• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mungojnë subvencionet, çobanët po shesin bagëtitë dhe largohen në emigracion

Kriza e blegtorisë

23:20 : 14/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve ushqyese për kafshët dhe mungesa e subvencioneve mbetet ndër arsyet kryesore që po detyron shumë blegtorë të braktisën bagëtitë dhe të largohen në emigracion.

Sipas të dhënave të INSTAT për 2021 në vend numri i dhive ishte 19,547 krerë më pak se në 2020 (rënia 3%), numri i deleve ishte 59,000 krerë më pak (5%) dhe i gjethëve 25,000 krerë më pak (-7%).

I tillë është rasti i Martin Tartaraj nga fshati Topojan i Këlcyrës që për shkak të pamundësisë financiarë për të përballuar koston e rritjes së bagëtive dhe mungesës së subvencioneve ka nxjerrë për shitje kopenë me 400 krerë dhi. I kontaktuar nga Monitor, Martin Tartaraj tha se e ka të pamundur të përballojë ushqimin për kopenë e dhive, ndërkohë që nga shteti nuk iu miratua aplikimi për subvencione.

Me skemat mbështetëse parashikohen subvencione direkte për fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1,200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360, 000 lekë për subjekt.

“Këtë vit në muajin shkurt aplikova për të përfituar subvencione, por kërkesa nuk u miratua dhe nuk i di arsyet e refuzimit. Ndërkohë që vjet në tokën tonë ngritëm një stallë me llamarina dhe drurë për kopenë e dhive, por u gjobitëm nga AKU me gjobë në vlerën e 1,400,000 lekëve. Në zonën tonë dimri nis shumë herët dhe me çmimet e dyfishuara të lëndëve ushqyese të kafshëve e kemi të pamundur t’i përballojmë financiarisht blerjet. Për të gjitha këto arsye jam i detyruar të nxjerr kopenë me 400 krerë dhi në shitje dhe të largohem në emigracion në Greqi apo Itali”, pohon 25-vjeçari.

Lexo edhe:

Karantinohet një fermë në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta rezultojnë të infektuara

“Fermerëve iu jepen shifra qesharake”/ Berisha nga Devolli: Ne do 5-fishojmë subvencionet

Martin Tartaraj thotë se aktualisht mbajtja e bagëtive është kthyer e paleverdishme, ndërsa më parë ai prodhonte 300 litra qumësht në ditë dhe shiste 400 krerë keca.

Ervin Resuli ekspert blegtorie thotë se ka shumë fermerë që po shesin bagëtitë e tyre dhe po largohen në emigracion. “Janë të shumtë rastet e fermerëve që po shesin bagëtitë dhe po largohen në emigracion, për shkak se prej vitesh ky biznes është me humbje. Mbajtja e bagëtive për shkak të kostove të larta është kthyer e paleverdishme. Shteti duhet të ndërhyjë me politika subvencionuese për të frenuar emigrimin”, thotë ai.

Largimi i fermerëve në emigracion po dëmton edhe industrinë e përpunimit të qumështit. Kompanitë përpunuese shprehen se prej muajsh janë në vështirësi të gjetjes së qumështit dhe çmimit të lartë për shkak të kostove të shtrenjtuara për mbajtjen e bagëtive.

Sipas të dhënave të INSTAT totali i qumështit të grumbulluar në 2021 ishte me rënie rreth 4% në raport me 2020, ndërsa grumbullimi i qumështit të lopës pësoi rënie 7%, i dhisë u rrit 8% dhe i deles u rrit 26%. /Monitor/

Burimi: INSTAT
Etiketa: bagetikriza e bujqesisesubvencione

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Karantinohet një fermë në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta rezultojnë të infektuara

14:12 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Fermerëve iu jepen shifra qesharake”/ Berisha nga Devolli: Ne do 5-fishojmë subvencionet

15:26 : 27/04/2025
AKTUALITET

“Ballkani i Hapur hidhet në kosh”/ Berisha: Fermerëve u jap fjalën se subvencioni do të 5-fishohet

19:03 : 23/04/2025
AKTUALITET

Zjarri që shkrumboi stanin në Lezhë dogji 320 krerë bagëti, pronari kërkon ndihmë nga autoritetet

15:09 : 19/03/2025
AKTUALITET

Zjarr masiv në stallën e bagëtive në Lezhë, kërkohet ndërhyrje emergjente/ VIDEO

19:22 : 18/03/2025
AKTUALITET

Bagëti e propagandë

20:47 : 14/03/2025
Para

Parashikimi i KE: Ekonomia evropiane në situatë të cënueshme

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com