj. Një moment, mora iniciativën ta rinxjerr gazetën, por nuk kishim konceptin e gazetës së pavarur. Kishim idenë që aty të pasqyrohej mendimi i PD, i Partisë Socialiste, etj, pra që lexuesi i të gjithë krahëve të gjente atë që dontë për vete. Një ide utopike për kohën.
Mora Zef Shtjefnin që ka qenë gazetar i sportit, mblodhëm nga 75 mijë lek të vjetra dhe bëmë 150 mijë lek. Ndamë aksionet. Gazeta dilte një herë në javë në Lezhë. Doli në Maj 1991. U bë gazetë e pavarur.

Lexo edhe:

Shitet investimi strategjik/ Sandër Frangaj ble hotelin White Roads nga Gjikuria

Nikoll Lesi: Në prill do ketë arrestime të bujshme nga SPAK

Zefi dinte edhe italisht, futëm edhe faqen e fundit italisht, filloi gazeta të shpërndahej në Shkodër, Mirëditë, Laç dhe në Tiranë.

Erdhi edhe Aleksandër Frangaj, ishte fat për të, u shtua stafi u bë me 4-5 gazetarë. Fati im dhe i Sandrit ishte që në korrik-gusht të 92’, filloi sherri në PD. Në këtë rast, te Zëri i Popullit nuk botoheshin dot, te Republika jo, atëherë gjetën një gazetë lokale për të shkruar.

I vetmi mjet ishte gazeta, nuk kishte televizione. Në këtë rast përdorëm taktikën, bashkë me Sandër Frangajn, që fjala vjen shkrimi i Azem Hajdarit që i binte Berishës, që njerëzit e kërkonin, e botonim pjesën e parë sot dhe pjesën tjetër pas dy ditësh.

U shtua interesi, e kaluam tre herë në javë. Pastaj në janar 1994, kaluam e përditshme. Kjo ishte historia.

Ylli Rakipi: Këtu vjen momenti, që ti je drejtori i gazetës dhe Sandër Frangaj, kryeredaktori. Unë atë kohë isha kryeredaktori i gazetës Republika. Më kujtohet Sandri ishte i palodhur, merrte në kurriz edhe një vandak me gazeta për ti shpërndarë në pikat e shitjes. Ju punonit me këtë intensitet.

Nikoll Lesi: Ishte pasion. Ishim idealistë në atë kohë.

Ylli Rakipi: A të vjen pak inat sot që Sandri ka hipur shumë më lartë dhe është bërë më i lavdishëm, ndërsa ti ke mbetur në lavdinë e Nikollës së djeshëm?

Nikoll Lesi: Sandri ishte në kohë të vështira me mua, ka punuar, ka vuajtur burg, ka bërë dy herë burg. Ishte pasionant, kurajoz, punëtor i jashtëzakonshëm, i dëgjueshëm. Tani Sandri është një biznesmen. Ka tjetër botë nga e imja, ai është në botën e medias dhe biznesit.

Ylli Rakipi: Tani si shkoni me njëri tjetrin, jeni më miq? Apo sa për sy e faqe?

Nikoll Lesi: Me Sandri takohemi. Ai mbetet një nga figurat historike më mbresëlënëse dhe kurajoze të gazetës “Koha Jonë”. Për pjesën e Klanit, ai është në biznes dhe punë të tjera.

Ylli Rakipi: A ndiheshe ti një person i pushtetshëm kur gazeta “Koha Jonë” ishte në kulmin e vetë?

Nikoll Lesi: Ne ishim një kolektiv dhe ndiheshim të barabartë. Ishte pasion, e shihnin gazetën si pasuri të përbashkët. Në mënyrë kategorike të gjithë pushtetin, nuk e kam përkthyer në pushtet force në raport me të tjerët.

Ylli Rakipi: Bashkë kemi patur përplasje shpesh të forta, por edhe miqësi të madhe. Si ka mundësi që unë dhe ti, edhe pse mund të zihemi shumë herë prapë mbetemi miq?

Nikoll Lesi: Përplasjet i kemi patur sipas pozicioneve politike, siç e mendonim. Unë e mendoja që Saliu duhej rrëzuar. Ti mendoje të qëndrojë Saliu. Ishte përplasje ideshë, jo interesash për të marrë pasuri. Pra nuk mendonim të krijojmë fabrika, punishte, resorte turistike…

Ylli Rakipi: Por ishim në simbiozë me politikën. Kjo ishte edhe padituri, por edhe një rrugë më e lehtë.

Nikoll Lesi: Nuk kishim eksperiencë.

Ylli Rakipi: Herët ke patur një televizon, “TV Koha”. Pse e mbylle atë? Mos ndoshta bëre gabim?

Nikoll Lesi: Njeriu gjatë një aktiviteti të gjatë 32 vjeçar, njeriu bën një analizë. Ka momente që bën një analizë të vetes. Unë gabova që u futa në politikë. Ishte imazhi i gazetës dhe emri i madh që mora mandatin. Edhe deputet edhe pronar mediash, nuk përballohej.

Etiketa: nikoll lesirrefimisander frangaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shitet investimi strategjik/ Sandër Frangaj ble hotelin White Roads nga Gjikuria

20:43 : 26/04/2025
AKTUALITET

Nikoll Lesi: Në prill do ketë arrestime të bujshme nga SPAK

22:15 : 06/03/2025
AKTUALITET

“Mendoja vetëvrasjen”/ Adoleshentja tregon bullizimin: Më morën fotot dhe…

15:14 : 16/02/2025
AKTUALITET

Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por s’më shkrepi

15:39 : 16/01/2025
AKTUALITET

“Erdha për qendër masazhi, por…”/ Tutoret ukrainase u kapën pas rrëfimit të kolumbianes, “Tommy” gjente klientët

15:12 : 16/10/2024
SHOW BIZ

“Jeta të vë para sprovave”/ Rrëfimi i Sidrit Bejlerit për humbjen e së bijës: Sot do të ishte 17 vjeçe

08:49 : 06/10/2024
Para

Berisha thirrje SPAK: Hetoni çdo akt timin nga 1990 deri më sot

TË GJITHA

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025

“The Sun”: Mourinho kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United

19:01 : 13/05/2025

FOTOLAJM/ Skema e “trenit bullgar” në Tiranë, pamje të tjera nga KZAZ 40

18:53 : 13/05/2025

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë: Tani është koha e tyre për të shkëlqyer!

18:46 : 13/05/2025

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

18:32 : 13/05/2025

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

18:28 : 13/05/2025

Incident në Skoci, tre ushtarë belgë plagosen me armë gjatë stërvitjes

18:19 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com