• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drama e shërbimit shëndetësor/ Qytetari holandez, tjetër letër Edi Ramës

13:30 : 12/07/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Ton Daan është një qytetar holandez që ka shërbyer si këshiltar në fushën e riedukimit në Shqipëri për ministrinë e Drejtësisë përgjatë viteve 2018- 2020.

Në 26 prill të këtij viti, Lapsi.al publikoi një letër të hapur të tij, drejtuar kryeministrit Rama (linku poshtë) ku ai rrëfente një incident që i ndodhi në Tiranë dhe më pas dramën që përjetoi në Spitalin e Traumës.

Ton Daans u rrëzua në një prej trotuarëve të lëna pas dore në kryeqytet duke pësuar plagë të rënda në ballë, hundë dhe në krahun e djathtë. Trajtimi mjekësor në Spitalin e Traumës ishte një ferr për të, për shkak të kushteve të këqija dhe infrastrukturës së dobët që dëshmon rrënimin e sistemit shëndetësor shqiptar.

Por pas kësaj letre, eksperti hollandez që ka një përvojë të mirë në Shqipëri, vëren se jo vetëm vërejtjet e tij u injoruan, por një makineri propagande, që nisi nga kryetari i Bashkisë e deri tek zyrtarët e Spitalit të Traumës, u vu në lëvizje për të manipuluar të vërtetën mbi shërbimin shëndetësor në vend. Madje, më shumë se kaq, dosja e tij mjekësore u bë publike, duke shkelur në këtë mënyrë konfidencialitetin e pacientit.

I zhgënjyer nga ky reagim, Ton Daans, i ka dërguar një letër të dytë të hapur kryeministrit Edi Rama, të cilën laspi.al po e publikon të plotë në vijim.

Lexo edhe:

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

VIDEO/ Rama “show” edhe në Samit, i kthen liderët e BE-së në kukulla

Letër e Dytë e Hapur drejtuar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë:

I nderuar Kryeministër, i nderuari Z. Edi Rama,

Duke iu referuar Letrës sime të parë të Hapur, të datës 26 prill 2022, dua të tërheq vëmendjen tuaj me disa konsiderata të mëtejshme.

Për kujtesë, në këtë Letër të parë ndava me ju përvojën time në “Spitalin Universitar të Traumës” të Tiranës në datat 16 dhe 17 Prill duke shprehur dhe shqetësimet e mia për sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Letra ime e hapur krijoi jo pak vëmendje mediatike. Mora shumë reagime me një frymë tejet mbështetëse si nga shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe nga shqiptarë jashtë vendit. Kam marrë edhe ftesa nga disa kanale televizive shqiptare për të marrë pjesë në intervista live, por nuk i pranova këto ftesa. Sigurisht, i kuptova kërkesat e gazetarëve, por u shpjegova se nuk bëhej fjalë për rastin tim, por për shqetësimet e mia për qytetarët e thjeshtë shqiptarë që ndeshen përditë me sistemin tuaj shëndetësor.

Më vjen keq që nuk mora asnjë reagim nga ju, apo ndonjë autoritet tjetër shqiptar. Pati, megjithatë një “përgjigje” indirekte nga ministria e Shëndetësisë nëpërmjet “Spitalit Universitar të Traumës” i cili më datë 27 prill, një ditë pasi ju dërgova letrën time të parë të hapur, postoi në Facebook një deklaratë që për mua ishte (një lloj) reagimi ndaj Letrës sime të Hapur.

