• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inflacioni kërcen në 7.4%, ushqimet shkaktojnë pjesën dërrmuese të rritjes

16:29 : 08/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Indeksi i Çmimeve të Konsumit vijoi rritjen gjatë muajit qershor ku edhe kësaj here, rritja u shkaktua më së shumti nga ushqimet dhe nafta, duke dhënë shenja të qarta stagflacioni për pjesën tjetër të mallrave. Por në krahasim me muajin maj, çmimet pësuan një rënie të lehtë.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit ofroi një lajm të keq dhe një lajm të mirë, ku lajmi i keq është që në terma vjetorë vendi po përjeton inflacionin më të lartë që nga viti 1998 ndërsa lajmi i mirë është që ndryshimi mujor i çmimeve ishte negativ, gjë që do të thotë se mallrat dhe shërbimet kushtuan lehtësisht më pak në qershor nga sa patën kushtuar në maj. Dallimi është i madh për shkak se ngadalësimi i çmimeve në terma mujorë mund të sugjerojë mbarimin e kësaj faze inflacioniste dhe rikthimin në një situatë pak më normale në muajt në vijim. Gjithsesi, pavarësisht se inflacioni mujor nuk është më aq i lartë nga sa ishte në tremujorin e parë të këtij viti, vlerësimi i Bankës së Shqipërisë është që inflacioni vjetor do të vijojë të rritet deri në vjeshtë. Ù

Inflacion me dy shpejtësi

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 7.4% në qershor në krahasim me qershorin e vitit të kaluar. Rritja kryesore e çmimeve është shkaktuar nga ushqimet dhe nga nafta ndërsa pjesa tjetër e mallrave të konsumit, të tilla si veshjet, mobiljet apo kujdesi shëndetësor, kanë mbetur të pandryshuara. Shqiptarët u detyruan të shpenzojnë 13% në shumë në ushqime dhe 27% më shumë në transport në krahasim me një vit më parë, ku kostot më të mëdha u shkaktuan nga drithërat, vaji vegjetal dhe nafta. Vajrat dhe yndyrat janë shtrenjtuar me 30% sipas INSTAT ndërsa buka dhe drithrat me 20%. Bulmeti është shtrenjtuar me 19%, sheqeri me 14% dhe mishi me 9%.

Përkundër rritjes dramatike të çmimeve të ushqimeve, siç ndodh zakonisht në situata stagflacioniste, qytetarët janë detyruar të kursejnë në mallra jo të nevojës së përditshme për të mbuluar kostot shtesë të ushqimeve dhe të naftës dhe kjo ka bërë që kërkesa për mallrat e tjera dhe çmimet të jenë të dobëta. Grupi i veshjeve dhe këpucëve pati një inflacion në masën 1.6%, kujdesi shëndetësor u rrit me vetëm 0.3% ndërsa mobiljet dhe mirëmbajtja e shtëpisë u shtrenjtua me 3.6%. Çmimi i librave mbeti praktikisht njësoj si një vit më parë.

Lexo edhe:

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

Familjet në Shkodër, Elbasan dhe Dibër çojnë gjysmën e buxhetit për ushqime

Situata është veçanërisht shqetësuese për ekonomistët për shkak se rënia e konsumit të mallrave të tjera mund të sjellë rënie të punësimit dhe të investimeve, gjë që do të pasohet në një fazë të dytë me ngadalësim të përgjithshëm të ekonomisë, ndërkohë që çmimet do të vijojnë të jenë të larta.

Inflacioni gjithsesi pritet të jetë vetëm një nga problemet ekonomike të vendit. Ndërsa bankat qendrore rrisin interesat, interesat e borxhit publik shqiptar pritet të rriten gjithashtu, duke shkaktuar rritje të kostos së borxhit për taksapaguesit dhe pamundësi të mëtejshme të qeverisë për të ndërhyrë në mbështetje të ekonomisë. /BIRN/

Etiketa: cmimeinflacioniushqime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, ndërsa shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

09:48 : 24/10/2025
AKTUALITET

Familjet në Shkodër, Elbasan dhe Dibër çojnë gjysmën e buxhetit për ushqime

14:12 : 22/10/2025
BOTA

Gjermania nis hetim ndaj “Temu”, dyshohet për manipulim çmimesh

19:03 : 12/10/2025
BOTA

Ari në kulmin historik, tejkalon Bitcoin-in dhe kap 4 mijë dollarë për ons

16:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

Importet e pesticideve, me rritje në krahasim me një dekadë më parë

08:53 : 03/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Shqiptarët po ikin, kostot e jetesës dhe strehimit kanë kapërcyer çdo kufi!

16:45 : 01/10/2025
Para

Pas të moshuarve në azilin e pleqve, Rama i jep 30 mln euro një çobani në Greqi

TË GJITHA

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025

The Telegraph: Putini ka frikë nga një grusht shteti ndërsa regjimi i tij dobësohet

19:33 : 26/10/2025

Sherr pas El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës, ndërhyn edhe policia (VIDEO)

19:21 : 26/10/2025

Foto-mesazhet/ Denoncimi: Drejtori i martuar i Rilindjes më dërgoi “follow” dhe më ftoi ta takoj!

19:11 : 26/10/2025

Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim nga Zvicra dhe Greqia

18:57 : 26/10/2025

Tërmeti i fuqishëm 6,2 ballë godet Indonezinë

18:50 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com