• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Popullsia e botës po rritet gjithnjë e më ngadalë

11:14 : 12/07/2022
në BOTA

Për herë të parë që nga fillimi i regjistrimeve nga Kombet e Bashkuara në vitin 1950, shkalla e rritjes së popullsisë botërore është më pak se një përqind në vit – aktualisht është 0.8 për qind, njoftohet nga Fondacioni Gjerman për Popullsinë Botërore (DSW). Për shkak të pandemisë së koronës, jetëgjatësia ka rënë në mesatarisht 71 vjet në vitin 2021. Në vitin 2019 jetëgjatësia ishte 72.8 vjet.

Fondacioni bën të ditur se aktualisht në këtë planet ka 7.977.000.000 njerëz. Shifra prej tetë miliardë banorësh do të arrihet afërsisht më 15 nëntor të këtij viti. Shkalla e lindjeve është ende e lartë, veçanërisht në jug. Atje shumë vajza dhe gra “ende kanë më shumë fëmijë sesa do të dëshironin,” thotë zëvendësdrejtoresha e DSW, Angela Bähr.

Edukimi seksual dhe aksesi në kontraceptivë

Në Afrikën Sub-Sahariane, për shembull, numri mesatar i fëmijëve për një grua është 4,6 – që shumë më i lartë se mesatarja globale prej 2.3, pavarësisht numrit në rënie. Mundësia e planifikimit familjar që në moshë të re nuk është vetëm një e drejtë njerëzore, por edhe çelësi i luftimit të varfërisë, shpjegon Bähr. “Prandaj ne i bëjmë thirrje qeverisë federale që edukimi seksual dhe qasja në kontraceptivë duhet të jenë gurëthemeli i një politike të zhvillimit feminist.”

Deri në fund të shekullit të tanishëm, rreth tre herë më shumë njerëz do të jetojnë në Afrikë se sot, pothuajse 4,3 miliardë – rreth 40 përqind e popullsisë së botës. Drejtuesit më të mëdhenj janë dhjetë vende nga të cilat do të vijnë më shumë se gjysma e të gjithë të porsalindurve në vitin 2050: Nigeria, Etiopia, Egjipti, Republika Demokratike e Kongos, Tanzania, Afrika e Jugut, Kenia, Uganda, Algjeria dhe Sudani.

Lexo edhe:

A është Rama një spiun rus dhe kinez?!

VIDEO/ Tmerr në Doha, Izraeli kryen bombardime në Katar ndaj zyrtarëve të lartë të Hamasit

Parashikimi për vitin 2080: 10,4 miliardë njerëz

Megjithatë, sipas DSW, tendenca globale drejt rritjes më të ngadaltë do të ketë ndikim edhe në Afrikë. Drejtori i departamentit të popullsisë së OKB-së, John Wilmoth, sheh mundësi të mëdha në këtë drejtim – pavarësisht nga të gjitha dallimet rajonale. Përveç luftimit të varfërisë dhe urisë, kjo vlen veçanërisht për çështjen e arsimit: më pak fëmijë e rrisin edhe vëmendjen ndaj tyre dhe hapin mundësi të reja për shkollim dhe edukim. “Kur bie madhësia mesatare e familjes, si familjet ashtu edhe shoqëritë do të jenë në gjendje të investojnë më shumë për secilin fëmijë, të përmirësojnë cilësinë e arsimit dhe të zhvillojnë kapitalin njerëzor të popullsisë”, tha Wilmoth për Agjencinë Gjermane të Shtypit DPA.

Studiuesit parashikojnë se do të ketë 8.5 miliardë njerëz në planet deri në vitin 2030 dhe 9.7 miliardë deri në vitin 2050, përpara një piku prej 10.4 miliardë njerëz në vitin 2080, i cili vlerësohet të zgjasë deri në vitin 2100. /DW

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A është Rama një spiun rus dhe kinez?!

16:01 : 09/09/2025
BOTA

VIDEO/ Tmerr në Doha, Izraeli kryen bombardime në Katar ndaj zyrtarëve të lartë të Hamasit

15:53 : 09/09/2025
AKTUALITET

Parashutë me mesazh për Safet Bajrin në burgun e Reçit/ VIDEO

15:49 : 09/09/2025
SPORT

Shqipëria kërkon të thyejë “akullin” ndaj Letonisë, Uzuni përfundon në tribunë

15:47 : 09/09/2025
AKTUALITET

Shkelen afatet, nxënësit e shkollës “Edith Durham” mbeten sërish pa u futur në klasat e reja

15:43 : 09/09/2025
BOTA

Gushti i 2025 regjistrohet si muaji i tretë më i nxehtë në nivel global

15:38 : 09/09/2025
Para

'Butrinti'/ Zhupa debat të ashpër me Shalsin, ndërhyn edhe Braçe

TË GJITHA

A është Rama një spiun rus dhe kinez?!

16:01 : 09/09/2025

VIDEO/ Tmerr në Doha, Izraeli kryen bombardime në Katar ndaj zyrtarëve të lartë të Hamasit

15:53 : 09/09/2025

Parashutë me mesazh për Safet Bajrin në burgun e Reçit/ VIDEO

15:49 : 09/09/2025

Shqipëria kërkon të thyejë “akullin” ndaj Letonisë, Uzuni përfundon në tribunë

15:47 : 09/09/2025

Shkelen afatet, nxënësit e shkollës “Edith Durham” mbeten sërish pa u futur në klasat e reja

15:43 : 09/09/2025

Gushti i 2025 regjistrohet si muaji i tretë më i nxehtë në nivel global

15:38 : 09/09/2025

Çekia me aleatë e shkatërrojnë një rrjet bjellorus të spiunazhit në Evropë

15:30 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com