Lidhur me këtë deklaratë dua të shpreh dy vërejtje të një rëndësie themelore:

1) Përmbajtja e deklaratës së spitalit ishte krejt në kundërshtim me korpusin objektiv të fakteve që kisha parashkruar. Po përdor një gjuhë “diplomatike” për t’ju thënë se përgjigja e spitalit në fakt ishte një gënjeshtër e hapur. (për shembull, vizita e përshkruar nga neurokirurgu të shtunën më 16 prill dhe riekzaminimi nga po ai specialist mjekësor të dielën më 17 prill nuk kanë ndodhur fare);

2) Publikimi i të dhënave konfidenciale të një dosjeje mjekësore është punë e pasjellshme, shenjë mungese respekti. Nuk jam njohur ende në mënyrë të detajuar me legjislacionin shqiptar në këtë fushë, por jam i bindur se mjekët apo drejtuesit e një spitali nuk kanë të drejtë të zbulojnë të dhëna personale konfidenciale mjekësore të pacientëve. Për mendimin tim ky spital ka shkelur disa parime bazë të pranuara ndërkombëtarisht. Prandaj, për këtë, do t’i dërgoj një ankesë zyrtare ministrit të Shëndetësisë.

Por sërish, kryeministër, këtu nuk bëhet fjalë për mua, por për përmbajtjen e vërejtjeve të mia. Kam marrë shumë reagime nga bashkëqytetarët tuaj, të cilët i njohin të metat dhe mangësitë sistemike të sistemit tuaj shëndetësor. Ata më kanë përshkruar përvoja të tmerrshme dhe dramatike. Këta njerëz, bashkëqytetarët tuaj, i konfirmojnë vërejtjet e mia. Ata e dinë që përvoja e ime në atë spital është një realitet i përditshëm dhe jo thjesht një incident.

Analizat e mia u mbështetën më pas nga Dr. Erion Dasho në një artikull të botuar nga SYRI, më 1 maj 2022.

Jam i vetëdijshëm se si kanë funksionuar mekanizmat politiko- administrative:

– përpiquni ta hidhni poshtë Letrën e Hapur,

– injorojeni atë,

– mohoni çfarë ka ndodhur,

– injorojeni personin që ka shkruar letrën,

– injoroni mendimin e dytë të mjekut të traumës nga jashtë,

– fajësoni opozitën në debatin parlamentar të së enjtes dhe…

– tregojuni qytetarëve shqiptarë se spitali po funksionon mirë dhe se trajtimi i ofruar është në përputhje me standartet dhe kërkesat e nevojshme mjekësore.

Për mendimin tim, drejtuesit e spitalit (ndoshta nën shtrëngimin e ndonjë zyrtari) u përpoqën të më bëjnë budalla, të më tallin dhe të më cilësojnë si një person që vuan nga ‘pseudologia phantasica’.

Për më tepër, ato ditë pashë që kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri një transmetim direkt në Facebook të vizitës së tij në ‘Spitalin Universitar të Traumes’, – pas një aksidenti autobusi – çka konfirmoi frikën time se kjo ishte një strategji propagande, që synonte të bindte popullsinë shqiptare se spitali funksiononte mirë e bukur. Meqë ra fjala, gjatë këtij transmetimi nuk u respektua fare privatësia e pacientëve të cilët, në fakt, bashkëpunuan si aktorë të mirëpërgatitur në këtë ‘film’ të mirëorkestruar.

Në kontekstin e strategjisë së përdorur për të injoruar Letrën time të parë të Hapur, dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj edhe disa konsiderata të tjera.

Para disa javësh lexova për zemërimin tuaj ndaj Bashkimit Evropian dhe Bullgarisë në lidhje me vendimet e marra në samitin e BE-së, 23 dhe 24 qershor 2022, mbajtur në Bruksel.

Unë e kuptoj zemërimin dhe frustrimin tuaj, pasi ju mendoni se Shqipëria po i përmbush standardet evropiane dhe prandaj negociatat zyrtare mund të fillojnë. Këtë pikëpamje ia servirni edhe popullit shqiptar. Por përmbushja e standardeve evropiane nënkupton edhe që ju të jeni në gjendje t’i mirëtrajtoni ata njerëz, qofshin këta brenda apo jashtë Shqipërisë, që shprehin pikëpamje të ndryshme nga tuajat. Mirëtrajtimi i opinioneve të ndryshme, dëgjimi i minorancave dhe i argumenteve të kundërshtarëve janë ingredientë themelorë të standarteve evropiane dhe, në përgjithësi, të një procesi të drejtpeshuar demokratik.

