• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Reporterët pa Kufij” dënojnë sjelljen e Ramës ndaj gazetarëve

08:49 : 06/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

“Sjellja e Ramës zbulon një kuptim tejet problematik të kryeministrit për demokracinë dhe lirinë e shtypit”, thotë në një intervistë për Deutsche Wellen, Birger Schütz, zëdhënës i RSF, Gjermani.

Deutsche Welle: Javën e kaluarKryeministri i Shqipërisë Edi Rama pezulloi për tre muaj gazetarin Klevin Muka nga konferencat e shtypit të tij, pasi sipas tij pyetja e gazetarit ishte joetike. Si e gjykoni ju këtë veprim të Ramës?

Birger Schütz: “Reporterët pa Kufij” (RSF) e dënon deklaratën e Edi Ramës për përjashtimin e gazetarit Klevin Muka për tre muaj nga konferencat e shtypit të kryeministrit për gjoja sjellje joetike. RSF dënon gjithashtu arsyetimin e këtij hapi si masë për riedukimin e Mukës. RSF dënon edhe refuzimin e Ramës për të lejuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka t’i përgjigjet pyetjes së Mukës për konfliktin e interesit mes postit të saj si ministre dhe faktit që bashkëshorti i saj është investitor strategjik. Së bashku me pezullimin 60-ditor të një tjetër gazetareje në fillim të prillit, sjellja e Ramës zbulon një kuptim tejet problematik të kryeministrit për demokracinë dhe lirinë e shtypit. Një nga detyrat e medias është të monitorojë pushtetin – për shembull duke zbuluar marrëdhëniet problematike me klientët dhe konfliktet e interesit. Pyetja e Mukës synonte pikërisht këtë. Rama refuzoi t’i përgjigjej një pyetjeje me interes publik, së cilës duhej t’i përgjigjej. Pyetje të tilla si ajo e Mukës përbën një nga themelet e një shtypi të lirë. Në vend që të përjashtojë gazetarët nga konferencat e shtypit dhe t’i fyejë ata, Edi Rama duhet t’u përgjigjet pyetjeve dhe të punojë aktivisht për të përmirësuar lirinë e shtypit në Shqipëri. Kjo vlen edhe më shumë kur Tirana dëshiron të bëhet pjesë e komunitetit të vlerave të Bashkimit Europian.

Edhe kancelari gjerman Olaf Scholz ka marrë shumë kritika javën e kaluar. Ashtu si Rama, ai u akuzua për arrogancë. Cilat janë ngjashmëritë dhe cilat janë dallimet mes sjelljeve të dy krerëve të qeverive?

E përbashkëta në përgjigjet e Scholz-it dhe Ramës është refuzimi për t’iu përgjigjur pyetjeve legjitime të gazetarëve. Megjithatë, konteksti në të cilin kanë ndodhur reagimet është i ndryshëm: Edi Rama prej kohësh ka një marrëdhënie tejet të tensionuar me gazetarët. Ai i sulmon publikisht redaktorët duke përdorur një fjalor agresiv, duke i quajtur ndër të tjera “kazan” dhe “parazitë” dhe nuk druhet t’i kërcënojë ata. Në marrëdhëniet me median, Rama përdor akuza, dhe fushatat e bulizimeve ndaj gazetarëve kritikë janë në rend të ditës. Olaf Scholz-i nuk ka një histori të tillë me median. Reagimi i tij ndaj pyetjes së gazetares u quajt nga disa media gjermane si “arrogant” apo “mendjemadhësi”. Por disa shohin te kancelari gjerman një problem të përgjithshëm komunikimi kur përcjell politikën e tij. Por ai nuk përdor masa disiplinuese nga gazetarët apo kërcënime aktive si në rastin e Edi Ramës.

Lexo edhe:

Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

Në vitin 2017 gazetarët shqiptarë e bojkotuan një konferencë për shtyp të Ramës, pasi kryeministri i quajti ata”idiotë”. A shikoni ju një taktikë të ndryshuar të Ramës, ku nuk akuzon më të gjithë gazetarët në përgjithësi, por sulmon vetëm më të guximshmit, duke përdorur arsyetimin se pyetja ishte joetike? Çfarë mund të bëjnë gazetarët për t’i kundërvënë kësaj taktike?

RSF pajtohet me këtë përshkrim. Por u takon gazetarëve shqiptarë që të zhvillojnë reagimin e tyre ndaj veprimeve të Edi Ramës. Nga këndvështrimi i Reporterëve pa Kufij, është e një rëndësie qendrore që të bëhen publike të gjitha shkeljet e lirisë së shtypit të Edi Ramës dhe të insistohet në respektimin e dispozitave ligjore. Me shumë rëndësi është edhe solidarizimi i gazetarëve në raste sulmesh të tilla ndaj gazetarëve të veçantë. Rama nuk duhet të ketë sukses me tentativat e tij për t’i nxitur gazetarët kundër njëri-tjetrit, duke përjashtuar individë nga konferencat e shtypit. Media e pavarur duhet të mendojë se si të koordinohet më mirë në reagimin e saj ndaj sulmeve të Ramës. Për këtë do të nevojiten ndoshta edhe aleanca më të gjera në mbrojtje të lirisë së shtypit.

/DW/

Etiketa: Edi RamaReporterët pa Kufij

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Premtimet e Ramës ‘avulluan’! Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

08:35 : 19/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

18:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

‘Asgjë s’e ngop më Ramën’/ Bardhi: Kërkon t’i marrë opozitës edhe Këshillin Kombëtar të Integrimit!

16:52 : 17/10/2025
AKTUALITET

Projekti “Sfera” do zëvendësojë “Asllan Rusin”, fitues doli miku i Ramës, Ilir Trebicka

09:09 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
Para
Foto: Instagram

U kritikua për shumën e majme që kërkoi për në 'Alba Festival', reagon Loredana

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025

Grabitja e bizhuterive, Macron: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura, autorët do të përballen me drejtësinë

21:38 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com