• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Skandal në tenis, gjysmëfinalisti i Australian Open akuzohet për trukime ndeshjesh

23:06 : 13/07/2022
në SPORT

Një skandal i rëndë ka shpërthyer në sportin e tenisit, pasi dy emra të njohur janë akuzuara se janë përfshirë në trukime ndeshjesh në favor të basteve sportive. Televizioni ZDF ka bërë të ditur se gjeorgjiani Nikoloz Basilashvili i cili mban numrin 25 në renditjen botërore dhe rusi Aslan Karatsev i cili mban vendin e 40 dhe ishte gjysmëfinalist në Australian Open në vitin 2021, janë emrat e profilit të lartë që janë përfshirë në manipulime.
Sipas reportazhit të televizionit gjerman, të dy tenistët janë përfshirë në trukime nga trajneri i tyre bjellorus, Jahor Jatsik. Jatsik ka trajnuar Basilashvili në vitet 2013-2014, ndërsa Karatsev në vitet 2018-2021.

Një trajner nga Europa Lindore i cili ruajti anonimitetin, tregoi për ZDF se çfarë kishte ndodhur me dy tenistët.

“Ata janë të dy shumë të talentuar. Por ata kishin probleme financiare në fillimet e tyre dhe faza të mëdha vështirësish ku rrëshqitën në renditje. Jatsik u është afruar atyre në momente kritike të karrierës. Jatsik është përfshirë në trukime për baste për shumë vite, duke punuar me njerëz të përfshirë në trukime në Rusi dhe Europën Lindore”.

Sipas ZDF, aludimet vijnë nga hetimet që ka bërë vetë ITF, Federata Ndërkombëtare e Tenisit.

 

Lexo edhe:

Trukoi sfidën kualifikuese të Conference League, klubi malazez përjashtohet për 10 vite nga garat

Po hetohet për trukim ndeshje, reagimi i klubit shqiptar: Nëse ka prova, pranojmë ndëshkimet

 

Karatsev dyshohet edhe për ndeshje të luajtura së fundmi në turneun e Shtutgartit në qershor, ku në dyshe është mundur bashkë me partnerin e tij Xhonatan Erlih me shifrat 4-6, 0-6, teksa kishte shuma të mëdha që ishin vënë bast për humbjen e tyre. Edhe për Basilashvili, dyshohet për një ndeshje në çifte të humbur në raundet e para të Uimbëlldon në vitin e kaluar përkrah moldavit Radu Albot.

Ata u mundën në tre sete ndaj dyshes Fukshovic-Travalia në një takim ku janë regjistruar baste të mëdha dhe kompanitë e basteve kanë humbur deri në gjysmë milioni dollarë./ PanoramaSport

Etiketa: Aslan Karatsevaustralian openNikoloz Basilashvilitrukim

Lajme të lidhura

SPORT

Trukoi sfidën kualifikuese të Conference League, klubi malazez përjashtohet për 10 vite nga garat

17:28 : 16/07/2025
SPORT

Po hetohet për trukim ndeshje, reagimi i klubit shqiptar: Nëse ka prova, pranojmë ndëshkimet

18:01 : 07/05/2025
SPORT

Jannik Sinner triumfon në Australian Open, mbron titullin dhe konfirmohet numri 1 në botë

12:46 : 26/01/2025
SPORT

Australian Open/ Jannik Sinner kualifikohet në gjysmëfinale, fiton kundër De Minaur

20:24 : 22/01/2025
SPORT

Australian Open përcakton çiftet çerekfinaliste, avancojnë edhe Sinner e Swiatek

15:38 : 20/01/2025
SPORT

Sinner dhe Swiatek sigurojnë një biletë për në raundin e tretë të Australian Open

17:02 : 16/01/2025
Para

Theu bojkotin, kërkohet masë disiplinore për avokaten Eni Çobani

TË GJITHA

Shqipëria synon të prodhojë armë/ Ish-ushtarakët shprehin rezerva për ngritjen e industrisë ushtarake

17:15 : 15/08/2025

Dinamo sfidon polakët e Jagiellonia, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët

16:59 : 15/08/2025

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

16:48 : 15/08/2025

Ekonomia e Kinës humbet vrullin ndërsa presionet tregtare rëndojnë

16:46 : 15/08/2025

Gjesti heq dorë nga muzika përkohësisht: Jam viktimë e padrejtësive nga distributori i mëparshëm

16:43 : 15/08/2025

Zjarret gjunjëzojnë Spanjën, 7 persona humbin jetën

16:31 : 15/08/2025

Ndryshime në stafin e Vllaznisë, largohet ndihmësi i trajnerit Martini

16:27 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com