Siç e përmenda edhe më lart, unë do t’i dërgoj një ankesë zyrtare ministrit të Shëndetësisë përfaktin se Spitali i Traumës ka bërë publike dosjen time mjekësore. Gjithashtu po mendoj të nis një procedurë ligjore dhe të informoj disa organe ndërkombëtare për këtë shkelje të provuar të të drejtave të mia.

Duke pasur parasysh faktin se asnjë autoritet shqiptar nuk reagoi ndaj Letrës sime të parë, jam më pak optimist për një reagim ndaj kësaj Letre të dytë të Hapur si dhe ndaj ankesës që do t’i drejtoj ministrisë. Për këtë bazohem edhe në faktin se, që kur dërgova letrën e parë të hapur në prill 2022, autoritetet shqiptare nuk iu përgjigjën më letrave apo mesazheve të mija lidhur me dy çështje të tjera (që nuk lidhen me çështjet e sistemin tuaj shëndetësor të trajtuara në letër).

Duket se (metaforikisht) jam shpallur i vdekur me një vendim politiko- administrativ.

Kryeministër, shteti, për nga vetë natyra e tij duhet të tregohet i fortë dhe i sigurt në pranimin e kritikave. Sipas mendimit tim modest, autoritetet shqiptare po përzjejnë çështje që skanë lidhje me njëra tjetrën. Shprehja dhe adresimi i pikëpamjeve të ndryshme nuk është sinonim i hatërmbetjes dhe armiqësisë. Të kesh mosmarrëveshje dhe kritika konstruktive nuk nënkupton armiqësi apo pabesi. Trajtimi me respekt, në mënyrë konstruktive dhe të drejtpeshuar i kritikës është një parakusht për demokracinë dhe një ingredient themelor në funksionim e mirë të shtetit të së Drejtës.

Kryeministër, ishte dhe mbetet ende synimi im i ndershëm dhe i sinqertë të avokatoj për një sistem shëndetësor të zhvilluar dhe të mirëpeshuar për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ndërkaq mbetem ende i gatshëm të bashkëpunoj me ju në çështje të tjera. Së shpejti do të rivizitoj Tiranën dhe do të isha i hapur për një dialog pozitiv dhe konstruktiv me ju, të dërguarit tuaj apo autoritete të tjera me synimin që t’ju mbështes në përmirësimin e sistemit, me frymën që ka shprehur dikush në komentet në Facebook: “Kritikat shërbejnë për përmirësimin e shërbimit mjeksor, ndaj duhen pranuar dhe duhet punuar fort që të ketë më shumë cilësi!”

Një kopje të kësaj letre do t’ua dërgoj të njëjtëve persona, agjenci dhe institucione, si në rastin e Letrën së parë të hapur të 26 prillit 2022.

I juaji sinqerisht,

Ton Daan

Këshilltar ndërkombëtar në fushën e burgjeve

Eindhoven, Holandë, 12 korrik 2022

Etiketa: dramëRamasherbimi shendetesor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rama “show” edhe në Samit, i kthen liderët e BE-së në kukulla

13:12 : 16/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rama i serviloset deri në neveri Melonit, i ulet sërish në gjunjë në mes të shiut

11:48 : 16/05/2025
AKTUALITET

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

22:26 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Rama fitoi me gogolin Berisha”/ Qori: Kemi marrë rezultat dinjitoz, por meritonim më shumë!

22:18 : 15/05/2025
AKTUALITET

Arlind Qori: “Tirani” Rama do të rrëzohet nga mbipushteti

20:16 : 15/05/2025
Para
Foto ilustruese

Aksident në Fier, makina përplas gruan me fëmijën e mitur

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

14:18 : 16/05/2025

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025

Samitin në Tiranë/ Macron: Duhet të këmbëngulim për të siguruar paqen në Ukrainë

13:47 : 16/05/2025

EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit

13:39 : 16/05/2025

Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë

13:26 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com