• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzim! Kompania “One” të mbyll telefonin pa paralajmërim, dhe kur ke paguar faturën

14:44 : 08/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Abonentët e kompanisë celulare “One”, sidomos ata që janë me kontratë dhe që kanë zgjedhur këtë fillim-Korriku për të pushuar disa ditë jashtë Shqipërisë, janë përballur me një situatë tërësisht absurde dhe të papritur.

Shoqëria u ka ndërprerë shërbimin telefonik në mënyrë të njëanshme, të papritur, pa asnjë njoftim paraprak dhe abuzive.

Dhjetra denoncime të ngjashme janë shpërndarë në rrjete sociale dhe ankesa të ngjashme kanë mbërritur edhe në adresën e “Boldnews.al”.

Këto denoncime janë thuajse të ngjashme dhe situata është shumë e thjeshtë, por shumë nerva-shkatërruese për klientët e “One”.

Lexo edhe:

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

Mori 20 mijë euro për të “zgjidhur punë” në shtet, arrestohet ish-punonjësi i Gardës

Në çdo fillim muaji, abonentët me kontratë njihen me faturën e shpenzimeve të muajit parardhës. Kjo faturë duhet paguar maksimumi deri në datën 25 të muajit pasardhës.

Po ashtu, siç ndodh normalisht në çdo periudhë të vitit, në të njëjtën mënyrë faturohet edhe pagesa për shërbimin “Roaming”.

Pra, qytetarët që kanë numër me kontratë dhe që përdorin telefonin jashtë Shqipërisë, e paguajnë shërbimin në faturën e vetme, së bashku me shpenzimet mujore normale.

Por, kjo rrjedhë rutinore dhe normale, duket se është “prishur” nga kompania “One” për këtë sezon veror, duke i vendosur klientët në një situatë bllokuese.

Çfarë ka ndodhur?

Për abonentët që kanë zgjedhur që të udhëtojnë jashtë Shqipërisë në këtë fillim korriku, kompania “One” ka paraqitur disa oferta për shërbimin “Roaming”, i cili u lejon abonentëve që të kryejnë telefonata, kudo ku ata ndodhen.

Për këto oferta, kompania ka vendosur tarifat përkatëse. Por, në asnjë rast, klientët nuk janë njoftuar se këto oferta janë me limit dhe tejkalimi i tyre shoqërohet me bllokimin e komunikimit telefonik.

Shumë abonentë të “One” kanë marrë mesazhin telefonik nga kompania se numri është bllokuar, për shkak të detyrimeve të pashlyera.

Dhe, në këtë mesazh gjenden absurditete të tjera.

Kompania llogarit në ato që i konsideron “detyrime të pashlyera” vlerën e faturës së muajit të kaluar (Qershorit), që ka afat pagese deri në 25 Korrik, si edhe vlerën “e tejkaluar” të Roaming, për të cilën nuk ka njoftuar paraprakisht klientët.

Aq më tepër kur pagesa për shërbimin “Roaming” të përdorur gjatë Korrikut ka afat për t’u paguar deri në 25 Gusht.Me këtë “mbledhje mekanike” shifrash, por aspak logjike, kompania ‘One” i jep të drejtën vetes që të bllokojë në mënyrë të njëanshme komunikimin e klientëve të saj.

Shërbimi ndaj klientit i kompanisë “One” vijon më tej me cinizmin dhe abuzimin.

Ankesat e klientëve për bllokimin e njëanshëm të numrave telefonikë u përgjigjet me sugjerimin: “Njoftoni të afërmit tuaj në Shqipëri që të paguajnë për ju tarifën e tejkaluar të shërbimit Roaming dhe numri do t’ju zhbllokohet menjëherë”.

Pra, për një sjellje tërësisht abuzive të sajën, kompania ofron “zgjidhje” të çuditshme-shqiptarët turistë jashtë vendit, të cilët kanë udhëtuar për të shijuar disa ditë qetësi, duhet të shqetësojnë edhe familjarët e tyre në Shqipëri për të bërë pagesën e faturës telefonike, të atij detyrimi që ka afat deri në 25 Gusht.

Marrëdhënia ndërmjet qytetarëve shqiptarë dhe kompanive telefonike nuk është aspak më e mira e mundshme.

Klientët shqiptarë trajtohen si klientë të dorës së dytë nga kompanitë që kontrollojnë tregun, ndërkohë që autoritetet rregullatore nuk kanë as forcën dhe as vullnetin për t’u gjendur në krah të qytetarëve.

Në Shqipëri ekziston një situatë oligopoli në tregun e telefonisë celulare, ku kompania hungareze “4IG”, e cila zotëron shoqërinë “One”, zotëron më së paku 57 për qind të hapësirës.

Mesa duket, kjo situatë komode në treg, i jep të drejtën shoqërisë ‘One” që të sillet me klientët në mënyrë abuzive, siç është rasti i denoncimeve që përcollëm më lart.

Etiketa: abuzimkompani celulareONE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

11:51 : 05/11/2025
AKTUALITET

Mori 20 mijë euro për të “zgjidhur punë” në shtet, arrestohet ish-punonjësi i Gardës

17:36 : 03/11/2025
AKTUALITET

Hodhi benzinë brenda biznesit të një kompanie celulari dhe kërcënoi punonjësit, arrestohet 49-vjeçari

17:13 : 20/10/2025
AKTUALITET

AKEP dhe ONE bllokojnë gazetën SOT

18:30 : 27/09/2025
AKTUALITET

Abuzoi sek*ualisht me vajzën e bashkëjetueses, lihet në burg 38-vjeçari në Elbasan

10:23 : 22/09/2025
AKTUALITET

Abuzimi me 16-vjeçaren në Këlcyrë/ Skandali përfshin Policinë, 4 urdhër-arreste nga Prokuroria

15:56 : 18/09/2025
Para

Propozimi i Ministrisë së Arsimit: Në klasë të parë që 5 vjeç

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com